Politike
Prefekti nertil jole tryezë të përbashkët pune me kryetarët e këshillave bashkiake të qarkut
Prefekti, Nertil Jole:”Ftova në Prefekturë në një tryezë të përbashkët pune, Kryetarët e Këshillave Bashkiake të qarkut tonë në cilësinë e drejtuesve të organit përfaqësues të bashkive, me pjesëmarrje të Sekretarëve të Këshillave Bashkiake dhe sekretarit të Këshillit të Qarkut Korçë, si edhe ekspertë nga projekti “Bashki të Forta”, z. Fatlum Nurja dhe znj. Vilma Petro, projekt i financuar nga Agjencia Zvicerane për Zhvillim dhe Bashkëpunim.Qëllimi i këtij takimi ishte krijimi i urave të reja të bashkëpunimit dhe lidhja brenda kuadrit ligjor, mes Njësive të Vetëqeverisjes Vendore në Qark dhe institucionit të Prefektit si përfaqësues i Këshillit të Ministrave për zbatimin e legjislacionit sa i përket veprimtarisë dhe kompetencave vendimmarrëse që kanë Këshillat Bashkiake si organe përfaqësuese të pushtetit vendor.Një theks të veçantë gjatë takimit mori edhe roli që duhet të kenë këshilltarët e këshillave bashkiake në drejtim të përfshirjes dhe konsultimeve të gjera me qytetarë dhe grupe interesi përpara dhe gjatë procesit të vendimarrjes së këtyre organeve përfaqësuese, për ato çështje ku interesi qytetar është i ndjeshëm dhe preket në mënyrë të drejtëpërdrejtë nga vendimmarja.Në përfundim të takimit nga Përgjegjësi i Sektorit Juridik në Prefekturë z. Dorjan Kaçori dhe pjesëmarrësit u diskutuan edhe problematika që hasen gjatë punës sa i përket afateve dhe procedurave që duhet të ndiqen për thirrjen dhe zhvillimin e mbledhjeve të këshillit bashkiak dhe atij të qarkut, me qëllim krijimin e praktikave më të mira të punës dhe unifikimin e procedurave ligjore nga të gjitha bashkitë e qarkut.”
Politike
Ervin Salianji deklaron: Edhe nga burgu do të jem tmerri i socialistëve!
Politike
Niko Peleshi dënon aktet e sotme të dhunës në Parlamentin e Shqipërisë
Politike
Deputetët e PD i venë zjarrin karrigeve para Kuvendit
Politike
Reagon Ervin Salianji: Pis nuk më bëjnë dot të pistët!
Politike
Ikën Ervin Salianji nga Parlamenti, në karrige do të ulet Andrea Mano!
Politike
Dënohet me burg Ervin Salianjin, PD mbledh urgjentisht Grupin Parlamentar
Politike
Niko Peleshi komplimenton zonën sportive në “Qytezën e Fëmijëve” në Korçë
Politike
Prefekti Nertil Jole në Sovjan takime edhe me fermerë!
Politike
Prefekti Nertil Jole reklamë pastrimit të kolektorit të Sovjanit!
Politike
“Samiti për të Ardhmen” në New York, Rama takon presidentin e Turqisë, ndan foto me Erdoganin
-
Sporti1 ditë ago
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
-
Sporti3 ditë ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti20 orë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti3 ditë ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Sporti5 ditë ago
SKËNDERBEU/ Tek korçarët rriten shanset e eleminimit të …
-
Histori4 ditë ago
Tre kampionë, por jeta e ndau njërin prej tyre
-
Sporti3 ditë ago
Skënderbeu në volejboll meshkuj mund pastër Vllazninë
-
Sporti5 ditë ago
SKËNDERBEU/ Dy nga tre që i shënuan Tiranës nuk janë në …
-
Sporti5 ditë ago
Tifozët korçarë thirrje lojtarëve: Skënderbe, munde për ne Tiranën!
-
Sporti3 ditë ago
Volejboll/ Skënderbeu fiton ndaj Vllaznisë