Polici
Policia operacioni pokeri arrestohen 3 persona 16 të tjerë procedohen në gjendje të lirë 1 në
Pogradec / Finalizohet operacioni policor i koduar “Pokeri”.Operacioni, i zhvilluar nga Komisariati i Policisë Pogradec, për goditjen e organizimit të paligjshëm të lojërave të fatit.Procedohen penalisht 20 shtetas që ushtronin këtë veprimtari të paligjshme, nga të cilët 3 të arrestuar në flagrancë, 1 i shpallur në kërkim dhe 16 të tjerë në gjendje të lirë.Shtetasi i shpallur në kërkim posedonte ambientin e përshtatur për organizimin e lojërave të palejuara.Sekuestrohen një tavolinë pokeri, çipsa, letra bixhozi, 4 celularë dhe shuma parash.Në vijim të punës për kontrollin e territorit dhe të ambienteve të ndryshme, me qëllim parandalimin, evidentimin dhe goditjen e paligjshmërisë, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, shërbimet e Komisariatit të Policisë Pogradec organizuan dhe finalizuan operacionin policor të koduar “Pokeri”. Si rezultat i këtij operacioni u arrestuan në flagrancë shtetasit:-A. P., 48 vjeç, banues në Pogradec;-E. M., 30 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec;-E. M., 29 vjeç, banues në fshatin Bulgarec, Korçë.Gjithashtu u shpall në kërkim shtetasi K. V., 46 vjeç, banues në Pogradec, si edhe u referuan materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për 16 shtetas të tjerë.Shërbimet e Policisë, gjatë kontrollit të ushtruar në lagjen nr. 3, Pogradec, në ambientin (magazinë) në pronësi të shtetasit K. V., të cilin ai e kishte përshtatur dhe vënë në dispozicion për organizimin e lojërave të palejuara, kapën 3 shtetasit e arrestuar duke e organizuar këtë veprimtari të kundërligjshme dhe 16 shtetasit e tjerë, duke luajtur poker.Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan 1 tavolinë pokeri, çipsa, letra bixhozi, 4 celularë dhe shuma në lekë dhe euro, që dyshohet se ishte përfituar nga kjo veprimtari e paligjshme. Nga ana e Policisë po vijon puna për kapjen e shtetasit K. V.Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.
Ngjarje
Aksident i trefishtë tek shkolla “Mekanike”
Ngjarje
POLICIA/ Arrestohet 33-vjeçari, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes!
Ngjarje
POLICIA/ Arrestohet 23-vjeçari në bulevard “Republika”
Ngjarje
POLICIA/ 39-vjeçari bën të fortin me një grua 60-vjeçare, përfundon në polici
Ngjarje
POLICIA/ Arrestohet 32 vjeçari që bëri aksidentin dje në Pojan
Ngjarje
POLICIA/ Nami në Pogradec. Vjedhje, dhunë ndaj gruas, kanosje për pronat. Ja deklarata e policisë
Ngjarje
POLICIA/ Arrestohet 39-vjeçari në lagjen 17 në Korçë. Pa leje drejtimi ngiste makinën
Ngjarje
POLICIA/ Aksidenti në Zvezdë, Maliq. Dëmtohen 2 personat drejtues!
Ngjarje
POLICIA/ 57-vjeçari me steka cigaresh kalon kufirin në Devoll. Kapet nga policia!
Ngjarje
POLICIA/ I humb nusja në Pogradec. Shkon e denoncon në polici
-
Sporti4 ditë ago
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
-
Sporti3 ditë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti5 ditë ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti5 ditë ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Sporti2 ditë ago
Egnatia me mungesa të shtunën drejt Korçës!
-
Sporti4 ditë ago
Po rikthehet volejbolli i meshkujve të Skënderbeut! Super skuadër…
-
Sporti5 ditë ago
Skënderbeu në volejboll meshkuj mund pastër Vllazninë
-
Super Liga3 ditë ago
Gvozdenoviç e “shkarkon” humbjen tek…
-
Aktualitet3 ditë ago
Shuhet i madhi Vangjel Koja! Lamtumirë mjeshtër!
-
Sporti1 ditë ago
Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë