Ka qenë një ditë më shumë se pozitive për ish-ët e Skënderbeut pasditja e sotme në Konferencë League. Jo një, por tre lojtarë që luajnë me FC Astanën kanë marrë kualifikimin sot me goleadë ndaj rumunëve të Hunedoara duke e mposhtur me shifrat e thella 6-1.
Çinedu Çarls dhe Nazmi Gripshi luajtën titullarë në ndeshjen e kthimit të FC Astanës në Europë, ndërkohë që Fanklin Ahanonu qëndroi në stolin e rezervave.
Dhe dy ish-ët e Skënderbeut, shënuan së bashku tre gola, nga gjashtë që u shënuan gjithsej. Sulmuesi Çarls ishte protagonist, teksa shënoi dy gola në këtë fitore dhe kualifikim, ndërkohë që ishte edhe lojtari më i mirë në fushë me notën fantastike që morri në fund 8.5. I dyti pas tij vinte Nazmi Gripshi që zhvilloi një ndeshje perfekte, teksa shënoi një gol dhe u vlerësua në fund me 8.0.
Një paraqitje e shkëlqyer e ish-ëve të Skënderbeut dhe vërtet të vjen mirë, ndërkohë që te FC Astana edhe Franklin Ahanonu është një pikë e rëndësishme.
Suksese!