Connect with us

Arsimi

Prefekti Nertil Jole uron fillimin e vitit të ri Akademik në Universitetin “Fan Noli” në Korçë

Prefekti Nertil Jole uron fillimin e vitit Akademik:

“Fillimi i vitit akademik është një ditë e bukur për studentët, pedagogët por edhe për të gjithë ne.

Kjo ditë simbolizon nisjen e rrugës për të arritur objektivin për të ardhmen që aspiron gjithësecili dhe sfidat e pritshme drejt realizimit të këtij objektivi.

Isha sot mes studentëve dhe pedagogëve në Universitetin “Fan Noli” në Korçë, i cili është një institucion shumë i rëndësishëm për gjithë rajonin tonë, një qendër edukimi që i plotëson premisat e suksesit.

Iu urova shumë sukses në procesin arsimor të gjithëve, studentëve dhe pedagogëve të Universitetit tonë!”

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Universiteti “Fan S. Noli” në Korçë bëhet piloti i parë në transformimin e universiteteve rajonale

Universiteti “Fan S. Noli” në Korçë bëhet piloti i parë në transformimin e universiteteve rajonale në funksion të profilizimit dhe të ndërkombëtarizimit.
Në bashkëpunim me ekspertë të shquar akademikë të diasporës dhe mbështetjen e AADF, u prezantua sot plani ambicioz zhvillimior i transformimit të UNIKO për ta kthyer këtë institucion në një qendër të ekselencës dhe kërkimit shkencor deri në vitin 2030.
Me mbështetjen e qeverisë dhe strategjisë, Universiteti i Korçës do të shërbejë si model për transformimin e universiteteve të tjera rajonale dhe do të luajë një rol kyç në zhvillimin e arsimit dhe kërkimit në Shqipëri.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Gëzuar Ditën Botërore të Mësuesit!

Në 110 vende të botës sot festohet Dita Ndërkombëtare e Mësuesit në forma nga më të ndryshmet. Kjo ditë është zgjedhur për të qenë e tillë për faktin se janë vendosur kushtet e Rekomandimit të personelit të mësuesve kudo në botë dhe kjo ka ndodhur në vitin 1966 në Konferencën Ndërkombëtare organizuar nga UNESKO  dhe Organizata Ndërkombëtare e Punës.

Ekziston tendenca për të haruar punën e vështirë të mësuesit, për ta nenvleftësuar. Por roli i tyre në shoqëri është kryesori. Pa ta edukimi nuk do të merrte formën e rregullt dhe cilësor, fëmijët nuk do të kishin shansin të njihnin dhe zhvillonin botën. Pa mësuesin nuk mund të zhvillohej teknologjia që do t’i jepete frymëmarrje njerëzimit. Edukumi nuk do të mbizotërohej nga rregulli dhe disiplina, pa mësuesin.

E pra, shihet qartë se sa të domosdoshëm janë mësuesit dhe ku qëndron gjithë zhvillimi njerëzor.

Gëzuar Ditën Botërore të Mësuesit!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Arsimi

“Siguria e të rinjve”, shërbimet e Policisë kanë vijuar takimet sensibilizuese me nxënësit e shkollës 9-vjeçare Zvirinë

Maliq/Vijojnë takimet informuese dhe sensibilizuese në shkolla.

Në zbatim të marrëveshjes së bashkëpunimit mes Ministrisë së Brendshme dhe Ministrisë së Arsimit dhe Sportit, për programin “Siguria e të rinjve”, shërbimet e Policisë kanë vijuar takimet sensibilizuese me nxënësit e shkollës 9-vjeçare Zvirinë.

Takimi u zhvillua nga ndihmësspecialisti i DVP Korçë, me nxënësit dhe me stafin pedagogjik të kësaj shkolle.

Gjatë takimit u bashkëbisedua me nxënësit, për çështje që lidhen me trafikimin e qenieve njerëzore, bullizmin dhe format e shfaqes së tij, për mënyrën sesi duhet të mbrojmë veten dhe të tjerë nga shfaqja e bullizmit, për dhunën në shkollë dhe në familje, për hapat që duhet të ndërmarrë secili prej nesh për të raportuar dhunën dhe për sigurinë që ofron interneti.

Punonjësit e Policisë kishin përgatitur materiale ilustruese për nxënësit, për të pasur një bashkëbisedim më të thjeshtë dhe më praktik ndërmjet tyre.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Arsimi

Prezantohet projekti LEA4School (Leadership in Education in Action)

Në Universitetin “Fan S. Noli” u prezantua projekti LEA4School (Leadership in Education in Action) në kuadër të Thirrjes së III të Programit READ nga një grup pedagogësh të Fakultetit të Edukimit dhe Filologjisë.

Koordinatorja e projektit, dr. Albina Pajo tha se ky projekt synon të hulumtojë ndikimin që ka programi i detyruar për formimin e drejtorëve në zhvillimin e praktikave konkrete nga drejtuesit e certifikuar në kontekstet reale të shkollave.

Studimi kërkon të furnizojë me të dhëna kuptimplota, CSL-në, rreth vështirësive që hasin drejtorët e certifikuar në aplikimin e njohurive, instrumentave dhe hartimin e projekteve në shkollat ku punojnë.

Gjetjet e studimit do të paraqiten në një ëorkshop përmbyllës të projektit me drejtorët në detyrë, grupet e interesit dhe shkollën e drejtorëve për të dhënë orientime per ndërhyrje të mundshme në kurrikulën e programit të formimit dhe më tej në formimin e vazhduar.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Arsimi

Gjergji Papa nderohet me Emblemën e Universitetit “Fan S. Noli”

Sot në mjediset e Fakultetit të Bujqësisë u zhvillua një veprimtari për vlerësimin e prof. as. dr. Gjergji Papa, përgjegjës i departamentit të Agroushqimit me certifikatë mirënjohjeje të shoqëruar me Emblemën e Universitetit “Fan S. Noli”, me rastin e 65- vjetorit të lindjes dhe të daljes në pension.

Dekani i Fakultetit të Bujqësisë, prof. as. dr. Besnik Skënderasi, vlerësoi profesor Gjergji Papën për kontributin e tij si drejtues Departamenti, dhe për frymën e bashkëpunimit si koleg e pedagog.

Ai çmoi vlerat dhe meritat e tij të veçanta si njeri, si specialist bujqësie dhe si mësimdhënës: “Tek Gjergji janë gërshetuar më së miri shumë cilësi e virtyte, që e ngrejnë atë në lartësinë e një njeriu punëtor, të mirë e korrekt, kërkues i komunikueshëm, serioz dhe me kompetencë profesionale. Në këtë “maratonë” të karrierës së tij 42-vjeçare prof. Gjergji Papa ia doli me sukses të japë kontributin e tij modest dhe të ngrihet në lartësinë e një specialisti profesionist dhe të një lektori shumë të mirë”.

✅Më pas, rektori i UNIKO, prof. dr. Lorenc Ekonomi, i dorëzoi atij certifikatën e mirënjohjes me këtë motivacion: “Për përkushtimin, profesionalizmin, pasionin në punë dhe ndërgjegjen e lartë që ka treguar për vite me radhë si pedagog dhe përgjegjës i Agroushqim Uniko departamentit të Agroushqimit në Fakultetin e Bujqësisë të Universitetit “Fan S. Noli”. Në shenjë mirënjohjeje nga drejtuesit e Universitetit, stafi akademik dhe studentët me rastin e 65-vjetorit të lindjes dhe daljes në pension”.

Vlerësime për profesor Gjergjin, si koleg e mik i vyer, përcollën edhe prof. as. dr. Gjergji Mero, prof. as. dr. Nikollaq Roshanji etj.

Prof. as. dr. Gjergji Papa falënderoi Rektorin dhe Dekanin e Fakultetit të Bujqësisë për këtë vlerësim, njëkohësisht dhe të gjithë kolegët e miqtë me të cilët ka bashkëpunuar për vite me radhë dhe që e nderuan me pjesëmarrjen e tyre në këtë ditë të veçantë për të.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Arsimi

Suela Lulollari dhe Shegë Çeçi pedagoget e reja në Fakultetin e Bujqësisë

Suela Lulollari dhe Shegë Çeçi janë pedagoget e reja që i bashkohen këtë vit të ri akademik Departamentit të Agroushqimit në Fakultetin e Bujqësisë.

Msc. Suela Lulollari dhe msc. Shegë Çeçi kanë përfunduar me rezultate të shkëlqyera programin e studimit “Master i Shkencave” përkatësisht në “Shkencat dhe teknologjitë ushqimore” dhe “Biologji molekulare”.

Dekni i Fakultetit, prof. as. dr. Besnik Skënderasi dhe kolegët u uruan atyre suksese në detyrën e re, ndërsa vetë pedagoget u shprehën se pavarësisht punës së deritanishme dhe përvojave që kanë në profesionet e tyre, për to, kjo është një sfidë e re, të cilën do ta përballojnë me sukses duke u bërë pjesë e denjë e Fakultetit dhe Universitetit “Fan S. Noli”.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Arsimi

“Siguria e të rinjve”/ Orë edukative në shkollën “Shaban Hoxha”, Plasë

Korçë/ Në zbatim të programit “Siguria e të rinjve”, në shkollën 9-vjeçare “Shaban Hoxha”, në fshatin Plasë, u zhvillua një orë edukative me nxënësit e klasave të gjashta. Gjatë kësaj ore u trajtuan temat dhuna në shkollë dhe në familje, bullizmi dhe bullizmi kibernetik, trafikimi i qenieve njerëzore dhe siguria në internet.

Gjatë kësaj ore, nxënësit diskutuan mbi llojet e dhunës në shkollë dhe në familje, me bullizmin dhe shfaqjen e tij në forma të ndryshme, shkaqet dhe problematikat që mund të çojnë në dhunë, në shkollë dhe në familje, masat parandaluese që duhet të ndërrmarë secili nga ne ndaj bullizmit dhe dhunës.

Gjatë orës edukative, nxënësit treguan interes dhe drejtuan pyetje të ndryshme mbi temat që u diskutuan.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Arsimi

Provimi i formimit për studentët e parë që diplomohen në programin e përbashkët të studimit me Universitetin Bujqësor të Plovdiv-it, Bullgari

NDËRKOMBËTARIZIMI

U zhvillua në Universitetin “Fan S. Noli” provimi i formimit për studentët e parë që diplomohen në programin e përbashkët të studimit me Universitetin Bujqësor të Plovdiv-it, Bullgari “Master profesional në “Menaxhim i Qëndrueshëm në Agroturizëm”.

Në zhvillimin e këtij provimi, krahas stafit akademik të Fakultetit të Bujqësisë, UNIKO ishin të pranishëm edhe pedagogët nga Universiteti Bujqësor i Plovdiv-it, assoc. prof. Krasimir Aleksandrov; assoc. prof. Ivan Kilimperov dhe assoc. prof. Ivanka Lulcheva.

Diploma e dyfishtë që ofron ky program studimi u krijon studentëve mundësi më të mëdha punësimi në Shqipëri dhe jo vetëm.

Theksojmë se, në kuadër të këtij programi, 2 prej studenteve të UNIKO i zhvilluan praktikat profesionale në shtetin fqinj të Greqisë, duke përfituar edhe përvojën evropiane për profesionin e tyre të ardhshëm.

Pas përfundimit të provimit, stafi akademik i Universitetit Bujqësor të Plovdiv-it u takua edhe me dekanin e FB, prof. as. dr. Besnik Skënderasi dhe me zëvendësrektorët e UNIKO, prof. as. dr. Lorena Zeqo dhe dr. Aida Mosko, ku diskutuan në lidhje me vijimësinë e këtij bashkëpunimi dhe mundësitë për zgjerimin e tij në të ardhmen.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Arsimi

Platforma digjitale në matematikë, nga mësues Leonidha Fuqi…

Mësuesi i matematikës Leonidha Fuqi tek shkolla “Themistokli Gërmenji” sjell një risi në fushën e mësimdhënies së matematikës. Kjo lidhet me faktin se edhe matematika është tashmë pjesë e programit digjital.

I pyetur mbi këtë platformë Leonidha Fuqi shprehet: “Mendoj se nxënësit duhet të njohin platformat digjitale sepse do t’u duhen në procesin e punës pas ciklit të studuimeve dhe gjatë saj. Mendoj se pas çdo kapitulli duhet të ketë dy ose tre orë që temat të trajtohen në këtë mënyrë.”

Pra, kur ka ndjenjë për punën çdokush mund të sjellë risi në çdo drejtim dhe Leonidha Fuqi është njëri prej tyre në shërbim të nxënësve.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Arsimi

Universiteti “Fan S. Noli”/ Prezantohet projekti “Trashëgimia kulturore e pakicave etnike dhe linguistike në qarkun e Korçës”

Në kuadër të projekteve të fituara nga AKKSH-i, në Universitetin “Fan S. Noli” u prezantua sot projekti “Trashëgimia kulturore e pakicave etnike dhe linguistike në qarkun e Korçës”.

Gjatë takimit, ku ishin të pranishëm pedagogë e kërkues shkencorë të UNIKO, si dhe përfaqësues të komuniteteve, u bë prezantimi i grupit të punës dhe objektivave të projektit.

Takimi përkoi me Ditën Kombëtare të Trashëgimisë Kulturore.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News