Sporti
Shqipëria humbet 3 0 miqësoren e parë të marsit ndaj kilit
Shqipëria luajti mbrëmjen e sotme ndeshjen e parë miqësore ndaj Kilit. Në stadiumin ‘Ennio Tardini’ të Parmës, kuqezinjtë u mundën me rezultatin 3-0.Trajneri Silvinjo hodhi në fushë këtë formacion: Thomas Strakosha (GK), Elseid Hysaj, Enea Mihaj, Berat Gjimshiti, Mario Mitaj, Ylber Ramadani, Kristjan Asllani, Nedim Bajrami, Jasir Asani, Taulant Seferi, Rey Manaj.Kilianët ishin të parët që kaluan në avantazh me Vargas, i cili u asistua nga Davila. 1-0 për Kilin në minutën e 20-të. Kuqezinjtë mundohen të reagojnë shpejt me Asanin, i cili gjen hapësirë për të goditur, por gabon. Më pas është Seferi i cili harkon në zonë për Manajn, por ky i fundit nuk arrin të devijojë me kokë para portierit kilian.Edhe Ramadani tenton duke gjuajtur nga rreth 25 metra, por topi devijohet në këndore. Pjesa e parë mbyllet me rezultatin 1-0 për Kilin.Në fraksionin e dytë, trajneri bën disa zëvendësime, fillimisht me Laçin, i cili futet në fushë në vend të Ylber Ramadanit. Më pas janë Asani dhe Manaj, të cilët i lënë vendin Arbnor Muçollit dhe Armando Brojës.Kristjan Asllani pati një rast shumë të mirë në të 70-ën, duke goditur një predhë nga distanca, por topi përfundon jashtë kuadratit. Të tjera zëvendësime te kuqezinjtë, me Muçin dhe Arbër Hoxhën, të cilët zënë vendin e Bajramit dhe Seferit. Kilianët shënojnë edhe dy gola të tjerë në minutat 84’ dhe 93’, duke vulosur rezultatin në 3-0.Kjo ishte ndeshja e parë miqësore e Shqipërisë, në kuadër të përgatitjeve për finalet e Kampionatit Europian ‘Gjermani 2024’. Kuqezinjtë do të luajnë një tjetër miqësore të hënën, ndaj Suedisë, në stadiumin ‘Friends Arena’ duke nisur nga ora 19:00.
Sporti
SUPERLIGA/ Mbyllet java e 8-të. Shikoni renditjen dhe ku ndodhet Skënderbeu!
Sporti
Gvozdenoviç e pranon se është një moment krize
Sporti
U-19/ Super Skënderbeu për të rinj. Merr kryesimin në superligë
Histori
E veçantë/ Skuadra e Skënderbeut është ekipi rekordmen në …
Sporti
Liga e Kombeve/ Ndeshjet kundër Çekisë e Gjeorgjisë, ky është programi mediatiko-stërvitor i Kombëtares
Sporti
Kualifikueset e Europianit “Shqipëri 2025” për U-17/ Ka korçarë në listë!
Kategoria 2
DEVOLLI 3 pikë të arta në Delvinë/ Pas 2 barazimeve vjen fitorja në Delvinë
Kategoria 2
SUPER Maliqi/ Fiton edhe në transfertën e Memaliajt. 2 ndeshje 2 fitore
Sporti
Tifozët korçarë kapen edhe me gjykimin. A kanë të drejtë?!
Sporti
SKËNDERBEU/ Sa vështirë të analizosh humbje të tilla…
-
Sporti3 ditë ago
Ky është talenti i bardhekuqve para 4 vitesh dhe sot golashënuesi më i mirë i Skënderbeut!
-
Sporti5 ditë ago
Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë
-
Sporti2 ditë ago
Korçarët “fërkojnë” duart për ndeshjen e fundit të fazës në Ballsh
-
Sporti4 ditë ago
EKSKLUZIVE/ Shikoni 10 vite më parë kur Alessandro Del Piero vishte fanelën e Skënderbeut!
-
Sporti4 ditë ago
Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë
-
Sporti4 ditë ago
SKËNDERBEU/ Pas Juri Merlim, alarm edhe për Randi Dumfor dhe Etien Tare!
-
Sporti4 ditë ago
Flet Dhimitraq Xhambazi: Ja kush spikat te Skënderbeu! Kjo superligë, më e fortë
-
Super Liga1 ditë ago
Skënderbeu ngelet në vend, Egnatia kalon momentin krizë
-
Sporti2 ditë ago
Ja tre “shtyllat” e mbështetjes për fitore ndaj Egnatias të korçarëve…
-
Sporti7 orë ago
Tifozët korçarë kapen edhe me gjykimin. A kanë të drejtë?!