Polici
Policia transportonte 18m3 dru arrestohet 24 vjeçari
Pogradec / Goditet një tjetër rast i prerjes së paligjshme të pyjeve.Transportonte me kamion, lëndë drusore pa dokumentacionin përkatës, procedohet penalisht 24-vjeçari.Sekuestrohen 18 m3 dru të prera në mënyrë të paligjshme dhe automjeti që shërbente për t’i transportuar.Specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Pogradec, në zbatim të planit të masave për parandalimin dhe goditjen e krimeve mjedisore, goditën një tjetër rast të prerjes së paligjshme të pyjeve. Si rezultat u referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin O. Xh., 24 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, Pogradec.Ky shtetas u kap nga shërbimet e Policisë, në fshatin Vërdovë, Pogradec, duke transportuar me automjetin kamion tip “Benz”, 18 m3 dru për zjarr, pa dokumentacionin përkatës. Sasia e druve dhe automjeti u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.Drejtoria Vendore e Policisë Korçë apelon për të gjithë qytetarët që të mos implikohen në veprimtari të kundërligjshme në dëm të mjedisit: si prerje të paligjshme të drurëve, ndërtime pa leje, marrje të kundërligjshme të inerteve, shpërdorim të tokës, ndotje të saj, të ujërave apo të ajrit, pasi kontrollet vijojnë pandërprerë edhe gjatë natës, dhe çdo tentativë do të konstatohet dhe do të goditet me forcën e ligjit.
Ngjarje
Aksident i trefishtë tek shkolla “Mekanike”
Ngjarje
POLICIA/ Arrestohet 33-vjeçari, ushtroi dhunë ndaj bashkëshortes!
Ngjarje
POLICIA/ Arrestohet 23-vjeçari në bulevard “Republika”
Ngjarje
POLICIA/ 39-vjeçari bën të fortin me një grua 60-vjeçare, përfundon në polici
Ngjarje
POLICIA/ Arrestohet 32 vjeçari që bëri aksidentin dje në Pojan
Ngjarje
POLICIA/ Nami në Pogradec. Vjedhje, dhunë ndaj gruas, kanosje për pronat. Ja deklarata e policisë
Ngjarje
POLICIA/ Arrestohet 39-vjeçari në lagjen 17 në Korçë. Pa leje drejtimi ngiste makinën
Ngjarje
POLICIA/ Aksidenti në Zvezdë, Maliq. Dëmtohen 2 personat drejtues!
Ngjarje
POLICIA/ 57-vjeçari me steka cigaresh kalon kufirin në Devoll. Kapet nga policia!
Ngjarje
POLICIA/ I humb nusja në Pogradec. Shkon e denoncon në polici
-
Sporti4 ditë ago
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
-
Sporti3 ditë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti5 ditë ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti5 ditë ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Sporti2 ditë ago
Egnatia me mungesa të shtunën drejt Korçës!
-
Sporti4 ditë ago
Po rikthehet volejbolli i meshkujve të Skënderbeut! Super skuadër…
-
Sporti5 ditë ago
Skënderbeu në volejboll meshkuj mund pastër Vllazninë
-
Super Liga3 ditë ago
Gvozdenoviç e “shkarkon” humbjen tek…
-
Aktualitet3 ditë ago
Shuhet i madhi Vangjel Koja! Lamtumirë mjeshtër!
-
Sporti1 ditë ago
Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë