Connect with us

Sporti

Sektori i arbitrimit në fshf takim pune për rregulloren e arbitrave me trajnerët kapitenët e ekip

Sektori i Arbitrimit në FSHF organizoi dje një takim pune me katër skuadrat e “Final Four“, ku të pranishëm ishin trajnerët, kapitenët dhe drejtorët sportivë të klubeve, si edhe përfaqësues të FSHF-së.Në qendër të diskutimeve të këtij takimi, që u zhvillua paraditen e djeshme në ambientet e kompleksit “Tropikal” në Durrës, ishin vendimet e gjyqtarëve në ndeshjet e 36 javëve të kampionatit “Abissnet Superiore” dhe në Kupën e Shqipërisë.Ishte vetë shefi i Sektorit të Arbitrimit në FSHF, Sokol Jareci, ai i cili bëri një analizë të këtyre 36-të javëve të kampionatit dhe me anë të pamjeve filmike u diskutuan edhe disa prej rasteve më të nxehta, teksa theksoi se për marrjen e vendimeve të ndryshme, arbitrat dhe asistentët bazohen te kriteret dhe veprojnë në bazë të rregullores, gjë të cilën e bën edhe sistemi VAR, duke përfshirë edhe protokollin në ndërhyrjet për rishikim në fushë.Të pranishmëve iu prezantuan situata të ndryshme gjatë lojës, si shkeljet dhe faullet në zonën e penalltisë, ndërhyrjet e dëmshme dhe prekjet me dorë dhe për të gjitha situatat e diskutueshme, u shpjeguan edhe arsyet në bazë të kritereve dhe rregullores së IFAB.Në një prononcim përfshf.orgpas përfundimit të takimit Shefi i sektorit të Arbitrimit në FSHF, Sokol Jareci, dha më shumë detaje rreth takimit me klubet e “Final Four”.“Sektori i Arbitrimit organizoi një takim përpara “Final Four”, ku prezentë ishin trajnerët, drejtorët teknik dhe kapitenët. Sqaruam disa vendime të marra gjatë 36-të javëve të kampionatit, vendime që në disa momente kanë pasur edhe polemikat e tyre, por ne patëm fatin e mirë që të japim dhe vendimet zyrtare për këto raste.Në rast se vendime të kësaj natyre do të jenë prezent në  “Final Four” tashmë trajnerët dhe kapitenët e dinë se cilat janë vendimet zyrtare dhe duhet t’ia transmetojnë edhe lojtarëve të tjerë në fushë. Pati debate për disa situata. Debatet ndonjëherë bëjnë që edhe ne të reflektojmë dhe si pjesë e arbitrimit të marrim vendime të sakta. Besoj se ia vlejti dhe kjo vjen edhe nga vlerësimi që dhanë të katër përfaqësuesit e ekipeve pas mbledhjes”, – tha Shefi i Sektorit të Arbitrimit në FSHF, Sokol Jareci.Një koment mbi takimin e dha edhe kapiteni i Vllaznisë, Bekim Balaj, i cili vlerësoi nismën e Sektorit të Arbitrimit para finaleve të sezonit.“Ishte një takim që zhvilluam me sektorin e Arbitrimit në FSHF në prag të ndeshjeve të “Final Four” për të folur rreth ndryshimeve në rregullore ose për episodet gjatë kampionatit që kanë pasur dyshimet e veta. Si përfaqësues të ekipeve ne kemi për detyrë që të sqarojmë shokët e ekipit për disa vendime apo ndryshime në rregullore. Është e rëndësishme që të gjithë të jemi të qartë nga vendimet që do merren në fushë nga arbitrat dhe të mundohemi që të jemi sa më bashkëpunues”, – tha Bekim Balaj.

Continue Reading

Sporti

Talenti Eltien Cani i jep fitoren Skënderbeut U-13

Korçarët e vegjël U-13 dje kanë fituar në një ndeshje transferte, atje ku kanë mundur ekipin e Apolonisë. Një ndeshje e bukur për talentet korçarë që kanë përmbysur gjithçka në këtë ndeshje. Kështu të parët shënuan vendasit në minutën e 25-të me anë të Kules, por pa kaluar as pesë minuta është Barçi për korçarët që barazon.

Për Skënderbeun ai që shënoi edhe golin e dytë është është Eltien Cani që shënon në fillimet e pjesës së dytë. Kështu ekipi i U-13 po tregon se ka talente të shumtë dhe vërtet po punohet për vazhdimësinë.

REDAKTUAR nga :

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kategoria 2

Devolli tre pikë në “luftë” kundër të …

Tre pikë në një fitore karakteri ka mundur të marrë dje Devolli kundër ekipit të Delvinës në një ndeshje transferte që nuk ishte e lehtë në të gjitha drejtimet. Pikë së pari do të duhej të mposhtte një kundërshtar të vështirë në fushë, me mjaft lojtarë të mirë, që kishin mbështetjen e një tifozërie që i kalonte caqet gjatë lojës.

Gjithsesi kjo ishte pjesë e garës, por të kishe edhe gjykimin kundër, kjo ishte edhe më e vështira. Kjo më e dukshme në mometin që u është dhënë një penallti vendasve në mënyrën më absurde. Gjithsesi për fatin e mirë të devollinjve vendasit nuk kanë shënuar. Në përfundim të ndeshjes lojtarët e Devollit kanë hasur edhe sulmet, madje edhe fizike të futbollistëve vendas.

Në qoftë se gjyqtari duhet të ndëshkonte Delvinën, pasi kishte përfunduar takimi shkon në dhomat e zhveshjes dhe i nxjerr kartonin e kuq portierit kolumbian të Devollit. Më pas situata qetësohet falë ndërhyrjes së forcave të rendit që kanë shoqëruar ekipin e Devollit dhe stafin që e shoqëronte deri në dalje të Delvinës. Por më shumë se gjithçka atë ndeshje e ka tensionuar gjykimi.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Nations League/ Kombëtarja nis përgatitjet për dy ndeshjet zyrtare të tetorit ndaj Çekisë & Gjeorgjisë

Kombëtarja shqiptare nisi këtë të hënë përgatitjet për dy ndeshjet e radhës në Nations League ndaj Çekisë (Epet Arena, 11 tetor, ora 20:45) dhe Gjeorgjisë (“Mikheil Meskhi” 14 tetor, ora 18:00).

Kuqezinjtë zbritën në fushë pasditen e sotme, teksa seanca stërvitore nisi në orën 16:00 dhe zgjati rreth 1 orë e 30 minuta.
Lojtarët prezentë në seancën e sotme stërvitore ishin: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri, Enea Mihaj, Mario Mitaj, Arlind Ajeti, Andi Hadroj, Adrion Pajaziti, Ylber Ramadani, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Taulant Seferi, Marash Kumbulla, Myrto Uzuni, Adrian Ismajli, Mirlind Daku, Kristjan Asllani, Amir Abrashi, Jasir Asani dhe Ernest Muçi.

Në mbrëmje me grupin do të bashkohen edhe Arbër Hoxha, Qazim Laçi dhe Nedim Bajrami.

Trajneri Silvinjo dhe stafi i tij teknik kanë punuar më shumë në “Shtëpinë së Futbollit” me një pjesë të lojtarëve, të cilët kanë mbërritur në grumbullim më herët pasi kanë përfunduar impenjimet me klubet e tyre, ndërsa lojtarët që kanë mbërritur ditën e sotme kanë marrë ngarkesë të lehtë stërvitore.

Grupi ka punuar fillimisht në palestër për të kaluar më pas në fushë, ku është punuar më shumë me topin, teksa skuadra zhvilloi edhe një test miqësor, ku të përfshirë ishin edhe disa lojtarë nga ekipi U-21 dhe U-19.

Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë nesër seancën e radhës stërvitore dhe grupi i lojtarëve pritet të jetë i plotë nën urdhrat e trajnerit Silvinjo.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

VOLEJ FEMRA/ Prezantohet trajneri i ri i Pogradecit, Besnik Lisha!

Sot, në ambjentet e Pallatit të Sportit “Arefi Berberi”, nga Administratori i klubit Z. Dorian Latifllari dhe Drejtori Sportiv Z. Klevis Cane, u bë prezantimi i trajnerit të ri për ekipin e Volejbollit të vajzave, Z. Besnik Lisha.

Duke falenderuar ish trajneren Zj. Mimoza Shahu për punën e bërë deri tani, i urojmë suksese ekipit dhe trajnerit të ri në arritjen e objektivave të vendosura nga klubi.

Suksese!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kategoria 2

2 lojtarë të Maliqit dhe 3 të Devollit më të mirët. Trifon Meraku trajneri më i mirë!

Kategoria e dytë dhe më konkretisht Grupi B këtë fundjavë që kaloi pati për protagonistë dy ekipet e Prefekturës së Korçës. Devolli fitoi në Delvinë dhe Maliqi në Memaliaj, ndërkohë që ishin dy fitore në transfertë që treguan se të dy ekipet kanë pretendime të mëdha në këtë sezon.

Duke bërë këtë paraqitje kaq të mirë, në 11-shen e javës duket se ligjin e bëjnë maliqarët dhe devollinjtë, kjo pasi 5 lojtarë janë përzgjedhur nga këto dy skuadra dhe nga ana tjetër edhe trajneri më i mirë i javës është ai i Devollit.

Për Maliqin në 11-shen e javës janë renditur mbrojtësi Agolli dhe Meçollari. Nga ana tjetër për Devollin më të mirët e kësaj jave që kaloi ishin, Ivani, Hasaj dhe Zymeri.

Të gjithë këtyre emrave u është shtuar në fund edhe trajneri më i mirë i javës, Trifon Meraku. Pra, Devolli dhe Maliqi këtë javë bënë ligjin dhe shpresojmë dhe urojmë që të vazhdojnë me këtë ritëm.

Suksese të gjithë lojtarëve më të mirë dhe dy skuadrave, Devollit dhe Maliqit që po bëjnë paraqitje super deri tani.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

MËSONI më të mirët e javës së 8-të/ Skënderbeu në “hije” totale! Lexoni…

Java e 8-të e kampionatit “Abissnet Superiore” u luajt këtë fundjavë dhe u mbyll pasditen e së dielës me sfidat Vllaznia – Elbasani dhe Teuta – Tirana.

Trajnerët e ekipeve kombëtare të moshave kanë përzgjedhur edhe formacionin e javës dhe trajnerin e javës pasi analizuan 5 ndeshjet e luajtura të kampionatit “Abissnet Superiore”. Sipas trajnerëve, portieri i javës ishte Kristi Qarri, gardiani i Vllaznisë. Në vijën e mbrojtjes janë përzgjedhur Qëndrim Ismajli (Tirana), Dynel Simeu (Teuta), Marcelino Preka (Partizani) dhe Arsid Kruja (Teuta). Reparti i mesfushës është i përbërë nga Lorran (Dinamo), Cristian Dros (Elbasani) dhe Esat Mala (Vllaznia).

Sakaq tre sulmuesit e javës janë Kevin Dodaj (Vllaznia), Dardan Vuthaj (Egnatia) dhe Baton Zabërgja (Dinamo). Vuthaj realizoi golin e fitores për Egnatian në sfidën kundër Skënderbeut, ndërsa Zabërgja shënoi golin e dytë për Dinamon në fitoren ndaj Laçit.

Sipas trajnerëve, tekniku më i mirë i javës së 8-të është Edi Martini. Teuta e drejtuar nga Martini mposhti dje Tiranën me rezultatin 3-1.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Trajneri Ahmataj fton 21 lojtarë në kombëtare/ Amarildo Dervishaj, korçari keqezi!                                                                                        

Edhe Kombëtarja U-19 do të zbresë sot në fushë dhe do të nisë përgatitjet për dy ndeshjet miqësore ndaj Malit të Zi, që do të luhen më 11 dhe 13 tetor. Trajneri Julian Ahmataj ka ftuar 21 kuqezinj për këto dy sfida, ku 13 prej tyre aktivizohen në klube jashtë vendit ndërsa pjesa tjetër luan me ekipet shqiptare në vendin tonë.

Kombëtarja U-19 nis nga kjo e hënë grumbullimin në Shkodër. Ndeshja e parë e kuqezinjve është planifikuar të luhet më 11 tetor në Podgoricë në orën 13:00 dhe takimi i dytë është programuar të luhet dy ditë më vonë, më 13 tetor në orën 12:00.

Këto dy ndeshje miqësore janë testi i fundit për Shqipërinë e drejtuar nga trajneri Julian Ahmataj për të kolauduar grupin kuqezi, pasi në muajin nëntor kuqezinjtë do të luajnë shansin e tyre në raundin e parë të kualifikueseve të Europianit 2025 për këtë grupmoshë. Shqipëria është pjesë e grupit 11 së bashku me Izraelin, Danimarkën dhe Irlandën e Veriut dhe ka si objektiv kalimin në fazën “Elite Round”.

Më poshtë lista e ekipit kombëtar U-19:

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

3 “Ujqër” të Akademisë “Skënderbeu” në kombëtare/ Suksese djema!

National Team Call-Up!

Lojtarët e akademisë “Skënderbeu” Flavio Shkëmbi, Kristian Agolli dhe Spasian Nasto janë

grumbulluar nga trajneri Andrea Tedesco në kuadër të ndeshjeve eliminatore të kombëtares

tonë Under17 ndaj Hollandës, Kroacisë dhe Ishujve Faroe, të vlefshme për UEFA EURO 2025!

Krenarë për ju Ujqër!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

SUPERLIGA/ Mbyllet java e 8-të. Shikoni renditjen dhe ku ndodhet Skënderbeu!

Ka përfunduar java e 8-të e kampionatit “Abissnet Superiore”. Sot në mbrëmje u luajtën edhe dy ndeshjet e fundit Teuta – Tirana dhe Vllaznia – AF Elbasani.

Në stadiumin “Niko Dovana” Teuta mundi Tiranën 3-1. Kjo ishte humbja e parë e bardhebluve në sezonin 2024/2025.

Takimi tjetër Vllaznia – AF Elbasani që u zhvillua në “Elbasan Arena” u mbyll në barazim pa gola 0-0.

Të shtunën, Partizani mori fitoren e radhës ndaj Bylisit. Të kuqtë triumfuan në “Arenën e Demave” 1-0 dhe kryesojnë kampionatin me 15 pikë. 

Egnatia u rikthye te fitorja në transfertë. Kampionët në fuqi mundën Skënderbeun në Korçë me rezultatin minimal 1-0.

Të premten, Dinamo City mposhti në “Elbasan Arena” Laçin 2-1.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Gvozdenoviç e pranon se është një moment krize

“Është moment krize, por nuk e merituam humbjen.”- këto janë fjalët e para të trajnerit Ivan Gvozdenoviç pas ndeshjes me Egnatian. Në fakt ekuilibrat u prishën në momentin që korçarët luanin me një futbollist më pak dhe ishte e vështirë të përshtatej ekipi dhe sidomos kur bëhej fjalë për repartin e mbrojtjes.

Më tej Gvozdenoviç ka vazhduar: “Ky është Skënderbeu, bëmë maksimumin e mundshëm edhe pse me një futbollist me pak se kundërshtari. Mund të them se barazimi do të ishte rezultati më i drejtë, pasi kundërshtari nuk ishte më mirë se ne.”

Gvozdenoviç përfundon: “Kemi besim, lojtarët e kanë vënë re që është një moment i vështirë, por do t’ia dalim. Kemi nevojë për pak kohë që të fitojmë edhe besimin psikologjik.”

Ndoshta ndërprerja e kampionatit do t’u shkojë për shtat korçarëve në shumë drejtime dhe Gvozdenoviç këtë ka parasysh kur thekson edhe faktorin kohë.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News