Politike
Prefekti nertil jole zhvillon takimin e parë për këtë vit me komitetin e menaxhimit të zonave të mbr
Prefekti Nertil Jole:”Sot zhvillova takimin e parë për këtë vit të Komitetit të Menaxhimit të Zonave të Mbrojtura Mjedisore.Në këtë takim përveç anëtarëve të këtij forumi ishte e pranishme edhe Drejtoresha e Përgjithshme e Agjencisë Kombëtare të Zonave të Mbrojtura, znj. Daniel Pirushi, me të cilën ndamë mendime dhe ide sa i takon perspektivës së administrimit të zonave të mbrojtura, në kuadër edhe të risive të reja që sjell ligji “Për Zonat e Mbrojtura”, i amenduar në fillim të këtij viti, me synimin për të vendosur një ekuilibër të rishikuar midis zonave të mbrojtura e nevojës që kanë komunitetet dhe pushteti vendor për zhvillimin ekonomik të territoreve të tyre, si dhe për një riformulim e qartësim të aktiviteteve të lejuara në zonat e mbrojtura.Diskutuam disa problematika të konstatuara në Zonat e Mbrojtura, siç është prerja e paligjshme e pyjeve, nevoja për një menaxhim të plotë të mbetjeve, rivitalizimin e monumenteve të trashëgimisë kulturore si asete që rrisin atraksionet turistike të qarkut, ndalimin e gjuetisë së paligjshme apo peshkimit abuziv në pellgun ujëmbledhës të Prespës apo Liqenin e Pogradecit, si dhe mobilizimin e çdo strukture për administrimin sa më efikas të situatave që krijohen nga zjarret. Ndaj, kërkova nga të gjitha institucionet përgjegjëse marrjen e masave të nevojshme për miradministrimin e zonave të mbrojtura në këtë prag të fillimit të sezonit veror.Gjithashtu, me drejtoreshën e AKZM dhe drejtorin e AdZM biseduam edhe për domosdoshmërinë e hartimit të Planeve të Menaxhimit për zona të tjera të shpallura të mbrojtura, siç është Bredhi i Hotovës, Gërmenj dhe Lugina e lumit Vjosë në Kolonjë, Cangonj në Devoll dhe Lugina e Gjergjevicës në Korçë.Synimi i hartimit të instrumentave të tillë, është nxitja e zbatimit të modeleve të qëndrueshme të zhvillimit ekologjik dhe ekonomik në zonat e mbrojtura apo parqet kombëtare, ruajtja e ekosistemit e diversitetit biologjik, si dhe reduktimi i presionit jo të qëndrueshëm apo abuziv mbi burimet natyrore.”
Politike
Ervin Salianji deklaron: Edhe nga burgu do të jem tmerri i socialistëve!
Politike
Niko Peleshi dënon aktet e sotme të dhunës në Parlamentin e Shqipërisë
Politike
Deputetët e PD i venë zjarrin karrigeve para Kuvendit
Politike
Reagon Ervin Salianji: Pis nuk më bëjnë dot të pistët!
Politike
Ikën Ervin Salianji nga Parlamenti, në karrige do të ulet Andrea Mano!
Politike
Dënohet me burg Ervin Salianjin, PD mbledh urgjentisht Grupin Parlamentar
Politike
Niko Peleshi komplimenton zonën sportive në “Qytezën e Fëmijëve” në Korçë
Politike
Prefekti Nertil Jole në Sovjan takime edhe me fermerë!
Politike
Prefekti Nertil Jole reklamë pastrimit të kolektorit të Sovjanit!
Politike
“Samiti për të Ardhmen” në New York, Rama takon presidentin e Turqisë, ndan foto me Erdoganin
-
Sporti1 ditë ago
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
-
Sporti3 ditë ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti20 orë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti3 ditë ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Sporti5 ditë ago
SKËNDERBEU/ Tek korçarët rriten shanset e eleminimit të …
-
Histori4 ditë ago
Tre kampionë, por jeta e ndau njërin prej tyre
-
Sporti3 ditë ago
Skënderbeu në volejboll meshkuj mund pastër Vllazninë
-
Sporti5 ditë ago
SKËNDERBEU/ Dy nga tre që i shënuan Tiranës nuk janë në …
-
Sporti5 ditë ago
Tifozët korçarë thirrje lojtarëve: Skënderbe, munde për ne Tiranën!
-
Sporti3 ditë ago
Volejboll/ Skënderbeu fiton ndaj Vllaznisë