Connect with us

Polici

Policia në lagjen 17 hajduti hyn në shtëpi 34 vjeçari dhunon nënën 22 vjeçari gjendet me thikë

DVP Korçë / Vihet në pranga 4 shtetas dhe procedohen në gjendje të lirë 4 të tjerë, për vepra të ndryshme penale.-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë ndaluan shtetasin në kërkim A. H., 37 vjeç, banues në Korçë, pasi më datë 26.08.2023, në lagjen nr. 17, Korçë, ky shtetas ka vjedhur një televizor dhe disa orendi shtëpiake në një ambient në pronësi të një 44-vjeçareje.-Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor, ju informojmë se specialistët e Trafikut Urban dhe Interurban të DVP Korçë arrestuan në flagrancë shtetasin A. K., 46 vjeç, banues në fshatin Gështenjas, Pogradec, pasi në fshatin Buçimas, Pogradec, duke drejtuar motomjetin u përplas me biçikletën me drejtues S. B., 71 vjeç, banues në fshatin Buçimas, i cili ndodhet në spital, në kujdesin e mjekëve.-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin B. F., 34 vjeç, banues në fshatin Plasë, Maliq, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj nënës dhe vëllait të tij.-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Devoll arrestuan në flagrancë shtetasin A. Ç., 31 vjeç dhe referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi në gjendje të lirë për një 17-vjeçar, të dy banues në fshatin Çipan, Devoll, pasi në bashkëpunim me njëri-tjetrin dyshohet se kanë vjedhur një sasi prodhimesh bujqësore, në parcelën e një 61-vjeçari. Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e shtetasit A. Ç., gjetën sasinë e prodhimeve bujqësore, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Kolonjë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin A. X., 48 vjeç, banues në fshatin Mollas, Kolonjë, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë, një 35-vjeçar.-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin L. O., 52 vjeç, banues në Pogradec, pasi në fshatin Rëmenj, Pogradec, dyshohet se ka kanosur me fjalë, një 49-vjeçar.-Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori dhe filloi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin E. H., 22 vjeç, banues në Korçë, pasi në lagjen nr. 17, Korçë, shërbimet e Policisë i kanë gjetur gjatë kontrollit fizik, një thikë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ Arrestohet 33-vjeçari, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes!

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë/ Komisariati i Policisë Pogradec arrestoi në flagrancë shtetasin D. M., 33 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ Arrestohet 23-vjeçari në bulevard “Republika”

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë/ Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin E. Ç., 23 vjeç, banues në fshatin Barç, pasi u kap në bulevardin “Republika”, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ 39-vjeçari bën të fortin me një grua 60-vjeçare, përfundon në polici

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin B. L., 39 vjeç, banues në fshatin Proptisht, Pogradec, pasi ka dëmtuar fizikisht një 60-vjeçare, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ Arrestohet 32 vjeçari që bëri aksidentin dje në Pojan

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor në fshatin Zvezdë, informojmë se Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin E. L., 32 vjeç, banues në fshatin Pojan, drejtuesi i automjetit tip “Audi” që u përplas me motomjetin me drejtues shtetasin E. T.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ Nami në Pogradec. Vjedhje, dhunë ndaj gruas, kanosje për pronat. Ja deklarata e policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

R. A., 47 vjeç, banues në fshatin Leshnicë, pasi dyshohet se ka vjedhur një sasi të konsiderueshme rrushi në vreshtat e një 61-vjeçari;

I. T., 49 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij;

M. Ç., 34 vjeç, banues në fshatin Tushemisht, Pogradec, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë, një 59-vjeçar, për motive pronësie.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ Arrestohet 39-vjeçari në lagjen 17 në Korçë. Pa leje drejtimi ngiste makinën

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin E. S., 39 vjeç, banues në fshatin Çiflig, Korçë, pasi u kap në lagjen nr. 17, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ Aksidenti në Zvezdë, Maliq. Dëmtohen 2 personat drejtues!

Maliq/Rreth orës 00:30, në fshatin Zvezdë, Maliq, motomjeti me drejtues shtetasin E. T., 31 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin E. L., 32 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri i motomjetit, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ 57-vjeçari me steka cigaresh kalon kufirin në Devoll. Kapet nga policia!

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Sektori i Hetimit të Krimeve të DVKM Korçë, referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. D., 57 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, Devoll, pasi ka kaluar nëpërmjet kufirit të gjelbërt 20 steka cigare të llojeve të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ I humb nusja në Pogradec. Shkon e denoncon në polici

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Në Komisariatin e Policisë Pogradec është paraqitur shtetasi Z. L., 78 vjeç, i cili ka kallëzuar se në datën 27.09.2024, është larguar nga banesa bashkëshortja e tij. Po punohet për gjetjen e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ Roja i pyjeve në Maliq, vjedh vetë pyllin. 47-vjeçari procedohet nga policia!

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Sektori i Hetimit të Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

G. S., 36 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi në aksin “Maliq-Lozhan”, gjatë kontrollit të automjetit të tij u gjetën dhe u sekuestruan disa mallra industrialë për të cilat nuk dispononte dokumentacionin përkatës.

E. K., 47 vjeç, banues në fshatin Sovjan, Maliq, me detyrë rojtar i pyjeve, në Drejtorinë e Pyjeve dhe Kullotave pranë Bashkisë Maliq, pasi u kap duke transportuar lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Flash News