Politike
Prefekti nertil jole mbledh komitetin rajonal të zhvillimit të turizmit për sezonin dimëror
Prefekti, Nertil Jole:”Mblodha sot Komitetin Rajonal të Zhvillimit të Turizmit për sezonin dimëror, në vijim të mbledhjes për sezonin veror që u zhvillua në Drilon, Pogradec.Jo pa qëllim zgjodha Qendrën e Zhvillimit Rajonal Korçë, një godinë e transformuar në mjedis bashkëkohor me investim të qeverisë për ta zhvilluar këtë takim.Kjo qendër do t’i shërbejë zhvillimit të burimeve njerëzore për industrinë turistike të bashkive të qarkut tonë, si dhe mbështetjes për trajnimin e të rinjve në punë për t’i nxitur ata drejt krijimit të “start-up”-ve të reja në fushën e turizmit, bujqësisë, agroturizmit, edukim-trajnimit, teknologjisë, inovacionit, etj.Nxitja e modeleve risi të zhvillimit me një qasje të integruar turistike, e kthen Korçën në habitat pionier në Shqipëri për zhvillimin e ofertave të reja në industrinë e mikpritjes, si premisë premtuese për rritjen e mëtejshme të numrit të vizitorëve vendas e të huaj dhe fuqizimit të ekonomive lokale dhe asaj rajonale.Viti 2023 dhe sezoni veror që kaluam, ka qënë i suksesshëm edhe për qarkun tonë. Statistikat për turistët në rang kombëtar e reflektuan këtë. Po ashtu, përfundimi i investimeve të rëndësishme në infrastrukturë në qarkun tonë, do e favorizojnë edhe më shumë rritjen e flukseve.Institucioni i Prefektit të Qarkut Korçë ka hartuar Planin e Masave për menaxhimin e sezonit turistik dimëror 2023-2024, me qëllim trajtimin e çështjeve që lidhen apo që lindin nga veprimtaritë turistike dhe menaxhimin e bashkëpunimit midis Njësive të Vetëqeverisjes Vendore, Ministrisë së Turizmit dhe Mjedisit dhe institucioneve të tjera të turizmit në nivel vendor.Ky plan synon:- Garantimin e rendit dhe qetësisë publike;- Rritjen e sigurisë rrugore;- Lehtësimin e hyrje-daljeve në kufi;- Plotësimin e sinjalistikën në të gjithë Qarkun Korçë;- Furnizimin pa ndërprerje me ujë të pijshëm e energji elektrike;- Mbikqyrjen e vazhdueshme të sigurisë ushqimore;- Sigurimin e kontrolleve për një higjenë të lartë;- Menaxhimin sa më të mirë të mbetjeve në zonat turistike, etj;- Zbatimin e kalendarit të festave lokale, për t’u konsideruar një rajon tërheqës për turistët.- Bashkëpunimi i bashkive të qarkut për të mundësuar një ofertë për zhvillimin e turizmit të integruar në të mirë të gjithë rajonit;Ashtu siç thekson Kryeministri tashmë duhet jetësuar një koncept për turizmin gjithëvjetor për të realizuar objektivin e përcaktuar që Shqipëria të jetë kampione e turizmit në Ballkan, dhe qarku ynë i ka të gjitha karakteristikat për t’u konsideruar një rajon që mund të ofrojë një turizëm gjithëvjetor shumë të pasur me atraksione dhe shërbime cilësore.”
Politike
Ervin Salianji deklaron: Edhe nga burgu do të jem tmerri i socialistëve!
Politike
Niko Peleshi dënon aktet e sotme të dhunës në Parlamentin e Shqipërisë
Politike
Deputetët e PD i venë zjarrin karrigeve para Kuvendit
Politike
Reagon Ervin Salianji: Pis nuk më bëjnë dot të pistët!
Politike
Ikën Ervin Salianji nga Parlamenti, në karrige do të ulet Andrea Mano!
Politike
Dënohet me burg Ervin Salianjin, PD mbledh urgjentisht Grupin Parlamentar
Politike
Niko Peleshi komplimenton zonën sportive në “Qytezën e Fëmijëve” në Korçë
Politike
Prefekti Nertil Jole në Sovjan takime edhe me fermerë!
Politike
Prefekti Nertil Jole reklamë pastrimit të kolektorit të Sovjanit!
Politike
“Samiti për të Ardhmen” në New York, Rama takon presidentin e Turqisë, ndan foto me Erdoganin
-
Sporti1 ditë ago
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
-
Sporti3 ditë ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti20 orë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti3 ditë ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Sporti5 ditë ago
SKËNDERBEU/ Tek korçarët rriten shanset e eleminimit të …
-
Histori4 ditë ago
Tre kampionë, por jeta e ndau njërin prej tyre
-
Sporti3 ditë ago
Skënderbeu në volejboll meshkuj mund pastër Vllazninë
-
Sporti5 ditë ago
SKËNDERBEU/ Dy nga tre që i shënuan Tiranës nuk janë në …
-
Sporti5 ditë ago
Tifozët korçarë thirrje lojtarëve: Skënderbe, munde për ne Tiranën!
-
Sporti3 ditë ago
Volejboll/ Skënderbeu fiton ndaj Vllaznisë