Rabiu mungesë e madhe ndaj Elbasanit, Skënderbeut i bën punë vetëm fitorja!

Date:

Te Skënderbeu situata nuk është aspak e mirë, për vetë faktin se barazimi i fundit ndaj Bylisit ka rënë si “bombë” në kampin bardhekuq, një ndeshje që e cilësonin të fituar dhe llogaritë ishin për tre pikë. Të premten në orën 16:30 do të luhet ndeshja e fundit e këtij viti, ose e thënë ndryshe përballja e parë e fazës së tretë. Skënderbeu ka edhe 24 orë të mendojë për këtë ndeshje shtëpie që sigurisht nuk është aspak e lehtë, qoftë edhe për situatën që po kalon ekipi, ku në dy faza kampionat ka arritur të grumbullojë vetëm 15 pikë.

Këtë renditje të deritanishme askush nuk e priste në kampin bardhekuq, ndërkohë që trajneri Ernest Gjoka akoma nuk e ka shijuar një fitore në krye të stolit bardhekuq dhe sigurisht që edhe për të situata nuk është e mirë, duke parë që psikologjikisht ky Skënderbe është i rënduar. Në Korçë nesër vjen Ivan Gvozdenoviç, ai që u zëvendësua nga Gjoka dhe do të jetë njëkohësisht edhe një përballje mes dy stolave, për të tregua se çfarë ka ndrushuar Ernest Gjoka nga ajo që la trajneri serb Ivan Gvozdenoviç.

Në kampin bardhekuq të gjithë gjatë këtyre ditëve vetëm kanë heshtur dhe askush nuk ka dëshirë të flasë për mediat, gjë që rrallë ka ndodhur tek ky Skënderbe. Për këtë ndeshjeje të së premtes ndaj Elbasanit, Skënderbeu nuk vjen i plotë. Rikthehet Albi Doka nga pezullimi, por Skënderbeu do të ketë një mungesë të rëndësishme në mesin e fushës.

Në rolin e një shkatërruesi Rabiu është një titullar i padiskutueshëm dhe sigurisht që mungesa e tij është e “rëndë”. Në përballjen ndaj Bylisit, Mario Rabiu u ndërshkua me karton të verdhë, duke plotësuar numrin katër të kartonëve dhe kjo do të thotë që Gjoka duhet të mendojë edhe për zëvendësuesin e tij.

Tashmë në këto 24 orë të fundit mbetet që skuadra të motivohet, pavarësisht situatës, por që sa do ja dalë nesër ndaj Elbasanit, kjo mbetet për tu parë. Nëse ka një rezultat pavarësisht se kë kundërshtar ka përballë, Skënderbeut nesër vërtet i punë vetëm fitorja.

At Skënderbeu, the situation is far from good, especially considering that the recent draw against Bylis has hit the white-and-red camp like a “bomb.” It was a match they considered won, and their calculations were for three points. On Friday at 16:30, the final match of this year will take place, or in other words, the first encounter of the third phase. Skënderbeu has 24 hours left to prepare for this home game, which will certainly not be easy, given the team’s current situation. After two championship phases, they have managed to collect only 15 points.

“KORÇA BOOM”

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

E FUNDIT/ Arrestohet me doza kokaine në makinë 32-vjeçari. Ja deklarata e policisë

DVP Korçë Finalizohet nga Seksioni për Hetimin e Narkotikëve, operacioni...

Kolosi i skenës shqiptare Robert Ndrenika sot feston…

10 janar 1942, sot 83 vite më parë lindi...

Kriza e librit…?!/ Nga Petrit F. Zeneli

Kriza e librit...?! NGA: Petrit F. Zeneli Më saktë, kriza e...

LAJMI I FUNDIT/ Bie viroza te Skënderbeu. Ja cilët rrezikojnë Partizanin

Ekipi i Skënderbeut ka rreth një javë që vazhdon...