Drejtoria Vendore e Policisë Korçë
Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për ngjarjen e ndodhur në fshatin Vreshtas, informojmë se specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Maliq arrestuan në flagrancë shtetasin Sh. C., 54 vjeç, banues në fshatin Vreshtas.
Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin M. L., 26 vjeç, banues në fshatin Drenovë, pasi u kap duke drejtuar automjetin, në gjendje të dehur.
Sektori për Hetimin e Narkotikëve referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për veprën penale “Shpërdorimi i detyrës”, për shtetasit R. N., 35 vjeç dhe I. M., 30 vjeç, banues në Korçë, me detyra inxhinier elektrik dhe teknik i mesëm, pasi nuk kanë konstatuar lidhjen e paligjshme të energjisë elektrike, në magazinën në fshatin Voskop, që ishte përshtatur për përgatitjen e lëndës narkotike, për shitje.
Komisariati i Policisë Devoll referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin J. M., 37 vjeç, banues në fshatin Baban, pasi ka shqetësuar disa herë, nëpërmjet thirjeve telefonike, një 38-vjeçare.
Më datë 30.10.2024, në Komisariatin e Policisë Devoll ka kallëzuar shtetasi Q. S., se disa ditë më parë, i kanë dëmtuar disa pemë frutore, në fshatin Përparimaj. Po punohet për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.
Më datë 30.10.2024, dyshohet se aksidentalisht ka rënë zjarr në magazinën e shtetasit G. M., 46 vjeç, banues në fshatin Dobranj, Devoll, dhe si pasojë e flakëve është djegur një sasi baze ushqimore për bagëtitë. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rrethanave të rastit.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”