Connect with us

Sporti

Rrugëtimi kuqezi drejt euro 2024 nota për kombëtaren dhe jeta në shqipëri rrëfehet silvinjo

Sylvio Mendes Campos Junior, trajneri i Kombëtares Shqiptare, ka rrëfyer në një intervistë për RTSH rrugëtimin e kuqezinjve në kualifikueset e “Euro 2024”. Braziliani tregoi si pranoi ofertën e FSHF, ndërkohë që kaloi më pas te ndryshimet e bëra në Kombëtare. Tekniku kuqezi i ka vënë një notë Shqipërisë së tij në kualifikuese dhe është ndalur edhe te dy ndeshjet e fundit me Moldavinë dhe Ishujt Faroe. Në fund Silvinjo ka folur edhe në lidhje me rinovimin e kontratës.KUALIFIKUESET –“Është kënaqësi të mund të rikujtojmë gjithçka, teksa gjithçka është kaq e freskët. Por po, kemi bërë një rrugëtim shumë të bukur, të gjithë bashkë. Futbollistët i kapën shpejt idetë e futbollit, konceptin tim. Por përtej kësaj, njerëzit vijnë masivisht në stadium… E dimë se kur luan për kombëtaren përgjegjësia është e madhe, ka një peshë të madhe. Tifozët duan të shohin zotërim të mirë të topit, një driblim, një tunel, një goditje të bukur, gola po sigurisht, por mbi të gjitha zemër dhe shpirt. Ka pritshmëri, sigurisht edhe në klub, por në kombëtare është diçka më shumë. Kam bërë një rrugëtim 3-vjeçar me kombëtaren braziliane, nga 2016 në 2019. Bëmë Botërorin e 2018 së bashku, pastaj unë e ndoqa edhe atë. Si futbollist është një gjë, por si bashkëpunëtor i stafit e pashë që ishte e rëndësishme. Aty e kuptova menjëherë se përtej të luajturit e të bërit punë, shpirti e zemra janë të rëndësishme”.PSE PRANOI SHQIPËRINË– “Futbolli të mundëson gjëra të mrekullueshme. Eksperienca me Kombëtaren me bëri të shkoja përpara me Shqipërinë. Gjëja e parë ishte të jetoja në Shqipëri. Këtu Federata të jep mundësinë të bësh një punë të madhe. Fusha. Qendra sportive. Edhe eksperienca me Brazilin më bëri që të prezantoja te lojtarët projektin tonë. Ishte një sfidë e rëndësishme dhe e bukur. Mendoj se të gjitha palët janët të kënaqura sot, si Federata, edhe ne, edhe futbollistët, madje duke përfshirë edhe tifozët.A më tha njeri pse erdha deri në Shqipëri? Mundësi për të punuar, një federatë e mirë, një qendër sportive e re, futbollistë të fortë. Duhet të organizoj dhe punoj, na duhet kohë për t’u rritur. Nuk them që mund të bëhemi Franca, Gjermania, por mund të rritemi dhe të mendojmë të zhvillohemi shkallë-shkallë, duke menduar që të luajmë në një Botëror, apo Evropian tjetër. Pastaj fillon dhe mësohesh me këto nivele”.MODULI, ASANI DHE SEFERI –“Kisha studiuar pak skuadrën. Prej 2-3 vitesh luante me një 3-5-2, unë kisha për qëllim të luaja me 4-3-3, ose 4-2-3-1. Nuk do të kishte një lojtar të pestë në linjë që shtyn, por një lojtar krahu. Nuk e kishim një lojtar krahu. Seferi është një sulmues i dytë, është përshtatur shumë mirë aty. Në fakt ne e nisëm me Uzuni titullar, por edhe Uzuni është një sulmues i dytë që i pëlqen të shkojë në zonë. Mes të dyve Seferi u përshtat më mirë, si lojtar i krahut të majtë. Asani? Mua më pëlqen një mëngjarash nga e djathta, I cili hyn drejt zones. Sipas meje na jep më shumë qetësi gjatë lojës. Teknik, më shumë në kontroll të topit dhe ne mund të zhvillojmë një futboll më të bukur. Doriva dhe Zbaleta më thonë: “ah meqënëse ti je mëngjërash, të pëlqen një mëngjërash”. Nuk e kishim një mëngjërash. Kërkuam nëpërmjet federatës, 1, 2,3 nuk na bindnin. Pastaj ishte Asani, i cili kishte luajtur me Partizanin dhe tani luante në Kore dhe mënjëherë më ra në sy. Ky është pikërisht ai që na duhej për Kombëtaren dhe na u përgjigj. Sepse ne kërkojmë, por ata duhet të të përgjigjen. Dhe lojtarët shihen sapo vijnë, që në stërvitjen e parë. Mënyra sesi përshtaten është shumë e rëndëishme, sepse nuk kemi shume kohë të punojmë me Kombëtaren. Djemve u them gjithnjë që duhet të japin maksimumin, sepse vëzhgohen. Asani u përgjigj shumë mirë, duke marrë shumë përgjegjësi edhe në ndeshjen e tij të parë, atë përballë Polonisë”.HUMBJA NË POLONI– “Pas ndeshjes në dhomat e zhveshjes unë pashë se kishte diçka, ndodhi diçka, një gjë e mirë. U kërkova djemve ishte të qëndronim pjesë e sfidës. Nuk duhej të luanim mirë dhe të humbisnim 2-0, 3-0. Duhet të luftonim dhe të mbeteshim pjesë e lojës. Po të shikosh, 2 minuta nga fundi kishim mundësi me Uzunin të barazonim. Mua nuk më rri mirë asnjëherë humbja, por duke arsyetuar mbi atë ndeshje, e kam parë 3-4 herë, ata nuk e meritonin fitoren. Futbolli nuk është meritë ose jo, është humbje ose fitore. Ne humbëm, por lamë një shenjë të rëndësishme në fushë. Aty u kuptua se mund të shikohej përpara”.BESIMI NË STAF DHE EKIP– “Kjo është pjesa e vështirë e futbollit, sepse mund të ndodhë gjithçka. Ti bën gjitçka mirë, por një penallti, një gol, je 0-1 dhe ndalon. Kjo ishte një shenjë shumë e fortë mes nesh, Federatës, stafit, lojtarëve. Besuam gjithnjë se projekti ishte i mirë. Mua më pëlqen që t’i shoh lojtarët në sy dhe t’u flas dhe ua them gjithnjë. Sespe nëse unë ul sytë ndaj një lojtari apo personi, e kam mësuar nga babai që do të thotë se ka një problem. E njëjta gjë edhe në krahun tjetër. Kjo për mua është shumë e rëndësishme”.NDESHJET E SHTATORIT– “Tre ditë pas barazimit me Çekinë ishte Polonia. Provoj, duke menduar se ajo gjë ishte ende duke u përjetuar nga të gjithë. Ishim dakord se duhet të tregonim ndaj Polonisë, një skuadre të fortë, dhe pas 70 vitesh nga një rezultat pozitiv ndaj tyre besuam. Tre ditë përgatita ndeshjen ndaj tyre. Një finale, për ne ishte si një finale Championsi. E kuptuan mirë idenë. Rikuperuam shpejt, stadium ishte plot. Mbështetja e njerëzve ishte e jashtëzakonshme”.FITORET ME ÇEKINË E POLONINË– “Lumturi, kjo ishte ndjenja në dhomat e zhveshjes. Entuziazmi është një gjë, lumturia diçka tjetër. Unë kam studiuar 3-4 vitet e fundit të komëtares, kjo për të nisur mirë punën, dhe për të kuptuar më mirë. Ajo me Poloninë ishte diçka që kishte ndodhur edhe më parë. Ne që merremi me futboll e dimë se nëse për një periudhë të vazhdueshme barazon ose humbet rresht, krijohet një shije e keqe e tmerrshme, por duhet përgatitur mirë ndeshja e radhës ndaj atij kundërshtari. Fitorja arrihet me durim dhe punë, ndaj asnjë kundërshtari nuk fitohet me inat, por me organizim. Në ndeshjen me Poloninë unë pashë një rrjedhojë të situatës së viteve të fundit, 2-3-4 viteve të fundit. Polonia ka qënë e pakalueshme sepse është një kundërshtar shumë i fortë, me lojtarë shumë të mirë dhe në fund të ndeshjes fitonin gjithmonë ata. Një herë 2-1, një herë 1-0. Ishte ajo që nuk doja të ndodhte”.NJERËZIT DHE JETA NË SHQIPËRI– “Akoma nuk di ta them plotësisht, është diçka e bukur, reagimi që kemi marrë nga njerëzit. Njerëzit tregojnë shumë respekt, shumë bukur… Për më tepër unë bëj një jetë të thjeshtë. Në orën 07:30 zgjohem, në orën 08:00 ha mëngjesin, në orën 09:00 jam në Federatë. Në orën katër ose 5 pasdite kthehem në hotel, dal për vrap te liqeni. Më pas kthehem, ha darkën dhe shoh futboll. Edhe të nesërmen bëj të njëjtën gjë… kjo rutinë vazhdon prej 10 muajsh. Por kjo më pëlqen, nëse nuk jeton kështu, nuk mund të punosh për futbollin.Dikush më tha: “Në fundjavë merr makinën dhe shko në jug, është shumë bukur, ka ushqim të mire” Ushqim të mirë ka edhe në Tiranë, kjo ështët e vërtetë. Por unë duhet të shoh ndeshjet. Si mund të kem fundjavë kur kemi 50 lojtarë që luajnë në gjithë botën. Nuk është e thjeshtë… Unë të hënën shkoj në Federatë dhe duhet të kontrolloj edhe 15 të tjerë. Do të vijë dita që unë do të bëj një tur të gjatë nëpër Shqipëri, për ta njohur më mire, por kjo momentalisht do të më ndikonte tek puna dhe puna është punë. Unë kam prejardhjen nga një qytet si San Paolo, një qytet kaotik dhe prindërit e mi ishin shumë të zotë, kanë punuar gjithë jetën e tyre. Ndaj edhe unë punoj, kur ka punë, duhet punuar”.NOTA PËR SKUADRËN– “Këtë duhet ta shpjegojm sepse nëse po them 7, kjo shtatë mund të duket si vlerësim i ulët, ndërkohë që është i lartë. 10-ta përshembull jepet kur fiton të gjitha ndeshjet, 24 pikë, mision i pamundur. Nota 1 jepet kur bën 3-4 pikë. Brenda këtij marzhi them se ne jemi tek 7 e gjysma, ndoshta 8-ta. Nëse heqim një ose dy ndeshje, tek të tjerat kemi qenë në nivel të lartë, si në rezultat ashtu edhe në paraqitje”.DY NDESHJET E FUNDIT– “Bëmë më të mirën. Nëse do të më pyesje, në cilin moment vuaje më shumë? Po ta them, në Moldavi! Ia kishim dalë, kishim pritur shtatë vite! Në aspektin njerëzor është e pamundur të mos ndikohesh, vuajtëm të gjithë! Në një moment, ishte kohë e shkurtër. Nga Polonia erdhën fitoret dhe gjithçka me radhë. Unë gjithmonë u thosha djemve, vazhdojmë, kemi rrugë përpara… Unë u thosha gjithmonë, pas Çekisë dhe Polonisë kemi edhe tre finale, kemi edhe 2, por me atë barazim gjithçka u konkretizua.Kur u rikthyem, atmosfera në qytet e jashtëzakonshme, deri në 2 të mëngjesit festë. Dy ditë më vonë të bindësh një lojar që duhet të zbresë në fushë… Janë profesionistë, dakord, por futbolli shkon përtej… Unë jam shumë i sigurt që nëse do të kishte qenë një ndeshje ku duheshin marrë tri pikët, qasja do të kishte qenë e ndryshme. Në aspektin njerëzor është e pamundur të kërkosh, që rri në shtëpi, qetësohu, ushqehu, stërvitu. Ata po bëheshin gati, i gjithë vendi, jo vetëm ata. Ndaj nuk është faji i tyre, është i të gjithëve, faj në sensin pozitiv në këtë rast. Pritëm shtatë vite për atë natë në Moldavi”.EUROPIANI NË GJERMANI– “Është e vështirë të flasësh që tani për këtë kombëtare, në sensin pozitiv. Kemi 6 muaj përpara, do të kem pak mundësi të shoh lojtarët nga afër. Ajo që duhet të bëj është t’i monitorij të gjithë, të udhëtoj për t’i ndjekur, sepse unë do të grumbulloj 23 më të mirët, për të shkuar në Evropian. A do jetë Broja? Ai është një lojtar kalibri, i jashtëzakonshëm, por ai pati një dëmtim të rëndë. U rikthye muajin e fundit, por pati sërish problem. u rikthye, por u dëmtua sërish, ndodhi disa herë. Të paktën ai tani është mirë dhe po rikuperon. Tani ka një muaj të rëndësishëm sepse Premier Liga nuk ndalet, dhjetor, janar, shkurt. Shpresoj të rifitojë formën. Sigurisht është një lojtar i shkëlqyer. Ai për më tepër sqaroi se nuk ka anjë problem mes nesh, janë lajme false. Djalë i shkëlqyer. Është një lojtar që mund të jetë pjesë e skuadrës siç janë edhe të tjerët, duhet të presim që të rikthehet në formë, të jetë mirë, janë shumë gjëra që duhen parë…”.RINOVIMI I KONTRATËS– “Po, jam gati. Edhe pse ndoshta nuk po mendoj për këtë gjë. Mendimet e mia lidhen me punën, jam i qetë në këtë aspekt. Nëse Duka sjell kontratën, a firmos? Sigurisht, patjetër. Nuk është se e kam aty… Jam gati, por kjo nuk më shqetëson. Mendjen e kam te puna që kam përpara. Për t’u përgjigjur, nëse vjen sot, po, patjetër”.

Continue Reading

Super Liga

SKËNDERBEU/ Të dëmtuarit duket se nuk japin garanci

Duke ndjekur stërvitjen e ditës së sotme, një stërvitje që filloi në orën 17:00 është parë se ata futbollistë që ne kemi thënë se janë të dëmtuar, pra Merlim, Randi dhe Tare nuk kanë punuar përsëri me grupin.

Ata kanë punuar në mënyrë individuale sipas programit të përcaktuar nga stafi. Është kjo stërvitja e parafundit para ndeshjes dhe nuk ka më asnjë shpresë apo garanci se këta futbollistë mund të jenë që nga minuta e parë.

Kjo është më se e sigurt dhe kështu trajneri ka filluar të piketojë një formacion ndryshe, ku të paktën i mungojnë këta futbollistë.

Pra, edhe se mund t’ia dalë ndonjë prej tyre, por kjo nuk do të thotë se janë gati edhe për atë se nuk duhet të rrezikohet më shumë dhe nuk kanë gjendjen e duhur, pasi kanë pothuajse një javë që nuk kanë marrë ngarkesë me grupin.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kategoria 2

MALIQI dënohet me 2 milion lek gjobë/ Lion Ndoci pezullohet me 2 ndeshje

Fitorja në javën e dytë të kategorisë së dytë për Maliqin 1-0 ndaj Luftëtarit dhe e para për sezonin i ka kushtuar shtrenjtë maliqarëve pasi për shkak të hedhjeve të sendeve në fushë dhe koreve fyese Komisioni i Disiplinës e ka dënuar me 200.000 (dyqind mijë) lekë gjobë.

Ndërkohë që sjellje josportive është dënuar edhe futbollisti Ndoci me dy ndeshje pezullim.

Ja dhe vendimi në dëm të maliqarëve:

KF Maliqi, për sjellje të gabuar të spektatorëve, duke përdorur kore fyese dhe duke hedhur sende në fushën e lojës, në bazë të neneve 17/2/b, 17/2/e dhe 17/2/h të KDE, dënohet me gjobë në masën 200.000 (dyqind mijë) lekë. Sipas nenit 76/1/b të KDE, gjoba të aplikohet në masën 20%.

Lojtari i KF Maliqi, Lion Ndoci, për sjellje josportive ndaj lojtarëve të ekipit kundërshtar, në bazë të nenit 14/1/b të KDE, dënohet me 2 (dy) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kategoria 1

POGRADEC/ Komisioni i Disiplinës dënon Nesti Binishin!

Humbja e fundit e Pogradecit me Vorën duket se i ka kushtuar Nesti Binishit Drejtorit të Pogradecit, pasi ka qenë Komisioni i Disiplinës që e ka dënuar me 4 ndeshje pezullim. Protestat e tij në adresë të zyrtarit të ndeshjes kanë sjellë vendimin e fundit në dëm të tij.

Vendimi i Komisionit të Disiplinës dalë ditën e sotme:

Zyrtari i FK Pogradeci, Nesti Binishi, për sjellje josportive ndaj zyrtarëve të ndeshjes, në bazë të nenit 14/1/j të KDE, dënohet me 4 (katër) ndeshje pezullim nga veprimtaritë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Ky është talenti i bardhekuqve para 4 vitesh dhe sot golashënuesi më i mirë i Skënderbeut!

Përpara 4 vitesh, në vitin 2020 ka qenë ky momenti i stërvitjeve të Ermir Rashicës në Kosovë, foto të cilën e sjellim më sipër, ndërkohë që sot Rashica është shumë lart, madje nga Kosova te Skënderbeu, fitoi kombëtaren U-21, synon kombëtaren e madhe kuqezi dhe pritet që të bëjë një shitje të madhe në Europë ndoshta qysh në merkaton dimërore.

Ermir Rashica me punën e madhe ka arritur të bëhet një protagonist, ndërkohë që i tillë po kthehet edhe te Skënderbeu, ku deri tani në 7 javë të luajtura ka shënuar 3 gola dhe pret pse jo të jetë në listën e golashënuesve më të mirë.

Ermir Rashica është nga ata djemtë e talentuar që rrallë kemi parë dhe cilësitë e tij janë të jashtëzakonshme. Sulmues krahu është roli i tij natyral, ndërkohë që muskujt i ka treguar qysh përpara 4 vitesh, por duhet t’i tregojë realisht edhe tani, kur duhet të bëjë liderin te Skënderbeun.

Edhe në Tiranë në humbjen e fundit ishte ndër lojtarët më të mirë në fushë dhe padyshim që këtë të shtunë është radha e tij, pse jo për të shënuar dhe të tregojë që Ermir Rashica vlen shumë.

Forca djaloshit nga Mitrovica!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Sfida me Egnatian e rëndësishme/ Presidenti Takaj zbarkon 3 ditë para në Korçë

Ndeshja Skënderbeu-Egnatia që do të luhet ditën e shtunë në orën 19:00 në stadiumin “Skënderbeu” është më shumë se e rëndësishme. Themi këtë pasi Skënderbeu i bën punë vetëm fitorja dhe Egnatia nga ana tjetër vjen pas një humbjeje në shtëpi me Partizanin dhe patjetër që edhe rrogozhinasve u duhen pikët.

Gjithsesi situata te Skënderbeu nuk është ajo e prisnin të gjithë pas 7-të javëve të para, aq më tepër që presidenti Ardjan Takaj besonte shumë që Skënderbeu do të kishte një start edhe më të mirë se ai i sezonit të kaluar.

Kjo gjë nuk ka ndodhur, pasi në 7 javë Skënderbeu ka 7 pikë dhe plus edhe humbjes së fundit me Tiranën, ka bërë që presidenti Ardjan Takaj të zbarkojë në qytetin juglindor plot 3 ditë përpara se të luhet ndeshja me Egnatian.

Sigurisht që ardhja e tij ka ndryshuar edhe gjendjen në skuadër, teksa edhe lojtarët kanë filluar të ngrejnë përpara kohe adrenalinën dhe deri të shtunën pritet që të japin më shumë se 100% në fushën e lojës.

Presidenti ka ndjekur dje nga afër seancën e djeshme stërvitore dhe po ashtu nuk ka munguar as sot. Ndërkohë që edhe nesër në stërvitjen përmbyllëse Takaj do të jetë atje për të karikuar edhe më shumë të tijtë në prag të kësaj sfide kaq shumë të rëndësishme.

Nëse ka një ditë që futbollistët duhet të japin “shpirtin” në fushën e lojës është kjo e së shtunës dhe padiskutim edhe Ardjan Takaj ka zbarkuar për të treguar se kjo përballje ka rëndësi të madhe dhe vlen vetëm 3 pikë.

Forca Skënderbe!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Raundi i parë i kualifikueseve të Euro U-17 do të zhvillohet në Shqipëri, përcaktohen stadiumet ku do të luhen ndeshjet

Federata Shqiptare e Futbollit po përgatitet për organizimin e ndeshjeve kualifikuese të grupit të 3-të të raundit të parë të Kampionatit Europian 2025 për grupmoshën U-17. Gjashtë ndeshjet e këtij grupi do të luhen në Shqipëri, në datat 9,12 dhe 15 tetor dhe gjithçka do të organizohet nga FSHF nën mbikëqyrjen e UEFA-s.

Në këtë grup bën pjesë Kombëtarja shqiptare U-17, që drejtohet nga trajneri Andrea Tedesco si edhe përfaqësueset e Hollandës, Kroacisë dhe Ishujve Faroe. Pas dakordësimit me UEFA-n, janë vendosur edhe stadiumet dhe janë përcaktuar oraret kur do të luhen këto përballje.

Më 9 tetor do të luhen ndeshjet e para të grupit. Shqipëria do të zhvillojë takimin e parë në stadiumin “Air Albania” në ora 15:00, ndërsa sfida Hollandë – Ishujt Faroe do të luhet në ora 11:00 në stadiumin “Niko Dovana”. Tre ditë më vonë, më 12 tetor do të luhen ndeshjet e dyta të grupit 3. Kuqezinjtë do të presin Hollandën në stadiumin kombëtar “Air Albania”, me sfidën e planifikuar të luhet në ora 15:00 ndërsa në ora 11:00 në “Shtëpinë e Futbollit” do të luhet ndeshja Kroaci – Ishujt Faroe.

Takimet e treta dhe të fundit të grupit do të luhen më 15 tetor në të njëjtën orë, 13:30. Sfida Ishujt Faroe – Shqipëri do të luhet në stadiumin “Egnatia Arena” ndërsa ndeshja Kroaci – Hollandë do të zhvillohet në Shtëpinë e Futbollit”.

Finalet e këtij kompeticioni do të zhvillohen në Shqipëri në majin e vitit 2025, një ngjarje madhore që do të organizohet nga Federata Shqiptare e Futbollit dhe UEFA, teksa kanë nisur prej kohësh përgatitjet për mikpritjen e këtij eventi. Kombëtarja shqiptare është e kualifikuar automatikisht në finalet e këtij kompeticioni si vend pritës, ndërsa shtatë vendet e para të çdo grupi do t’i bashkangjiten skuadrës shqiptare në këto finale.

Grupi 3 – ndeshjet e raundit të parë të Kampionatit Europian 2025 për grupmoshën U-17

Shqipëri – Kroaci, 9 tetor, ora 15:00, stadiumi “Air Albania”

Hollandë – Ishujt Faroe, 9 tetor, ora 11:00, stadiumi “Niko Dovana”

Shqipëri – Hollandë, 12 tetor, ora 15:00, stadiumi “Air Albania”

Kroaci – Ishujt Faroe, 12 tetor, ora 11:00, “Shtëpia e Futbollit”

Ishujt Faroe – Shqipëri , 15 tetor, ora 13:30, stadiumi “Egnatia Arena”

Kroaci – Hollandë, 15 tetor, ora 13:30, “Shtëpia e Futbollit”

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

“10 vite kuqezi, 10 vite krenari & realizim i ëndrrës së fëmijërisë”, Ermir Lenjani vendos të tërhiqet nga Kombëtarja!

Ermir Lenjani është tërhequr nga Kombëtarja shqiptare. Mbrojtësi kuqezi ka bërë të ditur vendimin me anë të një postimi në rrjetet sociale, duke u shprehur se për të ka qenë gjithmonë nder e krenari të vesh fanellën kuqezi, ndërsa shton se është rrugëtimi më i veçantë në jetën e tij.

“10 VITE KUQEZI, 10 VITE KRENARI & REALIZIM I ËNDRRËS SË FËMIJËRISË

Të dashur miq,

Dua t’ju njoftoj se kam vendosur të tërhiqem nga Kombëtarja shqiptare. Një vendim aspak i lehtë, por besoj që është momenti i duhur. Për mua ka qenë gjithmonë nder dhe përgjegjësi e madhe të vesh fanellën e kombit tim.

Jam shumë krenar që emri im është pjesë e historisë së futbollit shqiptar dhe që ëndrra ime e fëmijërisë u realizua në vitin 2016, ku bëmë krenarë kombin kuqezi me përfaqësimin historik për herë të parë në një Kampionat Europian.

Kam plot momente të bukura me fanellën kuqezi, që nga debutimi në ndeshjen ndaj Bjellorusisë, te goli i parë në “Elbasan Arena” ndaj Danimarkës, fitorja historike në “Francë 2016” ndaj Rumanisë dhe grumbullimi im i fundit në muajin mars 2023 me Kombëtaren, ku nisi edhe rruga drejt kualifikimit në “Euro 2024”.

I jam falënderues Zotit, familjes time dhe çdo personi që më ka qëndruar pranë në çdo moment. Çdo fillim e ka një fund dhe rrugëtimi im nuk do të ishte i mundur pa trajnerët Xhani De Biasi, Christian Panuçi, Edoardo Reja dhe Sylvio Mendes Campos Júnior, të cilët dua t’i falënderoj nga zemra për besimin e dhënë.

Gjithashtu, dua të falënderoj stafin teknik të Kombëtares, Federatën Shqiptare të Futbollit, Presidentin Armand Duka dhe të gjithë shokët e skuadrës që më kanë mbështetur në rrugëtimin më të veçantë të jetës time.

Në fund, falënderimi im më i madh është për tifozët e Kombëtares shqiptare. Në çdo stadium në Shqipëri dhe në Europë jemi ndjerë si në shtëpinë tonë, falë jush, tifozët më të mirë në botë. Tani e tutje jam si të gjithë ju, gjithmonë krah Kombëtares shqiptare dhe djemve kuqezi.

Faleminderit nga zemra shqiptarë. Një kapitull i mbyllur, por një rrugë e përjetshme!” – shkruan Ermir Lenjani.

Gjatë rrugëtimit 10 vjeçar me Kombëtaren shqiptare, Lenjani numëron 45 ndeshje dhe pesë gola. Ai debutoi me Shqipërinë në një ndeshje miqësore ndaj Bjellorusisë dhe që nga ai moment u kthye në një lojtar kyç për trajnerin Xhani De Biasi. Mbrojtësi kuqezi dha një kontribut të madh në kualifikimin e parë dhe historik të Kombëtares shqiptare në një Kampionat Europian dhe ishte pjesë e kuqezinjve në “Francë 2016”.

Federata Shqiptare e Futbollit e falënderon dhe i shpreh mirënjohjen Ermir Lenjanit për kontributin e dhënë në fushën e lojës me fanellën kuqezi në gjithë këto vite, i cili ka qenë pjesë e rezultateve dhe arritjeve historike të Kombëtares shqiptare.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Klubi “Skënderbeu” njofton ndeshjen me Egnatian me mbrojtësin Andrea Gerco

Ka qenë klubi “Skënderbeu” që ka njoftuar pak momente më parë ndeshjen e javës së 8-të që do të luhet këtë të shtunë në stadiumin juglindor mes Skënderbeut dhe Egnatias.

Ajo që është vënë re, javë pas jave klubi zgjedh nga një futbollist që njofton ditën e ndeshjes, ndërkohë që këtë herë është përzgjedhur mbrojtësi Andrea Gerco, një lojtar titullar i Skënderbeut dhe padiskutim futbollist cilësor dhe që ka bërë vërtet mirë me fanelën bardhekuqe.

Skënderbeu duket se është në përgatitjet e fundit për këtë ndeshje të rëndësishme dhe sigurisht që tashmë pritet vetëm dita për tu përballur me Egnatian, skuadrën kampione në fuqi.

Dihet që ndeshja e kësaj jave është e një shkalle të lartë vështirësie, por që në shtëpi Skënderbeu këtë sezon ka treguar se di të fitojë me të gjitha skuadrat, qofshin edhe ekipet pretendente për titullin kampion.

Sot e nesër janë dy seancat e fundit stërvitore dhe Egnatia nuk ka diskutim që vlen vetëm 3 pikë për Skënderbeun që vjen pas humbjes me Tiranën 2-1.

Ndeshja e rradhës!

Skënderbeu – Egnatia

E Shtunë, 05 Tetor Ora 19:00

Stadiumi “Skënderbeu”

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Egnatia vjen në Korçë me “frikë”

Korçarët ndjekin me vëmendje edhe atë që bën kundërshtari. Nga sa është mësuar edhe ekipi i Egnatias ka problemet e veta për këtë ndeshje.

Kështu, së pari janë mungesat e shumta që ka ekipi dhe së dyti është një ekip që për momentin njeh edhe fjalën krizë. Drejtuesit e këtij ekipi e kanë edhe me gjykimin dhe nga burime të sigurta është mësuar se Egnatia është ankuar shpesh gjatë këtyre javëve se gjykimet e kanë dëmtuar.

Gjithashtu, janë të bindur nga ana tjetër se në Korçë do të gjejnë një Skënderbe shumë të motivuar dhe që ka mbështetjen e spektatorëve të vet dhe kjo e bën më të vështirë për kundërshtarin.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kategoria 2

MALIQI udhëton në Memaliaj/ Devolli transfertë në Delvinë

Të dielën në datën 6 tetor luhet java e tretë e kategorisë së dytë për Grupin B, atje ku bëjnë pjesë dy skuadrat e Prefekturës së Korçës, Maliqi dhe Devolli ndeshjet e kësaj jave të gjitha luhen ditën e dielë dhe startojnë në orën 14:00.

Maliqi pas fitores në jaën e dytë dhe pas pushimit në javën e parë, këtë javë do të udhëtojnë të luajnë në Memaliaj. Memaliaj nga ana e vet është ekip që në dy javë ka 0 pikë, pra dy humbje dhe të paktën në letër duket se Maliqi do ta ketë të lehtë për të marrë trepikëshin e dytë. Maliqi mposhti Luftëtarin 1-0 në ndeshjen e javës së dytë në shtëpi dhe shkon me moral të lartë, ndërkohë që drejutuesit dhe futbollistët janë optimistë që edhe nga Memaliaj do të kthehen me tre pikë.

Devolli që në dy javë ka dy pikë, pra dy barazime do të luajë po në transfertë, por në Delvinë, ndeshje edhe kjo që do të luhet të dielën në orën 14:00. Devolli dy barazimet i ka me Turbinën në transfertë dhe Butrintin në Devoll, ndërkohë që kanë faluar pikë dhe kjo është keqardhja më e madhe. Delvina kundërshtari i Devollit ka luajtur vetëm një ndeshje në këto dy javë dhe e ka humbur, duke u renditur në 0 pikë. Gjithsesi është një transfertë e vështirë, por që devollinjtë do të synojnë të shënojnë fitoren e parë të sezonit.

Suksese Maliqit dhe Devollit në këtë javë të tretë të kategorisë së dytë!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News