Sporti
Skënderbeu 3 seanca para së dielës në korçë duan kokën e laçit
Edhe tre seanca stërvitore kanë mbetur deri ditën e diel, ditë që do të luhet edhe ndeshja e kësaj jave të 17-të në superligën shqiptare.Skënderbeu- Laçi është përballja e bardhekuqve, të diel, në orën 17:00, që do të jetë njëkohësisht edhe ndeshja që do të përmbyllë këtë javë të 17-të.Sigurisht që në qytetin juglindor e kanë vlerësuar maksimalisht sfidën e fundjavës, pasi kurbinasit gjithmonë kanë luajtur futboll të denjë, pavarësisht se këtë sezon ndodhen poshtë Skënderbeut.Në fazën e parë kujtojmë që Laçi e pati mundur Skënderbeun me rezultatin 2-0, ndërkohë që këtë fundjavë në stadiumin “Skënderbeu” vendasit do të kërkojnë t’u kthejnë “reston” kurbinasve.Skënderbeu për momentin është duke kaluar një formë të mirë sportive, gjë që e ka shfaqur edhe në rezultatet e arritura dhe jo më kot ndodhet në vendin e 4-t të superligës.Nga ana tjetër edhe Laçi do të kërkojë të mos dalë pa pikë nga stadiumi “Skënderbeu” dhe kjo e bën edhe më të bukur këtë përballje të së dielës.3 seancat e fundit për Skënderbeun do të fillojnë qysh ditën e sotme, ndërkohë që stafi teknik ka kërkuar përqëndrim maksimal dhe të mendohet vetëm për këtë ndeshje, pasi trepikëshi është objektivi i vetëm.I rëndësishëm është edhe lajmi i ditës së djeshme që ka dhënë portali ynë, teksa për Skënderbeun nuk do të ketë asnjë mungesë dhe ky është një lajm më shumë se pozitiv, pasi edhe trajneri Ivan Gvozdenoviç do të ketë në dispozicion të gjithë grupin e futbollistëve.Forca Skënderbe!
Sporti
SKËNDERBEU 7 pikë në 7 javë/ Asnjë pikë në 3 ndeshje në transfertë!
Sporti
UEFA Development U-15 për vajza/ Shqipëria mund Estoninë nga penalltitë me rezultatin 4-2
Kategoria 1
POGRADECI të shtunën pret Kukësin e Amarildo Dervishajt!
Sporti
Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë
Sporti
Flet Dhimitraq Xhambazi: Ja kush spikat te Skënderbeu! Kjo superligë, më e fortë
Sporti
FSHF mirëpret Turneun Ballkanik të Futbollit për të Amputuar, marrin pjesë Shqipëria, Kosova dhe Turqia
Sporti
SKËNDERBEU/ Pas Juri Merlim, alarm edhe për Randi Dumfor dhe Etien Tare!
Sporti
EKSKLUZIVE/ Shikoni 10 vite më parë kur Alessandro Del Piero vishte fanelën e Skënderbeut!
Sporti
BASKET MESHKUJ/ Skënderbeu bën blerjen e parë. Vjen Daniel Nlandu KIELY!
Sporti
Rrezikon Juri Merlim/ Mesfushori vë në alarm bardhekuqtë
-
Sporti3 ditë ago
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
-
Sporti3 ditë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti4 ditë ago
Doka nesër ndaj Tiranës nga minuta e parë?! Ja ç’thotë njëshi i stolit bardhekuq
-
Sporti5 ditë ago
Trajneri mbështet idenë e portierit Marko Alia…
-
Sporti2 ditë ago
Egnatia me mungesa të shtunën drejt Korçës!
-
Sporti4 ditë ago
Skënderbeu në volejboll meshkuj mund pastër Vllazninë
-
Sporti4 ditë ago
Po rikthehet volejbolli i meshkujve të Skënderbeut! Super skuadër…
-
Super Liga3 ditë ago
Gvozdenoviç e “shkarkon” humbjen tek…
-
Aktualitet3 ditë ago
Shuhet i madhi Vangjel Koja! Lamtumirë mjeshtër!
-
Sporti22 orë ago
Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë