Java e dytë për Skënderbeun është mbyllur mbrëmjen e djeshme dhe me keqardhje të madhe Skënderbeu u mposht në minutën e 3-të shtesë të ndeshjes.
Skënderbeu nuk e meritonte të dilte pa gjë nga kjo ndeshje, por që në fakt edhe fati nganjëherë nuk do në të tilla ndeshje. Bismark, Janaqi, apo Gerco, etj duhet ta kishin mbyllur ndeshjen përpara kohe, aq më tepër që Bismark nuk i faleshin dy rastet në fundin e ndeshjes.
Me Elbasanin, Skënderbeu humbi 2 pikë në 10-të minutat e fundit në javën e parë. Me Partizanin mbrëmë Skënderbeu sërish la pikë në shtesë. Janë pikë që ikin dhe nuk vijnë më, ndërkohë që 1 pikë në dy javë sigurisht që është pak.
Në fakt, Skënderbeu zhvilloi një ndeshje vërtet të mirë sidomos në pjesën e dytë dhe mund e duhet ta kishte mbyllur ndeshjen përpara kohe, kur rezultati ishte 1-1, por ja që Skënderbeu tashmë “qan” pikët dhe rastet e humbura.
Pas përfundimit të këtij takimi skuadra duhet të fillojë të mendojë për ndeshjen e radhës me Vllazninë, pikët që ikën nuk kthehen më.