Ditën e sotme mësohet lajmi i largimit të jo pak, por 8 lojtarëve nga Pogradeci, skuadër që luan në kategorinë e parë. Këto largime në fakt janë quajtur si “tërmet” në radhët e liqenorëve, ndërkohë që vetëm një emër mësohet nga të larguarit.
Largimet masive të lojtarëve raportohen nga ekipi i futbollit Pogradeci, siç bën me dije faqja KF Kalaja, që ndjek zhvillimet në skuadrën e qytetit liqenor.
“Tërmet tetë ballë”!
K.F Pogradeci largon tetë lojtarë. Veterani Eldjon Topllari ndër lojtarët që ka ndarë rrugët me ekipin liqenor’-thuhet në njoftimin e KF Kalaja.
Arsyet e këtyre largimeve ende nuk bëhen të njohura, ndërsa vetë klubi pogradecar nuk ka dalë me deklaratë dhe priten zhvillimet e mëtejshme pas këtyre largimeve.
Madje ka qenë Topllari që nëpërmjet faqes së tij zyrtare ka njoftuar edhe vetë ai largimin dhe ka shprehur falenderime për skuadrën.
Duhen pritur orët në vazhdim për të mësuar mbi lojtarët e tjerë të larguar.
Today’s news reports the departure of not just a few, but eight players from Pogradeci, a team competing in the First Division. These departures have been described as an “earthquake” within the ranks of the lake-side team, with only one name revealed so far among those leaving.
The mass exodus of players is being reported from the football team Pogradeci, as disclosed by the KF Kalaja page, which closely follows developments in the team from the lakeside city.
“KORÇA BOOM”