Connect with us

Polici

Policia shikoni monstrën e mborjes dhunonte bashkëshorten dhe mbante arsenal të tërë armësh në s

KorçëPolicia, veprime hetimore shtesë për ngjarjen e ndodhur 3 ditë më parë, në fshatin Mborje, ku u arrestua një 71-vjeçar, i cili dhunoi bashkëshorten e tij (e pajisur me urdhër mbrojtjeje) dhe posedonte lëndë shpërthyese në banesë.Si rezultat i kontrolleve të mëtejshme, bazuar në inteligjencën policore, gjenden armë dhe sende të tjera të paligjshme, të cilat 71-vjeçari i kishte fshehur në një ambient të mbyllur me mur.Sekuestrohen 1 armë gjahu, 2 armë zjarri, 6 krehra të armës së zjarrit, sasi municioni luftarak, pjesë të armëve të zjarrit, 5 granata të llojeve të ndryshme dhe 3 ndezës granatash.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë, në vijim të punës për dokumentimin e plotë të ngjarjes së ndodhur më datë 17.02.2024, në fshatin Mborje, Korçë, ku si rezultat i veprimeve policore u arrestua në flagrancë shtetasi Dh. M., 71 vjeç, pasi ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes së tij, që është e pajisur me urdhër mbrojtjeje, si dhe posedonte në banesë, 2 granata dore dhe një sasi municioni luftarak, në bazë të informacioneve të siguruara nga inteligjenca policore, kanë ushtruar kontrolle të tjera.Konkretisht, gjatë kontrollit në një magazinë ngjitur me banesën e 71-vjeçarit, ambient i përshtatur dhe i mbyllur me mur, u gjetën 1 armë gjahu, 2 armë zjarri, 6 krehra të armës së zjarrit, sasi municioni luftarak, pjesë të armëve të zjarrit, 3 ndezës granatash, 2 granata ofensive, 2 granata difensive dhe 1 granatë cilindrike, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Materialet procedurale shtesë i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ 39-vjeçari bën të fortin me një grua 60-vjeçare, përfundon në polici

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin B. L., 39 vjeç, banues në fshatin Proptisht, Pogradec, pasi ka dëmtuar fizikisht një 60-vjeçare, për motive të dobëta.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ Arrestohet 32 vjeçari që bëri aksidentin dje në Pojan

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor në fshatin Zvezdë, informojmë se Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin E. L., 32 vjeç, banues në fshatin Pojan, drejtuesi i automjetit tip “Audi” që u përplas me motomjetin me drejtues shtetasin E. T.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ Nami në Pogradec. Vjedhje, dhunë ndaj gruas, kanosje për pronat. Ja deklarata e policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

R. A., 47 vjeç, banues në fshatin Leshnicë, pasi dyshohet se ka vjedhur një sasi të konsiderueshme rrushi në vreshtat e një 61-vjeçari;

I. T., 49 vjeç, banues në Pogradec, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëjetueses së tij;

M. Ç., 34 vjeç, banues në fshatin Tushemisht, Pogradec, pasi dyshohet se ka kanosur me fjalë, një 59-vjeçar, për motive pronësie.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ Arrestohet 39-vjeçari në lagjen 17 në Korçë. Pa leje drejtimi ngiste makinën

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasin E. S., 39 vjeç, banues në fshatin Çiflig, Korçë, pasi u kap në lagjen nr. 17, duke drejtuar automjetin, pa leje drejtimi.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ Aksidenti në Zvezdë, Maliq. Dëmtohen 2 personat drejtues!

Maliq/Rreth orës 00:30, në fshatin Zvezdë, Maliq, motomjeti me drejtues shtetasin E. T., 31 vjeç, është përplasur me automjetin tip “Audi” me drejtues shtetasin E. L., 32 vjeç.

Si pasojë e përplasjes janë dëmtuar drejtuesi dhe pasagjeri i motomjetit, të cilët janë jashtë rrezikut për jetën.

Me drejtuesin e automjetit po kryhen veprimet procedurale.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ 57-vjeçari me steka cigaresh kalon kufirin në Devoll. Kapet nga policia!

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Sektori i Hetimit të Krimeve të DVKM Korçë, referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin R. D., 57 vjeç, banues në fshatin Ponçarë, Devoll, pasi ka kaluar nëpërmjet kufirit të gjelbërt 20 steka cigare të llojeve të ndryshme.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ I humb nusja në Pogradec. Shkon e denoncon në polici

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Në Komisariatin e Policisë Pogradec është paraqitur shtetasi Z. L., 78 vjeç, i cili ka kallëzuar se në datën 27.09.2024, është larguar nga banesa bashkëshortja e tij. Po punohet për gjetjen e saj.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ Roja i pyjeve në Maliq, vjedh vetë pyllin. 47-vjeçari procedohet nga policia!

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Sektori i Hetimit të Krimeve Ekonomike dhe Financiare referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasit:

G. S., 36 vjeç, banues në Rrogozhinë, pasi në aksin “Maliq-Lozhan”, gjatë kontrollit të automjetit të tij u gjetën dhe u sekuestruan disa mallra industrialë për të cilat nuk dispononte dokumentacionin përkatës.

E. K., 47 vjeç, banues në fshatin Sovjan, Maliq, me detyrë rojtar i pyjeve, në Drejtorinë e Pyjeve dhe Kullotave pranë Bashkisë Maliq, pasi u kap duke transportuar lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Lënda drusore u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

REDAKTUAR nga:                      

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ 37-vjeçari në lagjen 3 në Korçë bën të fortin me policinë, por e pëson

Korçë/Informacion paraprak

Rreth orës 13:00, në Komisariatin e Policisë Korçë, është paraqitur dhe ka bërë kallëzim shtetasi O.C, banues në lagjen nr 3, Korçë, i cili ka deklaruar se mesditën e sotme kur është kthyer nga Greqia ka konstatuar se i kishin vjedhur në banesë televizorin, një shumë parash dhe sende të tjera.

Pas kallëzimit të marrë nga shtetasi O.C, grupi hetimor ka shkuar në vendngjarje.

Nga veprimet e shpejta hetimore të kryera në vendngjarje dhe informacionet e marra në rrugë operative nga Specialistët për Hetimin e Krimit, rezultoi se autori i dyshuar i vjedhjes ishte shtetasi E.B, 37 vjeç, banues në lagjen nr 3, Korçë, person i dënuar më parë për një seri vjedhjesh të ndodhura në Korçë gjatë vitit 2021.

Bazuar mbi këto dyshime, shërbimet e Policisë kanë shkuar në banesën e shtetasit E.B, për ta shoqëruar në Komisariat, si person i dyshuar për vjedhjen e ndodhur.

Në momentin që shërbimet e Policisë kanë shkuar te banesa dhe i kanë komunikuar shtetasit E.B, që do shoqërohej në Komisariat për tu marrë në pyetje, ky shtetas ka përplasur derën duke thyer xhamin e derës dhe ka tentuar të largohej nga dera tualetit, por nuk ka mundur të largohej pasi është prangosur nga shërbimet e Policisë.

Shtetasi E.B, është shoqëruar në spital dhe mori ndihmë mjekësore pasi u dëmtua në dorë nga xhamat e derës.

Njëkohësisht edhe një nga punonjësit e policisë mori mjekim pasi u dëmtuar nga xhamat gjatë prangosjes së shtetasit E.B.

Shtetasi E.B, pas mjekimit është shoqëruar në ambientet e Policisë për veprime të mëtejshme procedurale të cilat po kryhen nën drejtimin e Prokurorisë dhe të Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ Vjedh orendi shtëpiake, arrestohet 48-vjeçari nga Korça

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Komisariati i Policisë Korçë arrestoi në flagrancë shtetasin G. S., 48 vjeç, pasi ka vjedhur në banesën e një 50-vjeçari disa orendi shtëpiake të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News