SKËNDERBEU/ 5 të verdha dhe 1 të kuqe në tri javë. Janaqi dhe Ramos me nga 2 të verdha

Date:

https://sq.korcaboom.com/wp-content/uploads/2024/09/456942200_18457960987026239_7186980193748205325_n.jpg

Skënderbeu në tri javët e para të superligës ka 4 pikë, me 1 fitore, 1 barazim dhe 1 humbje.

Skuadra bardhekuqe në tri javë numëron edhe 5 kartonë të verdhë dhe 1 të kuq, ndërkohë që kujtojmë se sezonin e kaluar ka vuajtur shumë nga kartonët, sepse për më tepër pas disa javësh fillojnë të ndihen ndëshkimet e lojtarëve, kur plotësojnë edhe numrin e të verdhave.

Këtë sezon dy lojtarët që në tre javë janë ndëshkuar me nga dy të verdha, janë po dy. Bëhet fjalë për Marko Ramos dhe Dejvid Janaqi, të dy futbollistë që kanë lënë prapa vetëm Ermir Rashicën, i cili numëron një karton të verdhë.

I vetmi që është ndëshkuar në këto javë me karton të kuq është Mario Rabiu në ndeshjen ndaj Partizanit, teksa pas dy të verdhave të gjithë e mbajnë mend që pranë fundit të ndeshjes u ndëshkua me karton të kuq, ku la skuadrën me 10 futbollistë dhe në minutat shtesë Partizani shënoi golin e fitores 2-1.

Kartonët e verdhë pas 3 ndeshjeve të para:

Dejvid Janaqi                       2 kartonë

Maro Ramos                        2 kartonë

Ermir Rashica                      1 karton

Kartonët e kuq pas 3 javëve të para

Mario Rabiu                         1 karton

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Kategoria e Parë zbret në fushë, të gjithë sy e veshë në Kukësi-Pogradeci

Ashtu si Superiorja edhe Kategoria e Parë rikthehet ditën...

Zyrtare / Trajneri i Kombëtares U-21, Alban Bushi rinovon kontratën me FSHF-në

Federata e Futbollit ka rinovuar kontratën me trajnerin e...

Skënderbeu/ Ja opinionet e para për dy të afruarit tek korçarët

Skuadra korçare është duke u përgatitur në Durrës dhe...

Sot dita e fundit e ‘vjeshtës’, temperaturat e ulëta do të ‘pushtojnë’ vendin. Kur nis dimri ‘i egër’

Meteorologia Tanja Porja është shprehur në ‘Dita Jonë’ në...