Connect with us

Sporti

Shkëlqen korçari flavio shkëmbi shënon tripletë me kombëtaren u 16

Dy futbollistë nga Skënderbeu janë grumbulluar me Kombëtaren U-16 të Shqipërisë që po zhvillon turneun “UEFA Development U-16” në Tiranë. Sulmuesi Flavio Shkëmbi dhe mesfushori Endri Agolli janë dy lojtarët nga Korça pjesë e kuqezinjve. Ditën e djeshme sulmuesi Flavio Shkëmbi ka qenë i vetmi që është aktivizuar në pjesën e dytë dhe ka shkëlqyer, duke shënuar plot 3 gola me fanelën kuqezi.Janë zhvilluar dje ndeshjet e para të turneut “UEFA development” U-16 për djem, që organizohet nga FSHF në datat 2-7 mars me pjesëmarrjen e Shqipërisë, Kosovës, San Marinos dhe Belizes.Shqipëria U-16 fitoi takimin e parë ndaj Belizes me rezultatin e thellë 9-0. Kuqezinjtë dominuan takimin dhe që në pjesën e parë shënuan tre gola me Kris Gecajn, Leon Darius Myrtaj dhe Serxho Voglin, ndërsa në fraksionin e dytë realizuan Flavio Shkëmbi x3,  Rayan Neziri x2 dhe Milan Kovac.Trajneri Ardi Behari hodhi në fushë këtë formacion startues: Daniel Culi (GK), Darli Kurti, Kris Gecaj (C), Fabian Nuhaj, Milan Kovaci, Alex Ramku, Ernesto Marqeshi, Serxho Vogli, Emiljano Mihana, Leon Darius Murtaj, Jordan Luan Kinnavong.Ndeshja nisi shumë mirë për Shqipërinë që zhbllokoi rezultatin që në minutën e katërt me Kris Gecajn.Tre minuta më vonë, Leon Darius Myrtaj fitoi një penallti dhe e shndërroi vetë në gol, duke i çuar shifrat në 2-0. Në pjesën e parë Shqipëria realizoi edhe një tjetër gol me Serxho Voglin në minutën e 32-të.Edhe fraksioni i dytë nisi me të njëjtin ritëm për kuqezinjtë që shënuan golin e katërt në minutën e 50-të me Flavio Shkëmbin. Sërish Shkëmbi gjeti rrugën e rrjetës në të 60-ën duke realizuar edhe golin e pestë.Ndërsa Rayan Neziri shënoi golin e gjashtë në të 72-ën dhe në të 80-ën realizoi sërish duke e çuar rezultatin në shifrat 7-0.Golin e tetë e realizoi Milan Kovac i cili goditi saktë me kokë nga brenda zonës, ndërsa Flavio Shkëmbi shënoi golin e nëntë në fundin e takimit duke vulosur fitoren spektakolare të Shqipërisë në turneun “UEFA Development”.Po dje në “Shtëpinë e Futbollit” u zhvillua takimi San Marino-Kosovë. Koha e rregullt e këtij takimi përfundoi në barazim me rezultatin 2-2, ndërsa Kosova fitoi 6-5 me penallti.Ndeshjet e dyta të turneut “UEFA Development U-16” do të zhvillohen më datë 4 mars. Takimi i parë i ditës në “Shtëpinë e Futbollit” do të jetë Belize-San Marino në orën 11:30, ndërsa Shqipëria dhe Kosova do të përballen së bashku në orën 14:30.Turneu “UEFA Development U-16” do të ulë siparin më datë 7 mars me ndeshjet e fundit. Sfida e parë në “Shtëpinë e Futbollit” do të jetë Kosovë-Belize në orën 11:30, ndërsa Shqipëri-San Marino do të luhet në orën 14:30.Më poshtë edhe kalendari i turneut dhe rezultatet:Ndeshjet e para (2 mars)San Marino-Kosovë                      2-2   P(5-6)Shqipëri-Belize                               9-0Ndeshjet e dyta  (4mars)Belize-San Marino                      Shtëpia e Futbollit, ora 11:30Shqipëri-Kosovë                         Shtëpia e Futbollit, ora 14:30Ndeshjet e treta (7 mars)Kosovë-Belize                             Shtëpia e Futbollit, ora 11:30Shqipëri-San Marino                Shtëpia e Futbollit, ora 14:30

Continue Reading

Sporti

Zyrtarët e FSHF-së marrin pjesë në konferencën vjetore të UEFA-s për licensimin e klubeve dhe qëndrueshmërisë financiare

Përfaqësues të Federatës Shqiptare të Futbollit morën pjesë në konferencën e përvitshme “UEFA Club Licensing & Financial Sustainability” të zhvilluar në Beograd, ku morën pjesë përfaqësues nga 55 vendet anëtare të UEFA-s, si dhe përfaqësues nga konfederatat anëtare të FIFA-s.

Në këtë konferencë morën pjesë Drejtoresha e Departamentit Ligjor dhe Licensimit në FSHF, Erisa Vora, Menaxheri i Licensimit të klubeve , Eduard Gjini, ndërsa në cilësinë e të ftuarës nga UEFA, në një seancë panel ishte e ftuar edhe Drejtore e Departamentit të Marrëdhënieve Institucionale dhe Projekteve, Evia Kumrija.

Gjatë konferencës u prezantuan ndryshimet në rregulloret e licensimit te klubeve, për edicionin e vitit 2024, si dhe u diskutuan problematikat e tjera që prekin sektorin e licensimit të klubeve për vajza edhe djem.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

VOLEJ FEMRA/ Ja kur luhet derbi i juglindjes Skënderbeu-Pogradeci…

Java e 5-të e superligës në volejboll për femra do të sjellë një përballje shumë interesante, teksa Skënderbeu do të presë në pallatin e sportit “Tamara Nikolla” Pogradecin në atë që të gjithë e quajnë derbin juglindor.

Skënderbeu i Orlando Kojës, do të ketë përballë një skuadër si Pogradeci që sapo ka ndëruar trajnerin dhe sigurisht që këtë sezon ka ambicje më të mëdha se vitin e kaluar.

Kjo javë e 5-të vjen për Skënderbeun pas 4 fitoresh radhazi me 12 sete të fituara dhe 1 të pësuar, ndërkohë që Pogradeci ka vetëm 1 fitore dhe pritshmëritë i kishte më të mëdha.

Skënderbeu-Pogradeci do të luhet ditën e shtunë dhe do të startojë në orën 17:00, ndërkohë që pritet me interes, pasi luhet përballë fqinjeve.

Skënderbeu në dy miqësoret e përpara fillimit të kampionatit e ka mposhtur në të dy ndeshjet Pogradecin dhe fitorja duket e lehtë në letër, por që në fushë stafi teknik i Skënderbeut do të kërkojë përveç fitores edhe lojë të bukur.

Skënderbeu është absolutisht ekipi numër 1 kandidate për fitimin e trofeut dhe në dy javët në vazhdim do të luajë në shtëpi dy ndeshje, ku pas kësaj jave pret Partizanin rivalin kryesor dhe në atë ndeshje pritet që edhe pallati i sportit të jetë i tejmbushur me tifozë.

Suksese vajzave të Orlando Kojës! Suksese dhe me titullin kampion këtë sezon Skënderbe…

Kalendari i Skënderbeut në volejboll për femra 2024-2025

FAZA I

Java 1 Skënderbeu-Teuta 3-1

Java 2 Dinamo-Skënderbeu 0-3

Java 3 Skënderbeu-Vllaznia 3-0

Java 4 Barleti Volley-Skënderbeu 0-3

Java 5 Skënderbeu-Pogradeci                12 tetor 2024          Ora 17:00

Java 6 Skënderbeu-Partizani                  18 tetor 2024          Ora 17:00

Java 7 Tirana-Skënderbeu                       25 tetor 2024          Ora 18:00

FAZA II

Java 8 Teuta-Skënderbeu                         31 janar 2025         Ora 14:00

Java 9 Skënderbeu-Dinamo                    8 shkurt 2025         Ora 17:00

Java 10 Vllaznia-Skënderbeu                 14 shkurt 2025       Ora 14:00

Java 11 Skënderbeu-Barleti Volley       22 shkurt 2025       Ora 17:00

Java 12 Pogradeci-Skënderbeu             14 mars 2025          Ora 17:00

Java 13 Partizani-Skënderbeu                21 mars 2025          Ora 17:00

Java 14 Skënderbeu-Tirana                    28 mars 2025          Ora 17:00

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

EKSKLUZIVE/ Zbardhet kalendari i Skënderbeut nga java 9-13. Ja kur luhen 5 ndeshjet e radhës

Në këto momente sjellim më poshtë zyrtarisht kalendarin dhe ndeshjet e Skënderbeut për 5-së ndeshjet e radhës të superligës, ose e thënë ndryshe nga java e 9-të deri në javën e 13-të.

Skënderbeu ndeshjen e fundit të fazës së parë do ta luajë në Ballsh dhe më konkretisht Bylis-Skënderbeu është përcaktuar të mbyllë javën e 9-të dhe do të luhet të dielën e 20 tetorit, ndeshje e cila do të startojë në orën 14:00.

Pas mbylljes së fazës së parë, Skënderbeu do të nisë fazën e dytë, ose ndeshjen e javës së 10-të më 26 tetor, ku do të luajë sërish në transfertën e Elbasanit, në ndeshjen që do të startojë në orën 17:00.

Më pas superliga do të rikthehet në mesjavë, pasi java e 11-të do të luhet të mërkurën e 30 tetorit dhe Skënderbeu do të presë Partizanin atë javë në takimin që do të startojë në orën 17:00 në stadiumin “Skënderbeu”.

Java e 12-të do të sjellë ndeshjen Vllaznia-Skënderbeu në Shkodër, ndeshje e cila do të luhet më 3 nëntor dhe do të startojë në orën 17:00. Java e 13-të sjell zyrtarisht ndeshjen Teuta-Skënderbeu në përballjen që do të luhet më 9 nëntor dhe do të startojë në orën 14:00.

Më poshtë sjellim pesë ndeshjet tashmë zyrtare të Skënderbeut me datat dhe oraret, ndërkohë që kujtojmë se në 5 ndeshjet e radhës Skënderbeu do të luajë 4 ndeshje në transfertë dhe vetëm 1 në shtëpi, një short vërtet i vëshitrë për bardhekuqtë. Shikoni më poshtë dhe ndeshjet zyrtare të Skënderbeut:

Java 9

20 tetor 2024 (E dielë)

ORA 14:00 Bylis-Skënderbeu

Java 10

26 tetor 2024 (E shtunë)

ORA 17:00 Elbasani-Skënderbeu

Java 11

30 tetor 2024 (E mërkurë)

ORA 17:00 Skënderbeu-Partizani

Java 12

3 nëntor 2024 (E dielë)

ORA 17:00 Vllaznia-Skënderbeu

Java 13

9 nëntor 2024 (E shtunë)

ORA 14:00 Teuta-Skënderbeu

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Mbyllet java e dytë e kampionatit të vajzave, fitojnë Gramshi, Vllaznia, Partizani e Egnatia

Është mbyllur java e dytë e kampionatit të futbollit të vajzave. Takimet Partizani – Lushnja dhe Tirana – Gramshi ulën siparin e kësaj jave, ndërsa ndeshja Apolonia – Teuta nuk është luajtur dhe është shtyrë për t’u zhvilluar në një datë tjetër.

Gramshi mori fitoren e dytë radhazi në kampionat, pasi mposhti Tiranën me rezultatin e thellë 12-0. Me të njëjtin rezultat 12-0 triufmoi edhe Partizani në “Arenën e Demave” ndaj Lushnjes.

Të dielën, Vllaznia mundi Kinostudion 8-0, ndërsa Egnatia triumfoi 3-1 ndaj Laçit.

Java e dytë e kampionatit të futbollit të vajzave:

Laçi – Egnatia                                1-3

Vllaznia – Kinostudio                   8-0

Partizani – Lushnja                      12-0

Tirana – Gramshi                         0-12

Apolonia Teuta                            e shtyrë

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Treshja e Skënderbeut/ Rashica-Nikaj-Janaqi, nisin grumbullimin me Shqipërinë U-21

Skënderbeu gjatë kësaj kohe deri në datën 15 tetor nuk do të ketë në stërvitje plot tre futbollistë. Talentet në kampin bardhekuq janë të shumtë, ndërkohë që treshja e zakonshme e ekipit tonë kombëtar Shpresa është nga Skënderbeu dhe ata janë Ermir Rashica, Ardit Nikaj dhe Dejvid Janaqi.

Ditën e djeshme të tre këta lojtarë të talentuar, janë grumbulluar nga trajneri Alban Bushi dhe duhet të stërviten për ndeshjen e 15 tetorit, ditë kur Shqipëria U-21 do të presë Armeninë U-21 në “Air Albania”.

Kjo do të thotë që dy sulmuesit Rashica e Nikaj dhe mesfushori Dejvid Janaqi, do të vihen nën urdhrat e trajnerit Ivan Gvozdenoviç vetëm pas datës 15 tetor dhe përpara ndeshjes me Bylisin në kampionat.

Gjithmonë Skënderbeut nuk i kanë munguar lojtarët e talentuar në ekipet tona kombëtare, por që situata te Skënderbeu pas humbjes së fundit nuk është më e mira, pasi skuadra renditet pas 8 javësh në vendin e 8-të në tabelën e klasifikimit.

Të tre futbollistëve të Skënderbeut u urojmë suksese dhe të nderojnë fanelën bardhekuqe te Shqipëria U-21 dhe me kthimin e tyre shpresojmë që edhe situata të ndryshojë për mirë te Skënderbeu.

Suksese Ermirit, Arditit dhe Dejvidit!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Talenti Eltien Cani i jep fitoren Skënderbeut U-13

Korçarët e vegjël U-13 dje kanë fituar në një ndeshje transferte, atje ku kanë mundur ekipin e Apolonisë. Një ndeshje e bukur për talentet korçarë që kanë përmbysur gjithçka në këtë ndeshje. Kështu të parët shënuan vendasit në minutën e 25-të me anë të Kules, por pa kaluar as pesë minuta është Barçi për korçarët që barazon.

Për Skënderbeun ai që shënoi edhe golin e dytë është është Eltien Cani që shënon në fillimet e pjesës së dytë. Kështu ekipi i U-13 po tregon se ka talente të shumtë dhe vërtet po punohet për vazhdimësinë.

REDAKTUAR nga :

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kategoria 2

Devolli tre pikë në “luftë” kundër të …

Tre pikë në një fitore karakteri ka mundur të marrë dje Devolli kundër ekipit të Delvinës në një ndeshje transferte që nuk ishte e lehtë në të gjitha drejtimet. Pikë së pari do të duhej të mposhtte një kundërshtar të vështirë në fushë, me mjaft lojtarë të mirë, që kishin mbështetjen e një tifozërie që i kalonte caqet gjatë lojës.

Gjithsesi kjo ishte pjesë e garës, por të kishe edhe gjykimin kundër, kjo ishte edhe më e vështira. Kjo më e dukshme në mometin që u është dhënë një penallti vendasve në mënyrën më absurde. Gjithsesi për fatin e mirë të devollinjve vendasit nuk kanë shënuar. Në përfundim të ndeshjes lojtarët e Devollit kanë hasur edhe sulmet, madje edhe fizike të futbollistëve vendas.

Në qoftë se gjyqtari duhet të ndëshkonte Delvinën, pasi kishte përfunduar takimi shkon në dhomat e zhveshjes dhe i nxjerr kartonin e kuq portierit kolumbian të Devollit. Më pas situata qetësohet falë ndërhyrjes së forcave të rendit që kanë shoqëruar ekipin e Devollit dhe stafin që e shoqëronte deri në dalje të Delvinës. Por më shumë se gjithçka atë ndeshje e ka tensionuar gjykimi.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

Nations League/ Kombëtarja nis përgatitjet për dy ndeshjet zyrtare të tetorit ndaj Çekisë & Gjeorgjisë

Kombëtarja shqiptare nisi këtë të hënë përgatitjet për dy ndeshjet e radhës në Nations League ndaj Çekisë (Epet Arena, 11 tetor, ora 20:45) dhe Gjeorgjisë (“Mikheil Meskhi” 14 tetor, ora 18:00).

Kuqezinjtë zbritën në fushë pasditen e sotme, teksa seanca stërvitore nisi në orën 16:00 dhe zgjati rreth 1 orë e 30 minuta.
Lojtarët prezentë në seancën e sotme stërvitore ishin: Thomas Strakosha, Elhan Kastrati, Alen Sherri, Enea Mihaj, Mario Mitaj, Arlind Ajeti, Andi Hadroj, Adrion Pajaziti, Ylber Ramadani, Elseid Hysaj, Ivan Balliu, Taulant Seferi, Marash Kumbulla, Myrto Uzuni, Adrian Ismajli, Mirlind Daku, Kristjan Asllani, Amir Abrashi, Jasir Asani dhe Ernest Muçi.

Në mbrëmje me grupin do të bashkohen edhe Arbër Hoxha, Qazim Laçi dhe Nedim Bajrami.

Trajneri Silvinjo dhe stafi i tij teknik kanë punuar më shumë në “Shtëpinë së Futbollit” me një pjesë të lojtarëve, të cilët kanë mbërritur në grumbullim më herët pasi kanë përfunduar impenjimet me klubet e tyre, ndërsa lojtarët që kanë mbërritur ditën e sotme kanë marrë ngarkesë të lehtë stërvitore.

Grupi ka punuar fillimisht në palestër për të kaluar më pas në fushë, ku është punuar më shumë me topin, teksa skuadra zhvilloi edhe një test miqësor, ku të përfshirë ishin edhe disa lojtarë nga ekipi U-21 dhe U-19.

Kombëtarja shqiptare do të zhvillojë nesër seancën e radhës stërvitore dhe grupi i lojtarëve pritet të jetë i plotë nën urdhrat e trajnerit Silvinjo.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Sporti

VOLEJ FEMRA/ Prezantohet trajneri i ri i Pogradecit, Besnik Lisha!

Sot, në ambjentet e Pallatit të Sportit “Arefi Berberi”, nga Administratori i klubit Z. Dorian Latifllari dhe Drejtori Sportiv Z. Klevis Cane, u bë prezantimi i trajnerit të ri për ekipin e Volejbollit të vajzave, Z. Besnik Lisha.

Duke falenderuar ish trajneren Zj. Mimoza Shahu për punën e bërë deri tani, i urojmë suksese ekipit dhe trajnerit të ri në arritjen e objektivave të vendosura nga klubi.

Suksese!

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Kategoria 2

2 lojtarë të Maliqit dhe 3 të Devollit më të mirët. Trifon Meraku trajneri më i mirë!

Kategoria e dytë dhe më konkretisht Grupi B këtë fundjavë që kaloi pati për protagonistë dy ekipet e Prefekturës së Korçës. Devolli fitoi në Delvinë dhe Maliqi në Memaliaj, ndërkohë që ishin dy fitore në transfertë që treguan se të dy ekipet kanë pretendime të mëdha në këtë sezon.

Duke bërë këtë paraqitje kaq të mirë, në 11-shen e javës duket se ligjin e bëjnë maliqarët dhe devollinjtë, kjo pasi 5 lojtarë janë përzgjedhur nga këto dy skuadra dhe nga ana tjetër edhe trajneri më i mirë i javës është ai i Devollit.

Për Maliqin në 11-shen e javës janë renditur mbrojtësi Agolli dhe Meçollari. Nga ana tjetër për Devollin më të mirët e kësaj jave që kaloi ishin, Ivani, Hasaj dhe Zymeri.

Të gjithë këtyre emrave u është shtuar në fund edhe trajneri më i mirë i javës, Trifon Meraku. Pra, Devolli dhe Maliqi këtë javë bënë ligjin dhe shpresojmë dhe urojmë që të vazhdojnë me këtë ritëm.

Suksese të gjithë lojtarëve më të mirë dhe dy skuadrave, Devollit dhe Maliqit që po bëjnë paraqitje super deri tani.

REDAKTUAR nga:

“KORÇA BOOM”

Continue Reading

Flash News