Politike
Prefekti nertil jole takim në nivel qarku për infrastrukturën e digave
Infrastruktura e Digave është një nga pasuritë më të mëdha të shtetit shqiptar. Shfrytëzimi, mirëmbajtja dhe siguria e tyre është jo vetëm një detyrim ligjor, por edhe domosdoshmëri jetike.Për mirëadministrimin, shfrytëzimin e rezervuarëve, ujëmbledhësve dhe sigurinë e infrastrukturës së digave, zhvillova një takim në nivel qarku me praninë e Kryetarit të Komitetit të Digave të Mëdha, z. Arjan Jovani, stafet drejtuese dhe teknike nga 6 bashkitë e qarkut, si dhe të Drejtorisë Rajonale të Ujitjes e Kullimit.Në Qarkun e Korçës janë nën administrim rreth 122 rezervuarë ujëmbledhës, prej të cilëve 44 të digave të mëdha. Projektet në funksion të rehabilitimit e mirëmbajtjes teknike të digave, si dhe domosdoshmëria për të hartuar Planet e Gatishmërisë në rast emergjencash civile, ishte një nga temat në qendër të takimit.Në këtë takim ishin të pranishëm edhe përfaqësuesit e Fondacionit “H2H” ( “hand to hand”), në kuadër të zbatimit të projektit për “Programin e Lumenjve të Hapur”, i cili ka për qëllim evidentimin e digave që kanë humbur funksionin e tyre primar ose janë shumë të kushtueshme për t’u mirëmbajtur, duke rivendosur rrjedhjen e lirë të lumenjve të Europës të fragmentuar për shkak të ndërtimit të shumë digave, ku ndër to është e përfshirë edhe Shqipëria.Strukturat e pushtetit qëndror dhe vendor, në bashkëpunim me Komitetin Kombëtar të digave të Mëdha (KKMD), duhet të zbatojnë me seriozitet angazhimet që rrjedhin sipas Direktivës Kuadër të Ujit (DKU) dhe detyrimeve ligjore të fushës përkatëse.
Politike
Ervin Salianji deklaron: Edhe nga burgu do të jem tmerri i socialistëve!
Politike
Niko Peleshi dënon aktet e sotme të dhunës në Parlamentin e Shqipërisë
Politike
Deputetët e PD i venë zjarrin karrigeve para Kuvendit
Politike
Reagon Ervin Salianji: Pis nuk më bëjnë dot të pistët!
Politike
Ikën Ervin Salianji nga Parlamenti, në karrige do të ulet Andrea Mano!
Politike
Dënohet me burg Ervin Salianjin, PD mbledh urgjentisht Grupin Parlamentar
Politike
Niko Peleshi komplimenton zonën sportive në “Qytezën e Fëmijëve” në Korçë
Politike
Prefekti Nertil Jole në Sovjan takime edhe me fermerë!
Politike
Prefekti Nertil Jole reklamë pastrimit të kolektorit të Sovjanit!
Politike
“Samiti për të Ardhmen” në New York, Rama takon presidentin e Turqisë, ndan foto me Erdoganin
-
Sporti2 ditë ago
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
-
Sporti22 orë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti3 ditë ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti3 ditë ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Sporti5 ditë ago
SKËNDERBEU/ Tek korçarët rriten shanset e eleminimit të …
-
Histori4 ditë ago
Tre kampionë, por jeta e ndau njërin prej tyre
-
Sporti3 ditë ago
Skënderbeu në volejboll meshkuj mund pastër Vllazninë
-
Sporti5 ditë ago
SKËNDERBEU/ Dy nga tre që i shënuan Tiranës nuk janë në …
-
Sporti5 ditë ago
Tifozët korçarë thirrje lojtarëve: Skënderbe, munde për ne Tiranën!
-
Sporti2 ditë ago
Po rikthehet volejbolli i meshkujve të Skënderbeut! Super skuadër…