Politike
Prefekti nertil jole takim për emergjencat civile dimërore
Në kuadër të masave përgatitore për menaxhimin e Emergjencave Civile dimërore me qëllim garantimin e sigurisë rrugore dhe lëvizjes normale gjatë periudhës së dimrit, zhvillova një takim me Drejtorin e Rajonit Qendër-Lindje të Autoritetit Rrugor Shqiptar, përfaqësues të bashkive të qarkut, Shefin e Sektorit të Qarkullimit Rrugor pranë DVP Korçë, dhe subjektet kontraktore që mirëmbajnë akset kryesore nacionale dhe ato turistike në qarkun e Korçës.Është me shumë rëndësi angazhimi i të gjitha institucioneve dhe subjekteve përgjegjëse, në kushtet e dimrit në veçanti për zonën tonë e cila gjatë periudhës së dimrit përballet me rënien e reshjeve të dëborës, mot të ftohtë e temperatura të ulëta.️️Në rolin e Kryetarit të Komisionit të Mbrojtjes Civile të qarkut, iu kërkova subjekteve që për të gjtha akset kryesore nacionale nga Qafa e Thanës-Pogradec-Korçë-Bilisht (doganë), Korçë-Qafa e Qarrit-Ersekë-Leskovik, si dhe rrugët turistike Voskopojë, Dardhë dhe Prespë, të zbatohen rigorozisht termat kontraktuale në kuadër të përgjegjësise direkte që ata kanë për mirëmbajtjen dimërore të segmenteve rrugore.Të gjitha subjektet kontraktore duhet të marrin masat e nevojshme përgatitore, të kenë identifikuar që tani zonat më me risk referuar problematikave të konstatuara gjatë periudhës së vitit të kaluar, përqëndrimin e sasive të nevojshme të matarialeve e të kripës, automjetet borëpastruese dhe personelin e nevojshëm manovrator, duke qëndruar në gatishmëri të plotë për çdo nevojë që do të paraqitet e që mund të krijojë vështirësi qarkullimi në përiudhën e dimrit.️Theksova edhe nevojën e bashkëpunimit me strukturat e policisë rrugore në funksion të zbatimit të rregullave të qarkullimit rrugor nga drejtuesit e automjeteve, si dhe një qasje më të vëmendshme për sensibilizimin dhe njoftimin e qytetarëve në kohë për ato raste kur parashikimet e motit sinjalizojnë situata më të ngarkuara.
Politike
Ervin Salianji deklaron: Edhe nga burgu do të jem tmerri i socialistëve!
Politike
Niko Peleshi dënon aktet e sotme të dhunës në Parlamentin e Shqipërisë
Politike
Deputetët e PD i venë zjarrin karrigeve para Kuvendit
Politike
Reagon Ervin Salianji: Pis nuk më bëjnë dot të pistët!
Politike
Ikën Ervin Salianji nga Parlamenti, në karrige do të ulet Andrea Mano!
Politike
Dënohet me burg Ervin Salianjin, PD mbledh urgjentisht Grupin Parlamentar
Politike
Niko Peleshi komplimenton zonën sportive në “Qytezën e Fëmijëve” në Korçë
Politike
Prefekti Nertil Jole në Sovjan takime edhe me fermerë!
Politike
Prefekti Nertil Jole reklamë pastrimit të kolektorit të Sovjanit!
Politike
“Samiti për të Ardhmen” në New York, Rama takon presidentin e Turqisë, ndan foto me Erdoganin
-
Sporti2 ditë ago
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
-
Sporti1 ditë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti3 ditë ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti3 ditë ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Sporti5 ditë ago
SKËNDERBEU/ Tek korçarët rriten shanset e eleminimit të …
-
Histori4 ditë ago
Tre kampionë, por jeta e ndau njërin prej tyre
-
Sporti3 ditë ago
Skënderbeu në volejboll meshkuj mund pastër Vllazninë
-
Sporti5 ditë ago
SKËNDERBEU/ Dy nga tre që i shënuan Tiranës nuk janë në …
-
Sporti5 ditë ago
Tifozët korçarë thirrje lojtarëve: Skënderbe, munde për ne Tiranën!
-
Sporti2 ditë ago
Po rikthehet volejbolli i meshkujve të Skënderbeut! Super skuadër…