Connect with us

Ngjarje

Shikoni vendin e ngjarjes ku u hodh nga pallati astrologu Jofiel Koço!

Po sjellim edhe foto nga vendi i ngjarjes ku sot në mëngjes Jofiel Koço u hodh nga tarraca e një pallati te pjesa e Pazarit të vjetër të qytetit juglindor.

53-vjeçari njihej si një person që merrej me tregtinë e vajrave të automjeteve, ndërkohë që njihej edhe si astrolog. Jofieli jetonte i vetëm dhe në momentin e ngjarjes ka hipur në tarracën e palltit dhe është hedhur, ndërkohë që së pari ka rënë në çatinë e një shtëpie dhe më pas ka rënë në tokë duke gjetur vdekjen e menjëhershme.

Vërtet një ngjarje shumë e rëndë dhe e dhimbshme. Akoma nuk janë zbardhur nga policia detajet që e çuan Jofielin drejt këtij akti të rëndë.

Lamtumirë Jofiel!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

E RËNDË NË KORÇË/ Hidhet nga kati i 7-të i pallatit. Lamtumirë Jofiel Koço!

Një ngjarje e rëndë ka ndodhur sot në mëngjes në qytetin juglindor.

Astrologu Jofiel Koço i jep fund jetës duke u hedhur mëngjesin e sotëm nga tarraca e një pallati 7 katesh në afërsi të Pazarit të Korçës

Burime pranë vendit të ngjarjes thanë se 53-vjeçari ka hipur mbi tarracën e pallatit ku dhe jetonte i vetëm dhe prej andej është hedhur duke rënë fillimisht në çatinë e një ndërtese e me pas në asfalt duke gjetur vdekjen e menjëhershme

53-vjecari ushtronte një aktivitet të vogël tregtar me vajra automjetesh si dhe prodhime të tjera me pakicë të cilat i shpërndante në dyqanet e ndryshme të qytetit ku jetonte por Jofiel Koço njihej edhe si Astrolog, madje shpesh herë ishte pjesë e mediave të ndryshme televizive për leximin e yjeve

Policia po heton për shkaqet e kësaj ngjarje që ka tronditur jo pak jo vetëm banorët por e tregtarët që operojnë në afërsi të këtij pallati.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POGRADEC/ Gruaja konsumon mbidozë ilaçesh transportohet me helikopter në Tiranë

Pogradec/Tenton ti japë fund jetës me mbi dozë ilaçesh, transportohet në Tiranë në gjendje të rënduar.

Një ngjarje e rëndë është shënuar mesditën e sotme në Pogradec. Një grua banore e lagjes numër 1 ka tentuar ti japë fund jetës duke konsumuar mbidozë ilaçesh.

Sipas të dhënave gruaja vuante nga depresioni dhe trajtohej me medikamente, por duket se sot ka pasur gjendje tepër të rënduar psikologjike dhe për këtë ka konsumuar mbidozë për ti dhënë fund jetës.

Pasi është transportuar në spitalin e Pogradecit për ndihmën e parë, gruaja u nis me helikopter drejt spitalit të traumës në kryqytet pasi ishte në gjendje të rënduar.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

Policia bën kërdinë/ Arrestime dhe procedime penale. Ja komunikata e bluve!

Drejtoria Vendore e Policisë Korçë

Komisariati i Policisë Maliq arrestoi në flagrancë shtetasin Ç. F., 41 vjeç, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë ndaj bashkëshortes së tij, e cila u pajis me urdhër mbrojtjeje.

Sektori i Policisë Rrugore arrestoi në flagrancë shtetasit:

F. H. 48 vjeç, pasi u kap në aksin rrugor “Bilisht-Korçë”, duke drejtuar automjetin në gjendje të dehur.

S. S., 25 vjeç, pasi u kap në bulevardin “Republika”, duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Po nga ky sektor u referuan materialet në Prokurori, ju filloi procedimi penal për një 14-vjeçar, pasi u kap në Bilisht, duke drejtuar automjetin pa leje drejtimi.

Komisariati i Policisë Kolonjë referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin E. N, banues në Ersekë, pasi dyshohet se për motive të dobëta ka dëmtuar kabullin e kamerave të sigurisë të biznesit të një 64- vjeçari.

Në Komisariatin e Policisë Korçë ka bërë kallëzim shtetasi A. P., 46 vjeç, banues në Korçë, se në lagjen nr.9 Korçë, i kanë vjedhur në dyqani i tij një shumë parash dhe disa steka cigare. Po punohet për identifikimin e autorit/ve.

Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasen Q. Ç., 36 vjeç, pasi dyshohet se për motive pronësie se ka ushtruar dhunë ndaj nuses së xhaxhait të saj.

Sektori i Hetimit të Krimeve të DVKM Korçë, referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin E. V., 45 vjeç, banues në Korçë, pasi në datën 20.09.2024, në hyrje të RSh -së, është kapur duke drejtuar një kamion, me mallra të dyshuar të kontrabanduara nga Greqia. Po vijon puna për identifikimin e personave të tjerë të përfshirë dhe dokumentimin e plotë të rastit.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë për veprime të mëtejshme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

Viktima e aksidentit sot në mbrëmje ishte 40-vjeçari Florant Palla!

Njoftimi i policisë: Pogradec/ Informacion paraprak
Rreth orës 18:25, në aksin rrugor “Korçë-Pogradec”, në vendin e quajtur “Ura e Leshnicës” është gjetur i pa jetë shtetasi F. P. 40 vjeç, banues në Petrushë.

Nga veprimet e para të kryera në vendin e ngjarjes dhe këqyrja paraprake e trupit dyshohet të jetë aksidentuar nga një mjet i cili është larguar nga vendi i ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes, identifikimin e mjetit dhe drejtuesit të tij që dyshohet se ka aksidentuar me pasojë vdekjen, shtetasin F.P.

Ndërkohë shërbimet e Policisë po vijojnë kontrollet në servise dhe ambiente të ndryshme në të gjithë aksin rrugor Korçë – Pogradec dhe në fshatrat përreth, me qëllim gjetjen e automjetit dhe arrestimin e drejtuesit të tij.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

Aksident me pasoja vdekjeje në aksin rrugor Pogadec-Qafë Plloçë

Një person gjendet i vdekur në aksin rrugor Pogradec-Qafë Plloçë. Mësohet se ka qenë një mjet afër fshatit Leshnicë që ka goditur një person duke ecur në rrugë dhe e ka lënë të vdekur në vend.

Burime pranë vendit të ngjarjes bëjnë me dije se personi që është gjetur i vdekur është goditur me makinë dhe më pas drejtuesi i mjetit është larguar nga vendngjarja, duke e lënë të shtrirë në rrugë.

Policia po punon për të zbuluar rrethanat e aksidentit të para pak momentesh me pasoja vdekjeje.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ Procedime penale. Në Maliq mamaja denoncon në polici vajzën e humbur. Ja deklarata e plotë!

Njoftimi i policisë/ Në vijim të informacionit paraprak të dhënë ditën e djeshme, për një aksident rrugor në aksin “Korçë-Pogradec”, informojmë se Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin A. Gj., 48 vjeç, banues në Itali, për veprën penale “Shkelja e rregullave të qarkullimit rrugor”.

Gjithashtu, Sektori i Policisë Rrugore referoi materialet në Prokurori, ku filloi procedimi penal për shtetasin P. Ll., 56 vjeç, banues në Korçë, pasi në bulevardin “Fan Noli”, me automjetin që drejtonte, ka aksidentuar lehtë një 70-vjeçar.

Komisariati i Policisë Pogradec referoi materialet në Prokurori ku filloi procedimi penal për shtetasin S. L., 31 vjeç, banues në fshatin Vërdovë, pasi u kap në fshatin Trebinjë, duke transportuar me kamion, 8 m sterë lëndë drusore të prerë në mënyrë të paligjshme. Mjeti dhe lënda drusore u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, nisi procedimi penal për një shtetas të mitur, banues në fshatin Vërdovë, pasi dyshohet se ka vjedhur në xhaminë e fshatit, një kamer dhe disa metra kabllo elektrike, të cilat u gjetën dhe u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

Në Komisariatin e Policisë Maliq, është paraqitur shtetasja L. Z., 37 vjeçe, banues në Fshat Maliq, e cila ka kallëzuar se më datë 03.10.2024 është larguar nga banesa, vajza e saj e mitur. Po punohet për gjetjen e saj.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ 72-vjeçarin në Maliq e godet cjapi, përfundon rëndë në spital

Maliq/Informacion paraprak

Rreth orës 20:00, në Urgjencën e spitalit Korçë, ka shkuar për mjekim shtetasi I. S., rreth 72 vjeç, banues në Fshat Maliq, i cili sipas deklarimeve të familjarëve të tij, e ka goditur në kokë një bagëti e imët (cjap).

Si pasojë e goditjes së marrë, 72-vjeçari gjendet në gjendje të rëndë në spitalin e Korçës.

Grupi hetimor po punon për zbardhjen e rethanave dhe dokumentimin ligjor të rastit.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POLICIA/ Kapen dhjetëra doza kokaine në shtëpinë e 33-vjeçarit në Korçë

Korçë/Vijon zbatimi i masave të përcaktuara në planin operacional “Sundimi i ligjit”.

Sekuestrohen dhjetëra doza kokaine që u gjetën në banesën e një shtetasi të dyshuar për shitje të lëndëve narkotike, organizim të lojërave të fatit dhe mosbindje ndaj urdhrit të punonjësit të Policisë.

Në vijim të veprimeve hetimore të kryera për një rast të prodhimit dhe shitjes së narkotikëve, specialistët e Sektorit për Hetimin e Narkotikëve, me vendim të Gjykatës së Shkallës së Parë Korçë, kanë kryer kontroll në banesën e shtetasit të shpallur në kërkim M. D., 33 vjeç, banues në Korçë.

Gjatë kontrollit në këtë banesë u gjetën dhjetëra doza lënde të dyshuar narkotike kokainë, të cilat u sekuestruan në cilësinë e provës materiale.

Shtetasi M. D. është shpallur në kërkim për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”, “Organizimi i lotarive të palejuara” dhe “Mosbindja ndaj urdhrit të punonjësit të policisë së rendit publik”. Më datë 27.09.2024, ai nuk i është bindur urdhrit të punonjësve të Policisë, për të ndaluar automjetin dhe është larguar me shpejtësi. Nga veprimet hetimore dyshohet se ky shtetas ushtronte veprimtaritë kriminale të shitjes së lëndëve narkotike dhe të organizimit të lojërave të fatit.

Vijon puna për kapjen e tij.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

POGRADEC/ Aksident, plagoset shoferi dhe pasagjerja, përfundojnë në spital

Automjeti del nga rruga në aksin Korçë-Pogradec, plagosen shoferi dhe pasagjerja.

Policia e shtetit bën më dije se këtë të enjte rreth orës 13:15, në aksin “Korçë-Pogradec”, shtetasi A. Gj., 48 vjeç, duke drejtuar automjetin tip “BMW”, dyshohet se ka humbur kontrollin mbi drejtimin e tij dhe si pasojë automjeti ka dalë nga rruga.

Nga aksidenti janë dëmtuar shtetasi A. Gj. dhe pasagjerja në automjet, shtetasja J. Gj., të cilët po marrin mjekim në spitalin e Pogradecit dhe janë jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor po punon për sqarimin e rrethanave të aksidentit tha policia.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Ngjarje

Arestohet Bledar Trëndafili që tentoi të djegë gruan në Korçë

Korçë/Vijon megaoperacioni “Sundimi i ligjit”, për kapjen e shtetasve në kërkim.
Ndalohet 45-vjeçari që tentoi të digjte me lëndë djegëse, bashkëshorten e tij, rreth 1 muaj më parë.
Në vijim të punës për kapjen e shtetasve në kërkim, bazuar në informacionet e siguruara nga inteligjenca policore, specialistët e Sektorit për Hetimin e Krimeve Kundër Personit, në bashkëpunim me sherbimet e Komisariatit të Policisë Korçë, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim E. T., 45 vjeç.
Prokuroria e Korçës ka nxjerrë urdhër ndalimi për këtë shtetas, për veprën penale “Vrasja për shkak të mardhënieve familjare”, mbetur në tentativë, në lidhje me ngjarjen e ndodhur në datën 31.08.2024, në lagjen nr. 2, Korçë, ku ky shtetas tentoi të digjte me lëndë djegëse benzinë, bashkëshorten e tij, shtetasen M. T.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News