Connect with us

Polici

Policia rrugore arreston 20 shtetas 4133 gjoba dhe gjoba pafund gjatë gushtit ja bilanci

Policia Rrugore e Korçës e pranishme 24/7, në të gjitha akset rrugore të qarkut.Gjatë muajit gusht: janë arrestuar 20 shtetas që drejtonin automjetet, në gjendje të dehur dhe pa leje drejtimi dhe janë proceduar penalisht 6 të tjerë.Me qëllim parandalimin e aksidenteve, rritjen e parametrave të sigurisë në rrugë dhe lehtësimin e qarkullimit gjatë sezonit turistik, Policia Rrugore, ka vijuar monitorimin e akseve rrugore në të gjithë qarkun, me qëllim konstatimin dhe ndëshkimin e shkeljeve të Kodit Rrugor.Gjatë muajit gusht 2023, janë ndëshkuar administrativisht, në total, 4133 drejtues mjetesh, të ndarë konkretisht:Janë ndëshkuar për përdorim të celularit gjatë drejtimit të automjetit, 15 drejtues;Janë ndëshkuar 893 drejtues mjetesh për parakalime të gabura;94 drejtues automjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të rripit të sigurimit;21 drejtues motomjetesh janë ndëshkuar për mosvendosje të kaskës mbrojtëse;1310 drejtues janë ndëshkuar për shpejtësi tej normave të lejuara.Policia e Rrugore e DVP Korçë apelon për të gjithë përdoruesit e rrugës, që të zbatojnë me rigorozitet rregullat e qarkullimit rrugor, si dhe të kallëzojnë në numrin pa pagesë 112, çdo rast të shkeljes së tyre.

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ Kapen dhjetëra doza kokaine në shtëpinë e 33-vjeçarit në Korçë

Korçë/Vijon zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”.

Sekuestrohen dhjetëra doza kokaine që u gjetën në banesën e një shtetasi të dyshuar për shitje të lëndëve narkotike, organizim të lojërave të fatit dhe mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për një rast të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, kanë kryer kontroll në banesën e shtetasit të shpallur në kërkim M. D., 33 vjeç, banues në Korçë.

Gjatë kontrollit në këtë banesë u gjetën dhjetëra doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Shtetasi M. D. është shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Më datë 27.09.2024, ai nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin dhe është larguar me shpejtësi. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ushtronte veprimtaritë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike dhe të organizimit të lojërave të fatit.

Vijon puna për kapjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POGRADEC/ Aksident, plagoset shoferi dhe pasagjerja, përfundojnë në spital

Automjeti del nga rruga në aksin Korçë-Pogradec, plagosen shoferi dhe pasagjerja.

Policia e shtetit bën më dije se këtë të enjte rreth orës 13:15, në aksin “Korçë-Pogradec”, shtetasi A. Gj., 48 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasi A. Gj. dhe pasagjerja në automjet, shtetasja J. Gj., të cilët po marrin mjekim në spitalin e Pogradecit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit tha policia.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

Aksident i trefishtë tek shkolla “Mekanike”

Një aksident i trefishtë ka ndodhur në fund të parkut “Rinia” në afërsi të shkollës “Mekanike”. Në këtë rrugë për shkak të ngushtësisë është shumë e vështirë të parakalohet, pikërisht këtë ka dashur të bëjë njëri prej drejtuesëve të mjetit.

Për pasojë ka goditur edhe dy makina të tjera. Fati i mirë ka qenë fakti se nuk ka të lënduar nga kalimtarët. Në këtë orë kjo zonë është shumë e populluar. Forcat e rendit kanë shoqëruar njërin prej drejtuesëve të mjetit.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ Arrestohet 33-vjeçari, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes!

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë/ Komisariati i Policisë Pogradec arrestoi në flagrancë shtetasin D. M., 33 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ Arrestohet 23-vjeçari në bulevard “Republika”

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë/ Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin E. Ç., 23 vjeç, banues në fshatin Barç, pasi u kap në bulevardin “Republika”, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ 39-vjeçari bën të fortin me një grua 60-vjeçare, përfundon në polici

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin B. L., 39 vjeç, banues në fshatin Proptisht, Pogradec, pasi ka dëmtuar fizikisht një 60-vjeçare, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ Arrestohet 32 vjeçari që bëri aksidentin dje në Pojan

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor në fshatin Zvezdë, informojmë se Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin E. L., 32 vjeç, banues në fshatin Pojan, drejtuesi i automjetit tip “Audi” që u përplas me motomjetin me drejtues shtetasin E. T.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ Nami në Pogradec. Vjedhje, dhunë ndaj gruas, kanosje për pronat. Ja deklarata e policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

R. A., 47 vjeç, banues në fshatin Leshnicë, pasi dyshohet se ka vjedhur një sasi të konsiderueshme rrushi në vreshtat e një 61-vjeçari;

I. T., 49 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij;

M. Ç., 34 vjeç, banues në fshatin Tushemisht, Pogradec, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë, një 59-vjeçar, për motive pronësie.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ Arrestohet 39-vjeçari në lagjen 17 në Korçë. Pa leje drejtimi ngiste makinën

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin E. S., 39 vjeç, banues në fshatin Çiflig, Korçë, pasi u kap në lagjen nr. 17, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ Aksidenti në Zvezdë, Maliq. Dëmtohen 2 personat drejtues!

Maliq/Rreth orës 00:30, në fshatin Zvezdë, Maliq, motomjeti me drejtues shtetasin E. T., 31 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin E. L., 32 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri i motomjetit, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News