Sporti
Skandal në volejbollin e meshkujve dhunë në elbasan skënderbeu tërhiqet dhe le ndeshjen
Një skandal i vërtetë ka ndodhur ditën e premte, pra dje në ndeshjen e volejbollit të meshkujve, atë mes Elbasanit dhe Skënderbeut. Ky takim i vlefshëm për javën e 11-të të superligës startoi në orën 17:00, por nuk përfundoi.Kanë qenë tifozët e Elbasanit që ishin në pallatin e sportit, që përveç sharjeve pafund dhe ofendimeve në adresë të volejbollistëve të Skënderbeut, kanë hedhur sende të forta në parket ç’ka detyroi disa herë që të ndërpritej edhe ndeshja. Zyrtarët e këtij takimi dhe gjyqtarët zbrazën disa herë pallatin e sportit nga këto akte dhune, por ka qenë e pamundur dhe Skënderbeu vendosi që ta lërë ndeshjen në mes dhe të largohej nga parketi.Këtë skandal të vërtetë që ndodhi dje në Elbasan, pritet ta analizojë edhe FSHV-ja e cila duhet të marrë masa menjëherë për klubin vendas që nuk administroi dot ofendimet, sharjet dhe sendet e forta që u hodhën në parket.Pak momente më parë ka qenë klubi “Skënderbeu” që ka dalë me një deklaratë për mediat, deklaratë që po e sjellim më poshtë:Klubi Shumësportësh “Skënderbeu” Korçë dënon ashpër aktet e turpshme të ndodhura gjatë ndeshjes së volejbollit për të rritur, Elbasani-Skënderbeu, e vlefshme për Kampionatin e 78-të Kombëtar, zhvilluar ditën e premte në pallatin e sportit “Tomor Sinani” të Elbasani. Lojtarët tanë gjatë gjithë ndeshjes janë ndeshur me sharjet në kot dhe hedhjen e sendeve të forta në fushën e lojës nga tifozët, që kishin mbushur pallatin e sportit, gjë që i ka detyruar edhe gjyqtarët e zyttarin e ndeshjes që ta ndërpresin disa herë ndeshjen dhe të orientonin forcat e rendit që të ndërprisnin deri në zbrazjen e plotë të sallës. Pas konsultimeve me ta, ekipi ynë vendosi që të mos pranonte të hyjë në fushën e lojës, në shenjë proteste për këto akte të paprecedenta në lojën e volejbollit që të merrte masat e nevojshme për mbarëvajtjen e këtij takimi. Lojtarët dhe tajneri ynë mbajtën një qëndrim korrekt, që u vlerësua edhe nga zyrtarët e ndeshjes. Klubi “Skënderbeu” ka besim të plotë që Federata Shqiptare e Volejbollit do të analizojë me shumë seriozitet këtë rast të paprecedent dhe do marrë masat e duhura që këto veprime të turpshme të mos përsëriten në volejbollin shqiptar. Ndërkohë, ftojmë edhe Klubin Shumësportësh “Elbasani” që të distancohet nga këto veprime dhe të dënojë këto akte jo të hijshme për kulturën e këtij qyteti.
Sporti
Klubi “Skënderbeu” njofton ndeshjen me Egnatian me mbrojtësin Andrea Gerco
Sporti
Egnatia vjen në Korçë me “frikë”
Kategoria 2
MALIQI udhëton në Memaliaj/ Devolli transfertë në Delvinë
Sporti
“Abissnet Superiore”/ Java e 8-të e kampionatit nis të premten me takimin Dinamo City-Laçi
Sporti
SUPERLIGA/ Nesër starton java e 8-të. Gjithë vëmendja te Skënderbeu që pret kampionët e Egnatias!
Sporti
SKËNDERBEU 7 pikë në 7 javë/ Asnjë pikë në 3 ndeshje në transfertë!
Sporti
UEFA Development U-15 për vajza/ Shqipëria mund Estoninë nga penalltitë me rezultatin 4-2
Kategoria 1
POGRADECI të shtunën pret Kukësin e Amarildo Dervishajt!
Sporti
Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë
Sporti
Flet Dhimitraq Xhambazi: Ja kush spikat te Skënderbeu! Kjo superligë, më e fortë
-
Sporti4 ditë ago
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
-
Sporti3 ditë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti5 ditë ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti5 ditë ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Sporti2 ditë ago
Egnatia me mungesa të shtunën drejt Korçës!
-
Sporti4 ditë ago
Po rikthehet volejbolli i meshkujve të Skënderbeut! Super skuadër…
-
Sporti5 ditë ago
Skënderbeu në volejboll meshkuj mund pastër Vllazninë
-
Super Liga3 ditë ago
Gvozdenoviç e “shkarkon” humbjen tek…
-
Aktualitet3 ditë ago
Shuhet i madhi Vangjel Koja! Lamtumirë mjeshtër!
-
Sporti1 ditë ago
Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë