Korçarët kanë qenë gjatë gjithë kohës në ankth, në pritje të golit dhe kjo ishte e dukshme tek kushdo në stadium, por jo vetëm.
Shqetësim tek stafi, shqetësim dhe ngarkesë tek lojtarët, por edhe tek presidenti Takaj i cili e ka shfaqur hapur këtë shqetësim. Këtë e tregon edhe fotoja, atje ku është fotografuar disa minuta para se të shënohej goli i fitores dhe më pas natyrshëm është kthyer edhe qetësia tek të gjithë.
Takaj ka treguar se di të menaxhojë situatat emocionale dhe beson deri në fund. Këtë herë kishte një farë të drejte, kjo pasi ekipi me mënyrën e lojës që po zhvillonte natyrisht që edhe do të shënonte dhe kjo ndodhi në minutën e 84-ër të takimit.