Sporti
Rikthehet Abissnet Superiore për vajza, Skënderbeu pret Teutën në Korçë
Kampionati “Abissnet Superiore“ për vajza do të rikthehet të luajë javën e 8-të, pas shkëputjes disa ditore për shkak të angazhimit të futbollisteve me ekipin Kombëtar A në Ligën e Kombeve për vajza.Ndeshjet do të luhen në fundjavë, të shtunën dhe të dielën. Java e tetë do të hapet me sfidën derbi Tirana – Kinostudio, e planifikuar të luhet më datë 9 dhjetor në orën 13:00. Vajzat bardheblu do të kërkojnë të vijojnë ecurinë pozitive, teksa nga ana tjetër ekipi i Kinostudios do të tentojë surprizën ndaj Tiranës.Ditën e diel do të luhen katër ndeshjet e tjera të javës, duke nisur me dy takime të programuara në orën 12:00. Në “Arenën e Demave” Partizani do të presë ekipin e Laçit në një duel mjaft interesant. Vajzat e kuqe do të kërkojnë fitoren për t’u afruar me kreun e renditjes, ndërsa laçianet do të synojnë të marrin një rezultat pozitiv në kryeqytet.Në Korçë, vajzat e Skënderbeut do të luajnë kundër vajzave të Teutës. Korçaret ende nuk kanë marrë një rezultat pozitiv pasi ndodhen në vendin e fundit me 0 pikë dhe kjo javë mund të jetë një mundësi e mirë duke parë edhe pozitën e Teutës në renditje me vetëm 3 pikë të grumbulluara.Në orën 13:00 do të luhen edhe dy sfidat e fundit të javës, Gramshi – Lushnja dhe Vllaznia – Apolonia. Dueli më interesant i javës së tetë është pikërisht Vllaznia – Apolonia, ndeshje që premton spektakël në fushë. Fieraket kanë bërë vetëm një hap fals këtë sezon në disfatën ndaj vajzave të Tiranës, ndërsa kampionet në fuqi të kampionatit kryesojnë renditjen dhe në Shkodër do të kërkojnë të fitojnë sërish.Gramshi do të presë në shtëpi ekipin e Lushnjes që ende nuk ka grumbulluar asnjë pikë këtë sezon. Ndërsa Gramshi numëron vetëm gjashtë pikë dhe do të kërkojë të rikthehet te fitorja në shtëpi.Java e tetë e kampionatit “Abissnet Superiore” për vajza:09.12.2023 Tirana – Kinostudio, ora 13:0010.12.2023 Partizani – Laçi, ora 12:0010.12.2023 Skënderbeu – Teuta, ora 12:0010.12.2023 Gramshi – Lushnja, ora 13:0010.12.2023 Vllaznia – Apolonia, ora 13:00
Sporti
Rrezikon Juri Merlim/ Mesfushori vë në alarm bardhekuqtë
Sporti
SKËNDERBEU: Numrat 10+11/ Rashica-Nikaj 4 gola në 7 javë!
Sporti
Për herë të parë/ Gjashtë arbitra shqiptarë vendosin drejtësi së bashku në ndeshjen e Conference League
Sporti
Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë
Sporti
Korçarët nuk po gjejnë dot ritmin e transfertave
Sporti
JAVA E 8-të e superligës në 3 ditë/ Skënderbeu-Egnatia luhet…
Sporti
Egnatia me mungesa të shtunën drejt Korçës!
Sporti
Ermir Rashica ka një idhull, mësoni kë imiton kur…
Kategoria 2
MALIQI/ 4 lojtarë dhe trajneri Egli Malësija në 11-shin më të mirë të javës!
Sporti
Kalendari kuqezi/ Ekipet kombëtare, në misione të rëndësishme e vendimtare në muajin tetor
-
Sporti3 ditë ago
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
-
Sporti2 ditë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti4 ditë ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti4 ditë ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Sporti4 ditë ago
Skënderbeu në volejboll meshkuj mund pastër Vllazninë
-
Sporti3 ditë ago
Po rikthehet volejbolli i meshkujve të Skënderbeut! Super skuadër…
-
Sporti21 orë ago
Egnatia me mungesa të shtunën drejt Korçës!
-
Aktualitet2 ditë ago
Shuhet i madhi Vangjel Koja! Lamtumirë mjeshtër!
-
Super Liga2 ditë ago
Gvozdenoviç e “shkarkon” humbjen tek…
-
Sporti4 ditë ago
Volejboll/ Skënderbeu fiton ndaj Vllaznisë