Është mbyllur me një përmbysje të çmendur ndeshja e FC Astanës në Kazakistan që ka mposhtur 3-0 në ndeshjen e kthimit pasditen e sotme skuadrën norvegjeze të Brann.
Ndeshja e parë e vlefshme për Konferencë League përfundoi 2-0 për norvegjezët, ndërkohë që sot FC Astana ka fituar 3-0, me dygolësh të Çarls Çinedu ish-futbollistin e Skënderbeut, i cili në fundin e ndeshjes u shpall edhe lojtari më i mirë në fushë.
Në këtë fitore të madhe pasditen e sotme luajti në formacion edhe Nazmi Gripshi që i dha një asist Çarlsit në golin e dytë, ndërkohë që Franklin Ahanonu nuk luajti asnjë minutë, por qëndroi në stolin e rezervave.
Tre ish-futbollistë të Skënderbeut në skuadrën kampione të Kazakistanit, tregojnë më së miri se çfarë lojtarësh ka pasur Skënderbeu dhe sa protagonistë janë në skuadrat e tyre.