Connect with us

Aktualitet

Rehabilitohen 49 banesa në Pojan, Leminot e Maliq!

Pojan, Leminot e Maliq.

Vazhdon punë për rehabilitimin e 49 banesave për komunitete në nevojë.

Dimiri patjetër do të jetë më i sigurtë dhe më i ngrohtë edhe për këto familje.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Të rinjtë e Korçës perfunduan sot projektet e hackathonit më të madh NASA Challenge 2024

Të rinjtë e Korçës perfunduan sot projektet e hackathonit më të madh NASA Challenge 2024, që u zhvillua për herë të parë tek Korça Innovation Hub.

Për dy ditë me radhë të rinjtë punuan së bashku me mentorët për të prezantuar punët e tyre dhe 3 grupe u përzgjodhën për të vijuar më tej konkurimin në hackathonin global të NASA.

Suksese grupeve fituese!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Lamtumirë Sefedin Braho!

Armand Duka, president i FSHF-së:

“Me trishtim të madh mësova sot lajmin e ndarjes nga jeta të Sefedin Brahos, një emër i madh i futbollit shqiptar e veçanërisht atij gjirokastrit, pjesë e Luftëtarit, Partizanit si edhe i Kombëtares në periudhën 1970-1980.

Braho ishte një mik i mirë, personalitet me vlera të mëdha dhe një emër që ka shkruar historinë me gërma të arta.

Dua t’u shpreh familjarëve, të afërmve dhe miqve të Brahos, ngushëllimet më të sinqerta në emrin tim dhe gjithë komunitetit të futbollit shqiptar.

I paharruar qoftë Sefedin Braho!”

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Mali i Moravës është një destinacion i preferuar për adhuruesit e natyrës dhe aventurës

Mali i Moravës është një destinacion i preferuar për adhuruesit e natyrës dhe aventurës, me

shtigje per hiking dhe biking që të ftojnë të eksplorosh dhe të përjetosh ndjesinë e lirisë

absolute.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Universiteti “Fan S. Noli” në Korçë bëhet piloti i parë në transformimin e universiteteve rajonale

Universiteti “Fan S. Noli” në Korçë bëhet piloti i parë në transformimin e universiteteve rajonale në funksion të profilizimit dhe të ndërkombëtarizimit.
Në bashkëpunim me ekspertë të shquar akademikë të diasporës dhe mbështetjen e AADF, u prezantua sot plani ambicioz zhvillimior i transformimit të UNIKO për ta kthyer këtë institucion në një qendër të ekselencës dhe kërkimit shkencor deri në vitin 2030.
Me mbështetjen e qeverisë dhe strategjisë, Universiteti i Korçës do të shërbejë si model për transformimin e universiteteve të tjera rajonale dhe do të luajë një rol kyç në zhvillimin e arsimit dhe kërkimit në Shqipëri.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Mirëmëngjes nga Podgoria!

Mirëmëngjes miq dhe fansa të faqes sonë.

Sot është e diel dhe data shënon 6 tetor 2024. Ditën e sotme kemi zgjedhur t’ju themi mirëmëngjes nga Podgoria, fshati që shtrihet në këmbët e Malit të Thatë, një fshat që rrezaton një kulturë, histori dhe mbi të gjitha njerëz punëtorë.

Sot ju urojmë të gjithve një ditë pushimi sa më të këndshme mes familjarësh dhe miqve tuaj.

Qoftë një ditë relaksi dhe sa më e gëzuar për të gjithë!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

SKËNDERBEU/ Pritshmëritë e tifozëve sot kundër Egnatias

Të shumta janë reagimet e tifozëve korçarë që kanë lënë në “Korça Boom” në formën e komenteve. Ne po ju sjellim disa prej tyre:

Muharemi: Urime dhe fitore, presim vetëm tre pikë.

Hakiu: Goditeni kundërshtarin në pikat e dobëta dhe do ta shikoni si fitohet.

Ylli: Duhet një lojtar që ta çojë topin në rrjetë, ekipi është mirë dhe i përgjigjet nivelit të superiores.

Lavdiu: Presim vetëm fitore. Ne do t’ju mbështesim. Ju bëni detyrën tuaj.

Irakliu: Futbollistët janë vetë zoti në fushën e lojës, nga ata presim shumë.

Koço: Në fushë janë 11 futbollistë, ne jemi të 12-ët.

Ruzhdiu: Po të luajmë si ndaj Partizanit, Tiranës, Vllaznisë marrim fitore, po luajtëm si ndaj Teutës na pret humbja.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Bledar Trëndafili i penduar para trupit gjykues: Jam penduar!

Bledar Trëndafili ka folur i penduar para trupit gjykues, madje mësohet se ka shpërthyer në lot.

Vetë Trëndafili është shprehur: “Jam penduar për atë që kam bërë dhe nuk jam në gjendje të them përse shkova dhe bëra atë akt që bëra.”

Më tej, përpara trupit gjykues Bledar Trëndafili është shprehur me dyshime të mëdha për tradhëti të bashkëshortes së tij, ndërkohë që bashkëshortja Melisa Trëndafili për asnjë moment nuk e ka lejuar që të takonte fëmijët e tij.

“Të gjitha që kanë ndodhur më kanë rënduar shumë psikologjikisht, madje ditën që ndodhi edhe ngjarja kam shkuar për t’i takuar sërish fëmijët, por nuk jam lejuar,” – ka thënë Trëndafili.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Korçari i liqenorëve, Franko Kapllani sot ka ditëlindjen. Hektor Kapllani ka një urim special

Sot, në ditën e ndeshjes kundër Kukësit, korçari Franko Kapllani, qendërmbrojtësi i Pogradecit e ka ditë të veçantë. Ai ka ditlindjen sot dhe ne i urojmë edhe 100 të tjera.

Sot, një urim special i ka bërë babai i tij, specilaisti Hektor Kapllani i cili ka shkruar: “Edhe 100 vjet të lumtura Kampioni im, luftëtari im, vëllai im. Me durim, me punë dhe sakrifica vjen dhe suksesi. Zoti qoftë me ty në çdo hap të jetës!”

Franko Kapllani është një nga talentet e shkollës korçare, një futbollist shembullor në çdo drejtim, me një formim sportiv dhe mbi të gjitha një futbollist shumë punëtor që talentin e tij e kemi parë në të gjithë ekipet kombëtare të moshave.

Franko pret të bëjë atë hapin e madh në karrierë dhe ne i urojmë suksese.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Segmenti rrugor Lozhan-Moglicë në normalitet

Segmenti rrugor Lozhan-Moglicë në normalitet.

Rreshjet e një nate më parë kanë sjellë inerte të shumta në rrugë për të cilat është punuar përgjatë gjithë natës.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Aktualitet

Gëzuar Ditën Botërore të Mësuesit!

Në 110 vende të botës sot festohet Dita Ndërkombëtare e Mësuesit në forma nga më të ndryshmet. Kjo ditë është zgjedhur për të qenë e tillë për faktin se janë vendosur kushtet e Rekomandimit të personelit të mësuesve kudo në botë dhe kjo ka ndodhur në vitin 1966 në Konferencën Ndërkombëtare organizuar nga UNESKO  dhe Organizata Ndërkombëtare e Punës.

Ekziston tendenca për të haruar punën e vështirë të mësuesit, për ta nenvleftësuar. Por roli i tyre në shoqëri është kryesori. Pa ta edukimi nuk do të merrte formën e rregullt dhe cilësor, fëmijët nuk do të kishin shansin të njihnin dhe zhvillonin botën. Pa mësuesin nuk mund të zhvillohej teknologjia që do t’i jepete frymëmarrje njerëzimit. Edukumi nuk do të mbizotërohej nga rregulli dhe disiplina, pa mësuesin.

E pra, shihet qartë se sa të domosdoshëm janë mësuesit dhe ku qëndron gjithë zhvillimi njerëzor.

Gëzuar Ditën Botërore të Mësuesit!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News