Sporti
Shpallet lista e kombëtares u 21 skënderbeu me 2 lojtarë në kombëtare
Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi, ka shpallur listën me emrat e 24 lojtarëve të ftuar për dy ndeshjet kualifikuese të Euro 2025 ndaj Finlandës dhe Malit të Zi. Dhjetë lojtarë vijnë nga klubet e kampionatit shqiptar, kurse pjesa tjetër aktivizohen jashtë vendit.Nuk mungojnë risitë në listën e Kombëtares U-21, teksa për herë të parë trajneri Alban Bushi ka ftuar portierin Brajan Lenja nga skuadra e Luzit, mbrojtësin Brayan Boci (Lecco – Serie B ), mesfushorin Eniss Shabani nga skuadra gjermane Mainz 05 II dhe sulmuesin Dion Berisha (Bayern II). Pjesë e listës është edhe Tim Civeja, i cili ka luajtur vetëm në miqësoren me Bullgarinë U-21.Kombëtarja U-21 luan më 13 tetor duelin e tretë në grupin E ndaj Finlandës (ora 17:00, Veritas Stadion, Turku), ndërsa më 17 tetor do të presë Malin e Zi me takimin që luhet në stadiumin “Arena Egnatia”, duke filluar nga ora 14:30.Shqipëria është shortuar në Grupin E bashkë me Rumaninë, Zvicrën, Finlandën, Malin e Zi dhe Armeninë, teksa renditet në vendin e parë pas dy fitoreve ndaj Armenisë U-21 dhe Rumanisë U-21.Ekipi i drejtuar nga Alban Bushi do të grumbullohet më datë 8 tetor në Durrës dhe me datë 11 tetor do të udhëtojë drejt Finlandës, aty ku më datë 13 do të luajë ndaj vendasve ndeshjen zyrtare. Më pas ekipi do të kthehet në Shqipëri më datë 14 për të vijuar përgatitjet për ndeshjen e dytë ndaj Malit të Zi, më datë 17 tetor.Trajneri Bushi ka në dispozicion një grup interesant me lojtarë të talentuar, të cilët treguan një formë të mirë në dy fitoret e arritura në ndeshjet e para kualifikuese të Euro 2025 për 21-vjecarët. Objektivi kryesor i kuqezinjve është kualifikimi për herë të parë në finalet e një Europiani për këtë grup-moshë.Sakaq, trajneri Alban Bushi do të jetë nesër prej orës 11:00 para gazetarëve në sallën e konferencave në “Air Albania”, ku do të flasë për zgjedhjet e listës dhe dy ndeshjet e radhës kualifikuese.Më poshtë, edhe lista me emrat e 24 lojtarëve të ftuar nga stafi teknik i Kombëtares U-21 për dy sfidat kualifikuese ndaj Finlandës dhe Malit të Zi.
Sporti
Gvozdenoviç e pranon se është një moment krize
Sporti
U-19/ Super Skënderbeu për të rinj. Merr kryesimin në superligë
Histori
E veçantë/ Skuadra e Skënderbeut është ekipi rekordmen në …
Sporti
Liga e Kombeve/ Ndeshjet kundër Çekisë e Gjeorgjisë, ky është programi mediatiko-stërvitor i Kombëtares
Sporti
Kualifikueset e Europianit “Shqipëri 2025” për U-17/ Ka korçarë në listë!
Kategoria 2
DEVOLLI 3 pikë të arta në Delvinë/ Pas 2 barazimeve vjen fitorja në Delvinë
Kategoria 2
SUPER Maliqi/ Fiton edhe në transfertën e Memaliajt. 2 ndeshje 2 fitore
Sporti
Tifozët korçarë kapen edhe me gjykimin. A kanë të drejtë?!
Sporti
SKËNDERBEU/ Sa vështirë të analizosh humbje të tilla…
Sporti
Gvozdenoviç filloi rotacionin në ekip, por…
-
Sporti3 ditë ago
Ky është talenti i bardhekuqve para 4 vitesh dhe sot golashënuesi më i mirë i Skënderbeut!
-
Sporti5 ditë ago
Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë
-
Sporti2 ditë ago
Korçarët “fërkojnë” duart për ndeshjen e fundit të fazës në Ballsh
-
Sporti4 ditë ago
EKSKLUZIVE/ Shikoni 10 vite më parë kur Alessandro Del Piero vishte fanelën e Skënderbeut!
-
Sporti4 ditë ago
Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë
-
Sporti4 ditë ago
SKËNDERBEU/ Pas Juri Merlim, alarm edhe për Randi Dumfor dhe Etien Tare!
-
Sporti4 ditë ago
Flet Dhimitraq Xhambazi: Ja kush spikat te Skënderbeu! Kjo superligë, më e fortë
-
Super Liga23 orë ago
Skënderbeu ngelet në vend, Egnatia kalon momentin krizë
-
Sporti2 ditë ago
Ja tre “shtyllat” e mbështetjes për fitore ndaj Egnatias të korçarëve…
-
Aktualitet1 ditë ago
Korçari i liqenorëve, Franko Kapllani sot ka ditëlindjen. Hektor Kapllani ka një urim special