Sporti
Shqipëria u 17 humbje me ishujt faroe korçaret gelda kadiolli anja goskova aktivizohen në pjesën 2
Janë zhvilluar ndeshjet e dyta të turneut “UEFA Women’s U-17 Championship” për Grupin B4, që organizohet nga FSHF në bashkëpunim me UEFA-n. Në këtë turne marrin pjesë përfaqësueset e Shqipërisë, Uellsit, Ishujve Faroe dhe Kazakistanit, ndërsa ndeshjet luhen në stadiumin “Elbasan Arena” dhe në “Shtëpinë e Futbollit”.Shqipëria ditën e sotme luajti ndeshjen e dytë ndaj Ishujve Faroe në “Elbasan Arena” dhe u mund me rezultatin 0-3.Trajneri Agustin Kola e nisi me këtë formacion sfidën ndaj Ishujve Faroe: Amelia Mone (GK), Leoselda Stalaj, Isabella Kuci, Klevisa Ndoci, Stela Vata, Amelia Reci, Tiana Gjonaj, Erika Nushi, Klesta Ago (C), Emma Xhumaqi, Xhesika Ndoj.Ndeshja nisi jo mirë për vazjat kuqezi, që pësuan gol që në minutën e tretë të takimit. Për Ishujt Faroe realizoi Eydna Dalheim. Vajzat e Kombëtares sonë u munduan të reagonin dhe u shfaqën disa herë rrezikshëm në zonën kundërshtare, por pa sukses. Pjesa e parë përfundoi 1-0, ndërsa fraksioni i dytë nisi me një ndryshim për vajzat kuqezi. Në fushën e lojës u aktivizua Gelda Kadiolli.Shqipëria u ndëshkua sërish në minutën e 51-të . Golin e dytë për Ishujt Faroe e shënoi Bra Zakariasardottir. E njëjta futbolliste realizoi edhe golin e tretë për ekipin mik në minutën e 66-të. Deri në fundin e takimit për Shqipërinë u aktivizuan Samanta Hysa, Herta Hasaj dhe Anja Gaskova.Sfida tjetër e grupit Uells – Kazakistan u luajt në “Shtëpinë e Futbollit” prej orës 11:00. Vajzat e Uellsit triumfuan minimalisht me rezultatin 1-0. Goli i vetëm i takimit u realizua në minutën e 77-të me Casi Gregson.Ndeshjet e fundit të këtij turneu do të luhen më datë 30 nëntor në orën 14:00. Shqipëria do të përballet me Kazakistanin në “Elbasan Arena”, ndërsa ndeshja Ishujt Faroe – Uells do të luhet në ambientet e “Shtëpisë së Futbollit”.Më poshtë kalendari dhe renditja e ndeshjeve kualifikuese të Grupit B4 të Europianit U-17:Datë 24.11.2023Kazakistan – Ishujt Faroe 1-2Uells – Shqipëri 2-0Datë 27.11.2023Uells – Kazakistan 1-0Ishujt Faroe – Shqipëri 3-0Datë 30.11.2023Ishujt Faroe – Uells “Shtëpia e Futbollit” ora 14:00Shqipëri – Kazakistan “Elbasan Arena” ora 14:00Renditja:1. Ishujt Faroe 6 pikë2. Uells 6 pikë3. Kazakistan 0 pikë4. Shqipëri 0 pikë
Sporti
SUPERLIGA/ Mbyllet java e 8-të. Shikoni renditjen dhe ku ndodhet Skënderbeu!
Sporti
Gvozdenoviç e pranon se është një moment krize
Sporti
U-19/ Super Skënderbeu për të rinj. Merr kryesimin në superligë
Histori
E veçantë/ Skuadra e Skënderbeut është ekipi rekordmen në …
Sporti
Liga e Kombeve/ Ndeshjet kundër Çekisë e Gjeorgjisë, ky është programi mediatiko-stërvitor i Kombëtares
Sporti
Kualifikueset e Europianit “Shqipëri 2025” për U-17/ Ka korçarë në listë!
Kategoria 2
DEVOLLI 3 pikë të arta në Delvinë/ Pas 2 barazimeve vjen fitorja në Delvinë
Kategoria 2
SUPER Maliqi/ Fiton edhe në transfertën e Memaliajt. 2 ndeshje 2 fitore
Sporti
Tifozët korçarë kapen edhe me gjykimin. A kanë të drejtë?!
Sporti
SKËNDERBEU/ Sa vështirë të analizosh humbje të tilla…
-
Sporti4 ditë ago
Ky është talenti i bardhekuqve para 4 vitesh dhe sot golashënuesi më i mirë i Skënderbeut!
-
Sporti3 ditë ago
Korçarët “fërkojnë” duart për ndeshjen e fundit të fazës në Ballsh
-
Sporti5 ditë ago
EKSKLUZIVE/ Shikoni 10 vite më parë kur Alessandro Del Piero vishte fanelën e Skënderbeut!
-
Sporti5 ditë ago
Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë
-
Sporti5 ditë ago
SKËNDERBEU/ Pas Juri Merlim, alarm edhe për Randi Dumfor dhe Etien Tare!
-
Sporti5 ditë ago
Flet Dhimitraq Xhambazi: Ja kush spikat te Skënderbeu! Kjo superligë, më e fortë
-
Super Liga2 ditë ago
Skënderbeu ngelet në vend, Egnatia kalon momentin krizë
-
Sporti3 ditë ago
Ja tre “shtyllat” e mbështetjes për fitore ndaj Egnatias të korçarëve…
-
Sporti18 orë ago
Tifozët korçarë kapen edhe me gjykimin. A kanë të drejtë?!
-
Aktualitet2 ditë ago
Korçari i liqenorëve, Franko Kapllani sot ka ditëlindjen. Hektor Kapllani ka një urim special