Sporti
Rikthehet abissnet superiore për vajza sot skënderbeu pret kinostudion në sfidën e javës së 16 të
“Abissnet Superiore” për vajza do të rikthehet këtë fundjavë, pas shkëputjes disa ditore për shkak të angazhimit të futbollisteve me ekipet Kombëtare A dhe U-19 në kompeticionet europiane.Sfida e parë e javës së 16-të është Skënderbeu – Kinostudio. Kjo ndeshje do të zhvillohet të shtunën në Korçë, në orën 13:00. Në të njëjtën ditë do të luhet edhe sfida Apolonia – Laçi. Fieraket kërkojnë triumfin e radhës në shtëpi dhe kjo përballje do të startojë në orën 14:00.Të dielën do të luhen tre takimet e tjera të javës së 16-të. Në “Arenën e Demave”, në orën 12:00, Partizani do të përballet me Lushnjën. Vajzat e kuqe do të synojnë fitoren e radhës për të mos humbur terren me kreun e renditjes.Në orën 13:00 do të luhet edhe takimi, Gramshi – Teuta, ndërsa java e 16-të e kampionatit “Abissnet Superiore” për vajza do të mbyllet me klasiken e futbollit shqiptar, Vllaznia – Tirana. Kampionet në fuqi të vendit do të kërkojnë fitoren e radhës për të blinduar vendin e parë, ndërsa vajzat bardheblu do të tentojnë triumfin për të rihapur garën për titull. Klasikja e futbollit shqiptar, Vllaznia – Tirana do të luhet në stadiumin “Loro Boriçi” në orën 16:00.Java e 16-të e “Abissnet Superiore” për vajza:Skënderbeu – Kinostudio, 13.04.2024, ora 13:00Apolonia – Laçi, 13.04.2024, ora 14:00Partizani – Lushnja, 14.04.2024 ora 12:00Gramshi – Teuta, 14.04.2024, ora 13:00Vllaznia – Tirana, 14.04.2024, ora 16:00
Sporti
Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë
Sporti
Flet Dhimitraq Xhambazi: Ja kush spikat te Skënderbeu! Kjo superligë, më e fortë
Sporti
FSHF mirëpret Turneun Ballkanik të Futbollit për të Amputuar, marrin pjesë Shqipëria, Kosova dhe Turqia
Sporti
SKËNDERBEU/ Pas Juri Merlim, alarm edhe për Randi Dumfor dhe Etien Tare!
Sporti
EKSKLUZIVE/ Shikoni 10 vite më parë kur Alessandro Del Piero vishte fanelën e Skënderbeut!
Sporti
BASKET MESHKUJ/ Skënderbeu bën blerjen e parë. Vjen Daniel Nlandu KIELY!
Sporti
Rrezikon Juri Merlim/ Mesfushori vë në alarm bardhekuqtë
Sporti
SKËNDERBEU: Numrat 10+11/ Rashica-Nikaj 4 gola në 7 javë!
Sporti
Për herë të parë/ Gjashtë arbitra shqiptarë vendosin drejtësi së bashku në ndeshjen e Conference League
Sporti
Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë
-
Sporti3 ditë ago
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
-
Sporti2 ditë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti4 ditë ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti4 ditë ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Sporti1 ditë ago
Egnatia me mungesa të shtunën drejt Korçës!
-
Sporti4 ditë ago
Skënderbeu në volejboll meshkuj mund pastër Vllazninë
-
Sporti3 ditë ago
Po rikthehet volejbolli i meshkujve të Skënderbeut! Super skuadër…
-
Super Liga2 ditë ago
Gvozdenoviç e “shkarkon” humbjen tek…
-
Aktualitet2 ditë ago
Shuhet i madhi Vangjel Koja! Lamtumirë mjeshtër!
-
Sporti4 ditë ago
Volejboll/ Skënderbeu fiton ndaj Vllaznisë