Connect with us

Sporti

Rising stars prezantohet strategjia e futbollit të vajzave 2023 2026

Federata Shqiptare e Futbollit organizoi pasditen e kësaj të enjteje në stadiumin “Air Albania” eventin e rëndësishëm të lançimit të Strategjisë së Futbollit të Vajzave “Rising Stars 2023-2026”. Një strategji me projekte që pritet të sjellin ndryshime cilësore në futbollin e vajzave në 3 vitet e ardhshme e që është bërë në bashkëpunim me ekspertët më të mirë të UEFA-s pas një pune kërkimore të gjatë.Të pranishëm në këtë event madhor dhe shumë të rëndësishëm për zhvillimin dhe të ardhmen e futbollit të vajzave ishin Presidenti i FSHF-së, Armand Duka, Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, përfaqësuesja e FIFA-s, Arbenita Morina, përfaqësuesja e UEFA-s, Alyssa Lagonia, si edhe futbolliste, mësues, trajnerë, personalitete e legjenda të futbollit shqiptar, etj.Presidenti i FSHF-së, Armand Duka përshëndeti dhe falënderoi të pranishmit për prezencën e tyre në këtë ditë të rëndësishme për të gjithë komunitetin e futbollit shqiptar të vajzave. Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar nënvizoi se strategjia ‘Rising Star 2023-2026’ ka si qëllim zhvillimin e futbollit të vajzave në Shqipëri, krijimin e kushteve më të mira për vajzat, promovimin e futbollit për vajzat, përmirësimin e elitës së futbollit, dyfishimin e vajzave futbolliste si edhe kualifikimin e ekipit kombëtar të vajzave në një kompeticion europian.“Ne jemi sot këtu jo thjesht për të prezantuar një dokument që quhet strategjia e futbollit të vajzave dhe grave në Shqipëri, por për të vënë objektivat e të ardhmes dhe strategjitë. Në radhë të parë do të doja t’ju falenderoja të gjithëve që jeni sot këtu dhe më vjen shumë mirë që ka shumë prezencë vajzash në sallë, kjo është një shenjë e mirë që jemi në rrugën e duhur. Fatmirësisht kemi edhe Ministren grua dhe dua ta falenderoj shumë jo vetëm që është sot këtu por për mbështetjen që i jep futbollit në përgjithësi. Bashkarisht kemi ndërtuar projekte siç është ai i futbollit në shkolla dhe bashkë do të zhvillojmë projekte akoma më të mëdha. E falënderoj edhe një herë Ministren, e falënderoj Ambasadoren Valbona Selimllari, drejtuesit e klubeve, Kryetarin e Bashkisë dhe drejtuesin e ri të klubit Gramshi, Besin dhe padyshim që dua të falënderoj shumë dy përfaqësueset e FIFA-s, Arbenitën dhe UEFA-s, Alyssan.Bashkarisht kanë punuar me stafin e Federatës për të hedhur në letër dokumentin që ne kemi sot përpara. Kjo strategji bazohet në eksperiencën që ne kemi në qëllimin e futbollit të vajzave në Shqipëri. Kemi filluar relativisht vonë por hapat kanë qenë të mirë dhe të kënaqshëm. Kemi shembuj pozitiv, kemi organizime pozitive, por kemi edhe rezultate siç është ai i Vllaznisë. Kulmi ishte me pjesëmarrjen në grupet e Champions League. Kemi vajza që mund të jenë shembull. Ky dokument apo kjo strategji për realizimin e objektivave të saj, mbështetet në ndryshimin e infrastrukturës dhe krijimin e kushteve më të mira për vajzat, në promovimin e futbollit për vajzat, në përmirësimin e elitës së futbollit siç është Vllaznia apo ekipet Kombëtare por edhe në politikën për të afruar sa më shumë vajza në futboll. Dua të falenderoj FIFA-n për mbështetjen me projekte të dedikuara për futbollin e vajzave, gjithashtu edhe UEFA-n me mbështetjen jo vetëm për hartim dokumentash apo për të na treguar rrugën se si përmirësohet, por edhe me mbështetje konkrete dhe projekte financiare etj. Jemi në fundvit dhe në prag të hartimit të buxhetit, e ftoj Ministren që të jetë një vit ku buxheti të përqëndrohet pak më shumë për futbollin e vajzave.Ne jemi në një moment shumë të mirë, historik në vitin 2023 me suksese të jashtëzakonshme. Me suksese në ndryshime organizative infrastrukturore, por ajo që ishte qershia mbi tortë janë rezultatet e ekipit Kombëtar, klasifikimi i tij në vendin e parë në grup dhe kualifikimi në Euro 2024 dhe në këtë atmosferë pozitive ne zgjodhëm këtë ditë për të lançuar këtë strategji të futbollit të vajzave për të treguar dhe demostruar se ne duam që futbolli i vajzave të arrijë në të njëjta nivele. Dikujt mund t’i duket utopike por fatmirësisht është e realizueshme, përderisa është realizuar në disa vende të Europës edhe ne do ta realizojmë. Hapa tonë në një histori më pak se 13-vjeçarë janë vërtetë gjigande. Sot ne kemi ekipe Kombëtare të vajzave të të gjitha niveleve, kemi një kampionat Kombëtar të vajzave, kemi një numër të shtuar të vajzave dhe që kemi objektiv ta dyfishojmë në vitin 2026.Dua t’i ftoj të bashkohemi të gjithë bashkë, qeveria, FIFA, UEFA dhe FSHF, që me financat e sja incetivon më shumë se sa futbolli i meshkujve. Mbase pak e dinë por ne kemi 20% të buxhetit që e adresojmë jo vetëm për infrastrukturë por edhe për incentivimin e futbollit të vajzave, do vazhdojmë ta bëjmë dhe do të bëjmë akoma më shumë. Ju ftoj që bashkarisht të përpiqemi maksimalisht për të realizuar objektivat që vendos kjo strategji dhe pse jo për ta parë një ditë futbollin e vajzave në të njëjtin nivel me të djemve, që një ditë të bëjmë rezultate historike si ai që kemi bërë në 2023 me Kombëtaren e djemve”- tha Presidenti Duka në fjalën e tij.Sakaq, një fjalë përshëndetëse mbajti edhe Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu, e cila tha se në të ardhmen do të bëhen më shumë investime në fushën e futbollit.“Jam shumë e kënaqur që sot vij në prezantimin e një strategjie që bëhet për herë të parë në Shqipëri, nga FSHF, strategjia për futbollin e vajzave. Ashtu sikurse ju ja keni dedikuar këtë strategji vajzave, jam e bindur që pas të gjithë analizës që ju keni bërë është në fakt një investim në potencialin e pashfrytëzuar të vajzave dhe grave edhe në drejtim të një sporti që pak vite më parë dukej si një sport që i përkiste vetëm djemve. Nëse deri dje masivizimi i sportit nuk ka qenë edhe aq i lehtë për arsye edhe të infrastrukturës sportive, sot është bërë më i lehtë dhe më i lehtë do të bëhet, pasi përveç infrastrukturës sportive, si stadiumi Air Albania ku ndodhin ngjarje Kombëtare, por edhe ndërkombëtare, gjithashtu edhe në qytetet të ndryshme janë ndërtuar stadiume të reja dhe do të ndërtohen. Masivizimi i sportit, sidomos sporte të tilla bëheshin të pa aksesueshëm për vajzat, sot ka ndryshuar qasja dhe vjen pikërisht nga investimet që po ndodhin, po bien tabu dhe po shemben barriera, sot bëhen më të thjeshta pikërisht për shkak të qasjes që po ndiqni”, – tha Ministrja e Arsimit dhe Sportit, Ogerta Manastirliu.Përfaqësuesja e UEFA-s, Alyssa Lagonia përshëndeti gjithashtu eventin e FSHF-së, ndërsa falënderoi qeverinë e futbollit shqiptar për këtë strategji dhe mbështetjen e vazhdueshme që i jep futbollit të vajzave.“Jam shumë e nderuar dhe është privilegj për mua të jem këtu mes jush sot, në kuadër të lançimit të strategjisë së futbollit të vajzave. Dua të uroj FSHF-në për këtë arritje të jashtëzakonshme dhe sigurisht Presidentin Duka, Sekretarin e Përgjithshëm Shulku, Anilën, Florin dhe të gjithë të tjerët, për finalizimin e strategjisë së futbollit të vajzave. Gjatë viteve që kemi punuar me ju, kemi vënë re ndryshime dhe arritje në futbollin tuaj të vajzave. Në emër të UEFA-s, dua të falënderoj FSHF-në për vëmendjen që i jep futbollit të vajzave dhe presim me shumë kërshëri se çfarë do të na rezervojë e ardhmja”, – tha përfaqësuesja e UEFA-s, Alyssa Lagonia.Shqiptarja Arbenita Morina, e cila përfaqësoi FIFA-n në këtë event premtoi se me mbështetjen e qeverisë së futbollit ndërkombëtar e atij europian, këto objektiva do të bëhen realitet.“Ju premtoj që FIFA dhe UEFA, do mundohemi bashkë që t’i arrijmë të gjitha objektivat e kësaj strategjie. Shpresoj që ta shoh Shqipërinë të ecë përpara dhe shumë vajza të luajnë futboll. Vitet e tjera do të jenë për ne”- tha përfaqësuesja e FIFA-s, shqiptarja Arbenita Morina.Ambasadorja e Futbollit të vajzave në Shqipëri, Valbona Selimllari, u shpreh krenare për arritjet e vajzave në futboll.“Në takimin e fundit që kam bërë me vajzat i thashë bravo na keni bërë krenare, në anën tjetër djemtë ishin xhelozë, sepse vajzat në fare pak kohë kanë arritur rezultate shumë të mëdha. Jam krenare shumë për ju, padiskutim edhe për djemtë e Kombëtares sepse na nderuar me paraqitjet e tyre. Shpresoj të bëj akoma më shumë dhe imazhi im sado të mundet të ndihmojë në qasjen e vajzave në këtë sport shumë të bukur, që nuk është vetëm fizik. Një nga arsyet që kam dashur që fëmijët e mi të merren me sport është sepse sporti sidomos me ekipe formon karakterin e një fëmijë dhe është shumë i rëndësishëm për formimin e karakterit e tyre. Disiplina sportive i rrit ata të shëndetshëm dhe i mban larg të gjitha situatave të tjera që ne sot po jetojmë”, – tha Ambasadorja e Futbollit të vajzave në Shqipëri, Valbona Selimllari.Anëtarja e Komitetit Ekzekutiv, Anila Basha, theksoi se puna për futbollin e vajzave do të vazhdojë të jetë e madhe në të ardhmen, ndërkohë që falënderoi UEFA-n dhe FIFA-n për mbështetjen e tyre të vazhdueshme.“Kemi kohë që kemi nisur punën me strategjinë e vajzave, padyshim kemi punuar shumë gjatë gjithë këtij viti dhe vitin e kaluar gjithashtu. Në Komitetin Ekzekutiv kam lobuar fort për të marrë disa reforma të rëndësishme. Kolegët në KE i falënderoj, sepse na kanë ndihmuar dhe do të bëjmë edhe shumë gjëra të tjera të bukura. Këtë strategji ne e kemi punuar ditë pas ditë, muaj pas muaji me miqtë tanë në UEFA që i falenderoj për ekspertizën e tyre të jashtëzakonshme, për mënyrën se si e kanë parë futbollin e vajzave dhe të grave në shqipëri, mënyrën se si duhet të kalojmë në një stad më të avancuar dhe padyshim një falenderim i madh shkon edhe për FIFA-n”, deklaroi ndër të tjera Anila Basha.

Continue Reading

Sporti

Korçarët nuk po gjejnë dot ritmin e transfertave

Në sezonin e kaluar korçarëve nuk u kanë munguar pikët në ndeshjet e transfertave, jo vetëm barazime që kanë qenë të dukshme, por kanë mundur të marrin edhe fitore. Por në këto javë të këtij sezoni duket se në transfertë nuk po gjejnë dot ritmin e duhur për të marrë pikë.

Po të shikosh, të shtatë pikët i kanë marrë në fushën e tyre me atë barazim të parë me Elbasanin, fitoret me Vllazninë dhe Laçin. Këtë fakt e ka pranuar edhe trajneri Ivan Gvozdenoviç i cili ka deklartuar: “Në sezonin e kaluar luanim më mirë dhe merrnim pikë më shumë jashtë fushe. Këtë sezon është e kundërta. Këtu do të ndalemi dhe duhet të ndryshojmë këtë statistikë.”

Një relalitet që është i dukshëm nga të gjithë dhe pikët flasin vetë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

JAVA E 8-të e superligës në 3 ditë/ Skënderbeu-Egnatia luhet…

Kategoria Superiore do të rikthehet ditën e premte, me Dinamo-Laçi që do të ngrejë siparin e javës së tetë. Kjo sfidë do të startojë në orën 19:00, ndërkohë që fundjava do të pasojë me 4 duelet e tjera.  

Interesant është fakti se të gjitha duelet në këtë javë do të luhen në orën 19:00.  

Ditën e shtunë luhen dy duelet Partizani-Bylis dhe Skënderbeu-Egnatia. Java do të mbyllet ditën e diel me përballjet, Teuta-Tirana dhe Vllaznia-Elbasani.  

JAVA E TETË E SUPERLIGËS

TË PREMTEN 4 TETOR 2024 

ORA 19:00 DINAMO-LAÇI

TË SHTUNËN 5 TETOR 2024 

ORA 19:00 PARTIZANI-BYLIS

ORA 19:00 SKËNDERBEU-EGNATIA

TË DIELËN 6 TETOR 2024 

ORA 19:00 TEUTA-TIRANA

ORA 19:00 VLLAZNIA-ELBASANI

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Egnatia me mungesa të shtunën drejt Korçës!

Egnatia duket realisht se ka humbur diçka nga forca e sezonit të shkuar, kur dominonte çdo kundërshtar, por është fakt që me Partizanin ndikuan jo pak mungesat që trajneri Tetova kishte në mbrojtje. Arbenit Xhemajli nuk ishte i grumbulluar për shkak dëmtimi.

Për të njëjtën arsye nuk luajtën Dylis dhe Fangaj, por këta të fundit të paktën ishin në stol. Trajneri Tetova nuk preferoi ndoshta të rrezikonte, duke i ruajtur dy lojtarët për sfidën e radhës me Skënderbeun në Korçë. Shpresat janë që Dylis dhe Fangaj do të jenë gati për këtë transfertë dhe ky është një lehtësim për stafin teknik të rrogozhinasve. Por edhe për këtë javë mungesat nuk u ndahen kampionëve në fuqi.

AHMETAJ – Mesfushori Alesandro Ahmetaj, titullar në ndeshjet e fundit, nuk mund të luajë kundër Skënderbeut, sepse është i skualifikuar për shkak kartonësh. Kartoni i verdhë që lojtari mori ndaj Partizanit të premten e kaluar ishte i katërti, kështu që ai e ka humbur sfidën e javës së 8- të. Ahmetaj shënoi 2 gola në fitoren e thellë kundër Bylisit dhe po bënte një paraqitje të mirë, ndërsa tani vjen ky pushim i detyruar. Në mesfushë Egnatia në fakt ka alternativa. Aleksi, që ka luajtur në mbrojtje, pritet të kthehet në vendin e tij, ndërkohë që të gatshëm për trajnerin Tetova janë edhe Zejnullai, Lushkja dhe Ujka, apo edhe Uotlai.

SULMI – Kampionët në fuqi vazhdojnë të shfaqin probleme në repartin e sulmit, ku në 7 ndeshje të zhvilluara vetëm 2 gola kanë realizuar lojtarët e këtij reparti. Vuthaj ka shënuar vetëm një gol me penallti, po ashtu edhe Xhoel e ka gjetur rrugën e rrjetës vetëm një herë. Këta kanë qenë dy sulmuesit titullarë të rrogozhinasve, ndërsa ata që janë aktivizuar si zëvendësues, Kasa, Drame dhe Jahaja, nuk kanë shijuar ende golin e parë sezonal.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Ermir Rashica ka një idhull, mësoni kë imiton kur…

Deri në këto momente Ermir Rashica është golashënuesi me i mirë i korçarëve me tre gola të shënuar. Si një sulmues i krahut të majtë ai dallohet për shpejtësinë në veprime dhe si një goditës i portës.

Por realisht, për një sulmues si ai duhet të ishin më shumë gola, gjithsesi është fillimi dhe deri në fund të kampionatit mund dhe shpresohet se do të shënojë edhe më shumë.

Por ajo që të bën përshtypje po ta ndjekësh me kujdes, është veprimi i tij kur shënon dhe merr pikërisht ato pozicione që edhe Kristiano Ronaldo merr pas shënimit.

Pra duket se kë ka idhull Rashica dhe kë ndjek në lojë se si vepron dhe si feston.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kategoria 2

MALIQI/ 4 lojtarë dhe trajneri Egli Malësija në 11-shin më të mirë të javës!

Portieri Almeida Costa, mbrojtësit Klesti Blaceri, Euxhenio Torollari, mesfushori Shkëlzen

Tako si dhe trajneri Egli Malësija janë zgjedhur në formacionin më të mirë të javës së dytë në

Grupin B të Kategorisë së Dytë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Kalendari kuqezi/ Ekipet kombëtare, në misione të rëndësishme e vendimtare në muajin tetor

Tetori është një muaj shumë i rëndësishëm për Shqipërinë e futbollit. Thuajse të gjitha ekipet tona kombëtare, djem e vajza do të zbresin në fushën e lojës për të zhvilluar ndeshje shumë të rëndësishme.

Trajneri Silvinjo dhe trajneri Armir Grima do të drejtojnë ekipet e tyre kombëtare në sfida vendimtare dhe të rëndësishme për fatet e skuadrave në kompeticionet respektive. Shqipëria e Silvinjos do të luajë dy takime të rëndësishme në transfertë ndaj Çekisë (11 tetor, ora 20:45) dhe tre ditë më vonë ndaj Gjeogjisë (14 tetor, ora 18:00), të vlefshme për Ligën e Kombeve.

Sakaq, Shqipëria e vajzave, e drejtuar nga trajneri Armir Grima do të luajë dy ndeshje të rëndësishme ndaj Norvegjisë më 25 tetor (Loro Boriçi, ora 16:00) dhe 29 tetor (Ullevaal Stadion, ora 19:00). Këto sfida do të luhen në kuadër të raundit të parë të play-off-it, të vlefshme për Kampionatin Europian për vajza “Zvicër 2025”. Nëse Shqipëria kalon me sukses këtë raund, në fazën e dytë do të përballet me fituesen e çiftit Kroaci – Irlandë e Veriut.

Në fushë këtë muaj do të zbresin edhe ekipet kombëtare të moshave. Sfidat më të rëndësishme sigurisht do t’i kenë ekipet kombëtare të moshave U-17 për djem e vajza, që do të luajnë ndeshjet e raundit të parë kualifikues për Kampionatet Europiane respektive. Kombëtarja U-17 e drejtuar nga Andrea Tedesco, e kualifikuar direkt në finalet e Kampionatit Europian “Shqipëri 2025” do të luajë ndeshjet e raundit të parë në datat 9, 12 dhe 15 tetor ndaj Kroacisë, Hollandës dhe Ishujve Faroe. Të gjitha këto sfida do të luhen në Shqipëri.

Edhe raundi i parë i kualifikueseve të Kampionatit Europian U-17 për vajza do të zhvillohet në vendin tonë në datat 30 tetor – 5 nëntor. Shqipëria e drejtuar nga trajnerja Cyme Lulaj do të përballet me Kosovën (30 tetor) dhe Izraelin (5 nëntor).

Ekipi kombëtar U-21 do të luajë ndeshjen e fundit të kualifikueseve të Europianit U-21, ndaj Armenisë në “Air Albania” më 15 tetor, në ora 18:00. Kjo është sfida e fundit e ekipit Shpresa në këto kualifikuese të Europianit.

Ndërkaq, ekipi kombëtar U-19 do të luajë dy sfida miqësore ndaj Malit të Zi më 11 tetor në Podgoricë dhe 13 tetor në “Reshit Rusi” në Shkodër. Këto do të jenë edhe dy testet e fundit të skuadrës së drejtuar nga trajneri Julian Ahmataj përpara sfidave zyrtare të kualifikueseve të Europianit për këtë grupmoshë.

Ekipi kombëtar U-15 për vajza do të luajë dy sfidat e radhës të turneut “UEFA Development” ndaj Estonisë (2 tetor) dhe Maqedonisë së Veriut (5 tetor) ndërsa edhe kombëtarja U-15 për djem do të marrë pjesë në një turne të njëjtë ku do të përballet me Bosnje – Hercegovinën, San Marinon dhe Ishujt Faroe. Ky turne do të zhvillohet në vendin tonë në datat 20-28 tetor.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Humbja me Tiranën/ Ivan Gvozdenoviç “hakmerret”, nuk ka asnjë ditë…

Zakonisht pas çdo ndeshjeje ka edhe një ditë pushimi ose ekip të ndarë në grupe, por këtë herë Gvozdenoviç nuk ka menduar të lërë të tijtë pushim. Në orën 17:00 të pasdites së djeshme i gjithë ekipi pa përjashtim ishte në proces stërvitor edhe pse akoma nuk kishin kaluar 24 orë nga humbja e fundit.

Në seancën e parë u punua në dy pjesë ku vazhdon t’i kushtohet rëndësi përgatitjes fizike dhe seancat nuk janë ndërprerë për asnjë moment.

Më pas pjesa e dytë ishte një stërvitje me topin dhe një pjesë edhe taktike. Kështu do të vazhdohet deri ditën e ndeshjes së radhës me një seancë stërvitore.

Stërvitja e radhës do të jetë sot pasdite në aneksin e stadiumit “Skënderbeu” dhe kjo do të thotë se pas humbjes Skënderbeu është “dënuar” të mos pushojë asnjë ditë të vetme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

TENIS/ Njihuni me fituesit “Korça Junior 2024”

Denis Gaba e Marina Qeramixhi në U16 dhe Jonis Gaba e Aleksia Beta në U12 shpallen fitues të “KORÇA JUNIOR 2024”.

Është përbyllur turneu “KORÇA JUNIOR 2024” për kategorinë U12 dhe U16 në qendrën sportive në qytetin e Korçës, më 28-29 shtator, organizuar nga Federata Shqiptare e Tenisit në bashkëpunim me Tennis Korça Club.

Fituesit dhe finalistë e turneut sipas kategorive: U16 Djem: Fitues Denis Gaba me rezultatin 6-4, Ret ndaj finalistit Kledi Gaba. 16 Vajza: Fituese Marina Qeramixhi me rezultatin 6-1, 6-4 ndaj finalistes Liset Prifti.

U12 Djem: Fitues Jonis Gaba me rezultatin 4-2, 2-4, 10-8 ndaj finalistit Kleis Rota.

U12 Vajza: Fituese Aleksia Beta me rezultatin 4-2, 4-2 ndaj finalistes Hajdi Hysa. Urime dhe suksese të gjithë tenistëve pjesëmarrës!

 REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Presidenti Duka: Organizimi i Kampionatit Europian U-21 është vetëm një event sportiv, Shqipëria përfiton shumë

Presidenti i Federatës Shqiptare të Futbollit, Armand Duka, ishte i ftuar nëpërmjet një lidhje live mbrëmjen e djeshme në emision sportiv “AS” në Radio Televizionin Kombëtar të Kosovës me dy  gazetarët, Alba Merovci dhe Arlind Grantolli.

Kreu i qeverisë së futbollit shqiptar komentoi kandidimin për organizimin e UEFA EURO U21 2027 së bashku me Federatën Serbe të Futbollit, duke nënvizuar se është vetëm një event sportiv dhe nga ky organizim Shqipëria përfiton shumë.

Mbledhja e Komitetit Ekzekutiv të UEFA në Tiranë në shtatorin e vitit 2025 ishte një çështje tjetër që Presidenti Duka foli në emisionin sportiv “AS”, duke e konsideruar një ngjarje shumë të rëndësishme që do ta vendosë Shqipërinë në hartën e Europës.

Gjithashtu, kreu i Federatës u ndal edhe te performanca e Kombëtares në Nations League dhe shtoi se dy ndeshjet e radhës në muajin tetor në transfertë janë kyçe për renditjen përfundimtare.

Organizimi i Kampionatit Europian U-21 2027 – Ashtu siç dihet, ne kemi aplikuar për të organizuar Kampionatin Europian U-21 2027 në Shqipëri. Kemi aplikuar si Federatë e vetme dhe pastaj duke parë dhe aplikuesit kemi bashkuar kandidaturën bashkë me Federatën Serbe të futbollit për të organizuar Kampionatin Europian. Arsyet unë i kam sqaruar edhe më parë se pse kemi bashkëpunuar me një Federatë tjetër, për shkak të mungesës së infrastrukturës për të mbuluar të gjithë Europianin. Serbia ishte shteti më i mundshëm që mund t’i plotësonte këto kritere, pasi në garë ishin vetëm katër federata, ajo Shqiptare, Serbe, Turke dhe e Belgjikës.

Për ne është vërtetë një ngjarje e madhe sportive, organizimi i Kampionatit Europain U-21 që nuk ka ndodhur kurrë më parë. Benefitet për Shqipërinë janë të shumta, përveç imazhit të vendit është promovimi i futbollit në Shqipëri. Gjithashtu nëpërmjet këtij organizimi Kombëtarja shqiptare U-21 merr pjesë në finalet e Europianit si vend organizator dhe futbollistët tanë kanë mundësinë të shprehin aftësitë e tyre në një kompeticion të rëndësishëm që nuk ka ndodhur asnjëherë në historinë e Shqipërisë. Infrastruktura e vendit merr një zhvillim të madh, padyshim edhe nga Kampionati Europian U-17 që do të zhvillohet në vendin tonë në vitin 2025. Unë e shoh vetëm si një event sportiv.

A keni biseduar me Federata të tjera për të bërë të mundur organizimin e Europianit apo vetëm me Federatën Serbe të futbollit? –  Gara për aplikimin hapet për 55 Federatat dhe të gjithë ato që mendojnë se kanë kushte për të organizuar një kompeticion të tillë aplikojnë. Ne padyshim që kemi biseduar qoftë me Kosovën dhe Maqedoninë e Veriut, por nuk i kanë pasur mundësitë për ta filluar këtë aplikim.

Mendimi që mund të bëheshin në vitin 2027 nuk të bën fitues, pasi duhet të kesh diçka në momentin që t’i aplikon në një kompeticion të tillë. Të vetmit që kishin aplikuar ishin Belgjika, Turqia e Serbia dhe ne ose mund të vazhdonin garën të vetëm ose mund të bashkoheshim për të qenë më kompetitiv për ta mundësuar organizimin e Europianit.

Si i keni pritur reagimet për organizimin e Kampionatit Europian U-21 2027? –  Është normale që të ketë mendime të ndryshme duke pasur parasysh edhe historinë. Unë nuk mendoj dhe nuk jam nisur asnjëherë, jo vetëm unë, por as Federata dhe shteti shqiptar që organizimi i Kampionatit Europian do të amnistojë atë çfarë ka ndodhur. Projekti është sportiv dhe ne kemi benefitet sportive dhe po bashkëpunojmë me Federatën Serbe të futbollit, jo me politikën dhe as me policinë apo shtetin serb.

Padyshim që i ka ngarkesat emocionale në mes, padyshim që historia nuk mund të harrohet dhe as nuk mund të amnistohet nga ne, por gjithsesi mesazhi i solidaritetit dhe bashkëpunimit nëpërmjet futbollit mendoj që është i rëndësishëm. Ne duhet të shohim përpara që të jetojmë në paqe për vete dhe për fëmijët tanë, për të ardhmen tonë. Nuk dua të nënvlerësoj në asnjë moment komentet emocionale, që për dikë janë më objektive dhe për dikë janë për të fituar benefite mediatike. Mendoj që është në të mirë të futbollit shqiptar dhe pikërisht për këtë ne jemi këtu.

Si është pritur nga politika në Shqipëri ky bashkëpunim? – Deri tani ne jemi dy Federatat e vetme që kemi plotësuar kriteret dhe dokumentacionin për të vazhduar garën për organizimin e Kampionatit Europian U-21 2027. Nga momenti që ne kemi aplikuar dhe deri më sot është bërë një punë voluminoze, shumë e madhe dhe jo vetëm nga Federata, por edhe nga qeveria shqiptare, bashkitë e qyteteve ku ne kemi aplikuar për të organizuar kampionatin.

Gjithashtu, nga aeroporti i Tiranës, nga struktura e hotelerisë, sepse janë të gjithë këto bashkë që plotësojnë dosjen dhe do të shqyrtohet për të qenë e pranueshme për të organizuar apo jo. Unë do të doja t’i falënderoj shumë ato që kanë bashkëpunuar me ne, sepse puna me të vërtetë ka qenë shumë voluminoze nga të gjithë institucionet shqiptare, nga Ministria e Arsimit dhe Sportit, nga Ministria e Brendshme, nga Ministra e Transportit, nga bashkitë, aeroporti dhe të gjithë të tjerët. Kanë bërë të gjithë këtë volum pune sepse dëshirojnë që të kemi një kompeticion kaq shumë të rëndësishëm në Shqipëri.

Keni diskutuar me Presidentin e FFK, Agim Ademi, për këtë bashkëpunim? – Unë kam marrëdhënie shumë të mira me Agim Ademin, por marrëdhëniet e mia kryesore janë me futbollin e Kosovës dhe çdo gjë të mirë që mund të bëhet në futbollin e Kosovës. Përveç marrëdhënieve miqësore, Agim Ademin e mbështes në të gjitha lëvizjet për zhvillimin e futbollit në Kosovë. Diskutimi i parë jo vetëm në këtë rast, që padyshim është një çështje sensitive ka qenë me Federatën e Kosovës me Agim Ademin, gjithashtu edhe me Federatën e Maqedonisë së Veriut, pastaj kemi vazhduar më tej.

Më janë përgjigjur që nuk mund të jemi pjesë e projektit për arsye të kushteve, padyshim që ato pastaj nuk mund të vendosin për vendimet e Federatës Shqiptare të Futbollit. Ne kemi mesazhe shumë të mira nëpërmjet futbollit, jo vetëm në Shqipëri, por edhe përtej saj. Ne kemi futbollistë nga Serbia që luajnë në Shqipëri dhe trajnerë që bëjnë futboll, jo politikë. Në marrëdhëniet e futbollit ne jemi korrektë më të gjithë ato që luajnë futboll dhe që duan të mirën dhe progresin e futbollit. Nuk është mirë ngjyrimi politik i futbollit, është mirë që të marrim mesazhet pozitive që janë edhe objektivat kryesore të futbollit. Futbolli është një lojë, argëtim dhe emocion, por mesazhi kryesor është fryma e skuadrës, solidariteti dhe bashkëpunimi.

Mbledhja e KE së UEFA-s në Tiranë – Është një ngjarje shumë e rëndësishme për ne. Ne e dimë që shtete shumë më të zhvilluara se ne si Gjermania, Franca, Italia, Spanja gjithmonë tentojnë dhe kanë organizuar evente të rëndësishme sepse promovojnë futbollin e vendit dhe vendin në përgjithësi. Të gjithë aktivitetet që bëhen në Shqipëri janë shumë të rëndësishme dhe unë e shoh vetëm si një ngjarje pozitive. Dua t’i falënderoj ato që kanë vendosur të vijnë në Shqipëri dhe të gjithë ato që kanë punuar për Shqipërinë që të jetë në hartën e Europës.

Performanca e Kombëtares shqiptare në Nations League? – Nations League është një kompeticion specifik, pasi fillon dhe mbaron shpejt, zgjat vetëm 3 muaj. Janë 6 ndeshje në një grup të balancuar. Mendoj që e kemi filluar mirë, fituam me Ukrainën dhe jo me të njëjtin rezultat në Shqipëri me Gjeorgjinë. Gjithsesi mbetet grup i balancuar.

Kompeticioni i Nations League është vërtetë shumë i rëndësishëm për ato që të ofron. Nëpërmjet Nations League mund të sigurosh një vend në play-off për Kupën e Botës, nëse renditemi në vendin e parë ngjitemi në Ligën A. Pra, është kompeticion i rëndësishëm, vendi i dytë luan play-off për t’u ngjitur më lart, ndërsa vendi i tretë luan play-out për grupin C dhe vendi i fundit mbetet jashtë. Ne duhet ta luftojmë deri në fund, i kemi të gjitha mundësitë për të fituar që të jemi të parët në grup. Jemi të përgjegjshëm për kundërshtarët që janë vërtetë për t’u respektuar. Kemi dy transferta tani në Çeki dhe Gjeorgji, mendoj që janë kryqëzim, pika kyçe për të ardhmen apo për përfundimin e Nations League.

Kualifikimi në Botëror është objektivi madhor, është i realizueshëm por shumë i vështirë. Duhet të presim dhe shortin e 13 dhjetorit. Uroj që të kemi një short të mirë, të kemi skuadrën në formën e duhur dhe të vazhdojmë objektivin dhe ëndrrën tonë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

UEFA Development U-15 për vajza/ Shqipëria luan ndeshjen e parë ndaj Kosovës

Janë zhvilluar këtë të hënë ndeshjet e para të turneut “UEFA development” U-15 për vajza, që organizohet nga FSHF në datat 30 shtator – 5 tetor me pjesëmarrjen e Shqipërisë, Kosovës, Estonisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Shqipëria U-15 luajti takimin e parë ndaj Kosovës dhe u mposht me shifrat 5-3.

Trajnerja Daniela Kodra hodhi në fushë këtë formacion startues: Ambra Reshiti (GK), Anita Boqaj (C), Reiana Jahelezi, Medina Haka, Elda Ahmeti, Laureta Dautaj, Aldisa Kronaj, Caroline Ëintz, Agnesa Mehmeti, Ava Hyseni, Adela Thaqi.

Pjesa e parë nisi shumë mirë për kombëtaren shqiptare, teksa Ava Hyseni kaloi në avantazh Shqipërinë në minutën e 7-të përmes një super goli nga goditja e dënimit, duke e dërguar topin drejt e në rrjetë. Epërsia zgjat tre minuta, pasi Kosova barazon shpejt rezultatin e ndeshjes, duke i çuar shifrat në 1-1.

Në minutën e 21-të Aldisa Kronaj dyfishon rezultatin për vajzat kuqezi, me një goditje nga jashtë zone, me topin që prek traversën dhe kalon vijën fatale. Festë në pankinën shqiptare. 7 minuta më vonë vjen edhe goli i tretë për Shqipërinë. Reiana Jahelezi realizoi nga distanca një tjetër super gol, me portieren kosovare që nuk e priti dot. Kosova shkurtoi rezultatin në minutën e 42-të, duke i çuar shifrat në 3-2. Pjesa e parë mbyllet me këtë rezultat.

Në fraksionin e dytë, Kosova përmbys rezultatin duke shënuar tre gola. Fillimisht Verona Kadaj barazoi rezultatin në minuten e 61-të, ndërsa Kuci e Mehmeti realizuan golat e fitores për Kosovën. Ndeshja mbyllet me rezultatin 5-3 për Kosovën.

Në ndeshjen tjetër të grupit të luajtur paraditen e sotme në “Shtëpinë e Futbollit”, Estonia mundi Maqedoninë e Veriut me rezultatin 3-1

Ndeshjet e dyta të këtij turneu do të luhen me 2 tetor po në “Shtëpinë e Futbollit”. Shqipëria do të përballet me Estoninë në ora 15:00, ndërsa Maqedonia e Veriut do të luajë ndaj Kosovës në ora 11:00.

Më poshtë edhe kalendari i turneut dhe rezultatet: 

Ndeshjet e para (30 shtator)

Maqedoni e Veriut – Estoni 1-3

Shqipëri – Kosovë 3-5

Ndeshjet e dyta  (2 tetor)

Maqedoni e Veriut – Kosovë, ora 11:00 “Shtëpia e Futbollit”

Shqipëri – Estoni, ora 15:00, “Shtëpia e Futbollit”

Ndeshjet e treta (5 tetor )

Estoni – Kosovë, ora 11:00 “Shtëpia e Futbollit”

Shqipëri – Maqedoni e Veriut, ora 15:00, “Shtëpia e Futbollit”

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News