Politike
Prefekti nertil jole mbledh komisionin e mbrojtjes civile në qarkun e korçës
Prefekti i Korçës, Nertil Jole, ka bërë publik lajmin se:“Zhvillova mbledhjen e Komisionit të Mbrojtjes Civile në nivel qarku, lidhur me masat dhe punën parapërgatitore në prag të sezonit të dimrit, periudhë e cila karakterizohet nga reshjet e dëborës.Në takim ku merrnin pjesë drejtues e përfaqësues të institucioneve rajonale e vendore dhe të Qëndrës së Mbrojtjes Civile të Qarkut, theksuam problematikat e konstatuara dimrin e kaluar, ku në tërësi për përballimin e situatave ka patur angazhim të mirë të strukturave të mbrojtjes civile, koordinim të punës nga bashkitë, midis bashkive e institucioneve shtetërore në nivel rajonal e vendor. Një eksperiencë e mirë është fituar tashmë në mirëmbajtjen e akseve kryesore nacionale dhe rrugëve turistike.Theksova se zonat më të thella të qarkut, si rrugët Vithkuq-Shtyllë-Panarit, Voskopojë-Lekas, apo rrugët lidhëse në fshatrat turistike Voskopojë e Dardhë në bashkinë Korçë, apo Velçan-Bishnicë-Jollë dhe Qafa e Plloçës-Dardhas-Guri i Kamjes në bashkinë Pogradec, rruga Miras-Nikolicë në bashkinë Devoll, rruga Lozhan-Strelcë, Moglicë-Dushar në bashkinë Maliq, rrugët në fshatrat e ajësisë administrative Çlirim e Novoselë në bashkinë Kolonjë etj, duhet të jenë në vëmendje të vazhdueshme nga Njësitë e Vetëqeverisjes Vendore dhe subjektet e kontraktuara prej tyre për mirëmbajtjen dimërore.Diskutuam në takim edhe për faktin që prurjet e lumenjve e të përrenjve kryesore janë monitoruar përgjithësisht me kujdes e nuk kanë krijuar përmbytje. Po ashtu, është realizuar mirë monitorimi i funksionimit të ujëmbledhësave, rezervuarëve, kolektorëve dhe kanaleve kulluese, digat e mëdha etj.Trajtuam edhe aspekte të lidhura me garantimin e furnizimit të pandërprerë me energji elektrike, të shërbimeve arsimore e shërbimeve shëndetësore në të gjithë territorin e qarkut, si dhe për kujdesin që duhet treguar në respektimin e rregullave të qarkullimit rrugor.Kërkova në mbyllje zbatimin e programit të masave për përballimin e situatave emergjente gjatë periudhës dimërore Nëntor 2023-Mars 2024, në zbatim të detyrimeve që na lindin nga ligji “Për Mbrojtjen Civile”, rregulloreve të ndryshme të Këshillit të Ministrave, udhezimeve të dërguara nga Agjencia Kombëtare e Mbrojtjes Civile, dhe zbatimit rigoroz të të gjitha termave kontraktuale të miratuara nga bashkitë dhe institucionet shtetërore në nivel vendor e qëndror, me subjektet private që mirëmbajnë segmentet rrugore.Shpresoj që me bashkëpunim dhe angazhimin e të gjitha institucioneve që janë pjesë e zinxhirit të administrimit të emergjencave, edhe ato situata më komplekse që eventualisht mund të krijohen në qarkun tonë këtë dimër, do të përballohen me sukses duke siguruar reagim të shpejtë e shërbim sa më cilësor.”
Politike
Ervin Salianji deklaron: Edhe nga burgu do të jem tmerri i socialistëve!
Politike
Niko Peleshi dënon aktet e sotme të dhunës në Parlamentin e Shqipërisë
Politike
Deputetët e PD i venë zjarrin karrigeve para Kuvendit
Politike
Reagon Ervin Salianji: Pis nuk më bëjnë dot të pistët!
Politike
Ikën Ervin Salianji nga Parlamenti, në karrige do të ulet Andrea Mano!
Politike
Dënohet me burg Ervin Salianjin, PD mbledh urgjentisht Grupin Parlamentar
Politike
Niko Peleshi komplimenton zonën sportive në “Qytezën e Fëmijëve” në Korçë
Politike
Prefekti Nertil Jole në Sovjan takime edhe me fermerë!
Politike
Prefekti Nertil Jole reklamë pastrimit të kolektorit të Sovjanit!
Politike
“Samiti për të Ardhmen” në New York, Rama takon presidentin e Turqisë, ndan foto me Erdoganin
-
Sporti1 ditë ago
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
-
Sporti2 ditë ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti17 orë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti3 ditë ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Sporti4 ditë ago
SKËNDERBEU/ Tek korçarët rriten shanset e eleminimit të …
-
Histori4 ditë ago
Tre kampionë, por jeta e ndau njërin prej tyre
-
Sporti2 ditë ago
Skënderbeu në volejboll meshkuj mund pastër Vllazninë
-
Sporti5 ditë ago
SKËNDERBEU/ Dy nga tre që i shënuan Tiranës nuk janë në …
-
Sporti5 ditë ago
Tifozët korçarë thirrje lojtarëve: Skënderbe, munde për ne Tiranën!
-
Sporti3 ditë ago
Volejboll/ Skënderbeu fiton ndaj Vllaznisë