Sporti
Shqipëria dhuron spektakël ndaj lihtenshtejnit trimfon 3 0 me golat e brojës asanit muçit
Shqipëria dominoi, dhuroi spektakël dhe triumfoi në ndeshjen e parë miqësore ndaj Lihtenshtejnit me rezultatin e thellë 3-0. Një ndeshje shumë e mirë e kuqezinjve në stadiumin “Haladas Sportkomplex”, teksa golat i shënuan Armando Broja, Jasir Asani dhe Ernest Muçi.Trajneri Silvinjo e nisi me këtë formacion titullar ndeshjen ndaj Lihtenshtejnit: Etrit Berisha (C), Ivan Balliu, Ardian Ismajli, Arlind Ajeti, Mario Mitaj, Kristjan Asllani, Klaus Gjasula, Nedim Bajrami, Jasir Asani, Arbër Hoxha dhe Armando Broja.Shqipëria dominoi takimin që nga minuta e parë, teksa kuqezinjtë u hodhën në sulm për të gjetur menjëherë rrugën e rrjetës. Rasti i parë i rrezikshëm u regjistrua në minutën e 7-të. Klaus Gjasula goditi nga brenda zonës por pa sukses. Më pas ishte radha e Asllanit, i cili në minutën e 15-të shmangu mbrojtësin kundërshtar, por goditja përfundoi jashtë.Jasir Asani i shkoi shumë pranë golit në minutën e 28-të, por gjuajtja e sulmuesit u devijua nga portieri i Lihtenshtejnit. Shqipëria gjeti golin në minutën e 31-të me Armando Brojën. Bajrami shërbeu saktë për sulmuesin kuqezi i cili i vetëm përballë portierit e pati të lehtë ta dërgonte topin në rrjetë. Pjesa e parë u mbyll 1-0 për Shqipërinë.Fraksioni i dytë nisi me tre zëvendësimi për Shqipërinë. Trajneri Silvinjo aktivizoi Qazim Laçin, Enea Mihajn dhe Ernest Muçin. Ndërsa Jasir Asani realizoi një “perlë” nga goditja e dënimit, duke e çuar rezultatin në shifrat 2-0.Në minutën e 62-të trajneri Silvinjo kreu edhe dy zëvendësime të tjera. Në fushën e lojës u aktivizuan Marash Kumbulla dhe Rey Manaj. Shqipëria shënoi golin e tretë në minutën e 67-të me Ernest Muçin. Laçi pasoi saktë drejt zonës dhe topi fillimisht u godit nga Asani por u ndal në shtyllë, ndërsa Muçi menjëherë përfitoi për ta dërguar në rrjetë.Në minutën e 76-të debutoi me ekipin e parë edhe Medon Berisha. Ndërsa kuqezinjtë deri në minutën e fundit dominuan kundërshtarin dhe patën edhe disa raste të tjera shënimi. Ndeshja e e parë miqësore përfundoi 3-0 për Kombëtaren kuqezi.Shqipëria do të luajë edhe një tjetër ndeshje miqësore para finaleve të “Euro 2024”. Kuqezinjtë do të përballen me Azerbajxhanin më datë 7 qershor në orën 19:00, sërish në stadiumin “Haladas Sportkomplex”.
Sporti
Talenti Eltien Cani i jep fitoren Skënderbeut U-13
Kategoria 2
Devolli tre pikë në “luftë” kundër të …
Sporti
Nations League/ Kombëtarja nis përgatitjet për dy ndeshjet zyrtare të tetorit ndaj Çekisë & Gjeorgjisë
Sporti
VOLEJ FEMRA/ Prezantohet trajneri i ri i Pogradecit, Besnik Lisha!
Kategoria 2
2 lojtarë të Maliqit dhe 3 të Devollit më të mirët. Trifon Meraku trajneri më i mirë!
Sporti
MËSONI më të mirët e javës së 8-të/ Skënderbeu në “hije” totale! Lexoni…
Sporti
Trajneri Ahmataj fton 21 lojtarë në kombëtare/ Amarildo Dervishaj, korçari keqezi!
Sporti
3 “Ujqër” të Akademisë “Skënderbeu” në kombëtare/ Suksese djema!
Sporti
SUPERLIGA/ Mbyllet java e 8-të. Shikoni renditjen dhe ku ndodhet Skënderbeu!
Sporti
Gvozdenoviç e pranon se është një moment krize
-
Sporti4 ditë ago
Ky është talenti i bardhekuqve para 4 vitesh dhe sot golashënuesi më i mirë i Skënderbeut!
-
Sporti4 ditë ago
Korçarët “fërkojnë” duart për ndeshjen e fundit të fazës në Ballsh
-
Sporti2 ditë ago
Tifozët korçarë kapen edhe me gjykimin. A kanë të drejtë?!
-
Super Liga2 ditë ago
Skënderbeu ngelet në vend, Egnatia kalon momentin krizë
-
Sporti3 ditë ago
Ja tre “shtyllat” e mbështetjes për fitore ndaj Egnatias të korçarëve…
-
Sporti2 ditë ago
SKËNDERBEU/ Sa vështirë të analizosh humbje të tilla…
-
Sporti1 ditë ago
U-19/ Super Skënderbeu për të rinj. Merr kryesimin në superligë
-
Sporti2 ditë ago
Ja çfarë po ndodh në stadium përpara ndeshjes Skënderbeu-Egnatia
-
Ngjarje19 orë ago
Shikoni vendin e ngjarjes ku u hodh nga pallati astrologu Jofiel Koço!
-
Aktualitet3 ditë ago
Korçari i liqenorëve, Franko Kapllani sot ka ditëlindjen. Hektor Kapllani ka një urim special