Sporti
Shpirt dhe sakrificë silvinjo forca jonë është skuadra gjithçka është e mundur në futboll
Edhe pak ditë nga debutimi i Shqipërisë në finalet e Kampionatit Europian “Gjermani 2024”, në ndeshjen e parë ndaj Italisë në Dortmund. Trajneri i Kombëtares shqiptare, Silvinjo ka treguar për “AFP” çelësin e suksesit dhe se ku do të mbështetet Shqipëria në Europian.“Shqipëria ime do të mbështetet te shpirti dhe sakrifica që do tregoj në fushë. Kemi përballë kundërshtarë shumë të fortë që pretendojnë t’i shkojnë këtij turneu deri në fund dhe ta fitojnë atë. Forca jonë nuk është te një apo dy futbollistë, forca jonë është skuadra. Shqipëria është një skuadër pa shumë eksperiencë dhe merr pjesë në këtë kompeticion vetëm për herë të dytë në histori. Do të na duhet shumë punë që t’ia dalim në fushë. Kemi bërë një punë të madhe, por na pret tani edhe një sfidë akoma më e madhe” – tha fillimisht Silvinjo, i cili më tej theksoi se vendosja në Tiranë bashkë me stafin teknik ka bërë diferencën, duke shtuar se në futboll është gjjithçka e mundur.“Jemi stafi i parë teknik që jemi shpërngulur në vendin e punës dhe kjo bën diferencën. Lojtarët të shikojnë dhe të thonë ‘ti ke një familje, një grua, një fëmijë, por t’i nuk jeton me to, jeton në Tiranë”. Njerëzit më telefonojnë dhe më pyesin se ku je? Unë i përgjigjem në Tiranë.Kur merr përsipër një punë, atëherë duhet ta bësh mirë atë. Këtë mentalitet kam. Dikush thotë se jam i huaj, por duke jetuar në Shqipëri më konsiderojnë shqiptar. Në fakt, unë jam një qytetar shqiptar. Gjithmonë ju them: Nëse nuk fle arsyeja është sepse ka një problem, duhet ta bëjmë ekipin të funksionojë, aëherë as ju nuk duhet të flini, do të duhet të punoni më shumë.Grup i vështirë në Europian?– Gjithçka është e mundur në futboll. Për mua e rëndësishme është t’u tregojmë njerëzve, publikut se luftojmë fort. Mua nuk më pëlqen t’i bëj gjërat përgjysmë, ose dedikohem në maksimum ose nuk përfshihem fare” – përfundoi Silvinjo.
Sporti
VOLEJ FEMRA/ Pogradeci-Teuta sot 17:00, hyrja falas për tifozët!
Sporti
STARTON sot java e 8-të me Dinamo-Laçi/ Nesër Skënderbeu-Egnatia
Super Liga
SKËNDERBEU/ Të dëmtuarit duket se nuk japin garanci
Kategoria 2
MALIQI dënohet me 2 milion lek gjobë/ Lion Ndoci pezullohet me 2 ndeshje
Kategoria 1
POGRADEC/ Komisioni i Disiplinës dënon Nesti Binishin!
Sporti
Ky është talenti i bardhekuqve para 4 vitesh dhe sot golashënuesi më i mirë i Skënderbeut!
Sporti
Sfida me Egnatian e rëndësishme/ Presidenti Takaj zbarkon 3 ditë para në Korçë
Sporti
Raundi i parë i kualifikueseve të Euro U-17 do të zhvillohet në Shqipëri, përcaktohen stadiumet ku do të luhen ndeshjet
Sporti
“10 vite kuqezi, 10 vite krenari & realizim i ëndrrës së fëmijërisë”, Ermir Lenjani vendos të tërhiqet nga Kombëtarja!
Sporti
Klubi “Skënderbeu” njofton ndeshjen me Egnatian me mbrojtësin Andrea Gerco
-
Sporti4 ditë ago
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
-
Sporti4 ditë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti3 ditë ago
Egnatia me mungesa të shtunën drejt Korçës!
-
Sporti5 ditë ago
Po rikthehet volejbolli i meshkujve të Skënderbeut! Super skuadër…
-
Super Liga4 ditë ago
Gvozdenoviç e “shkarkon” humbjen tek…
-
Aktualitet4 ditë ago
Shuhet i madhi Vangjel Koja! Lamtumirë mjeshtër!
-
Sporti2 ditë ago
Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë
-
Sporti2 ditë ago
Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë
-
Sporti2 ditë ago
SKËNDERBEU/ Pas Juri Merlim, alarm edhe për Randi Dumfor dhe Etien Tare!
-
Sporti2 ditë ago
EKSKLUZIVE/ Shikoni 10 vite më parë kur Alessandro Del Piero vishte fanelën e Skënderbeut!