Bilanci i më shumë se gjysmës së parë të sezonit 2024-2025 nuk ka qenë ai që pritej për Skënderbeun, teksa në 19 javë të luajtura Skënderbeu mban vendin e fundit dhe sigurisht që kjo situatë nuk është se është pritur mirë nga të gjithë në qytetin juglindor.
Skënderbeu numëron në të gjitha statistikat bilance negative, teksa sot po sjellim edhe numrin e kartonëve të verdhë dhe të kuq dhe emrat e të gjithë futbollistëve që janë ndëshkuar me kartonë.
Madje me kartonë të vërdhë janë plot 19 futbollistë në total që janë ndëshkuar. E thënë ndryshe numërohen plot 50 kartonë të verdhë nga këta 19 lojtarë dhe rekordin e mban sulmuesi i ekipit, Bismark me plot 7 kartonë të verdhë. Pas tij vjen Dejvid Janaqi me 5 kartonë dhe më pas të tjerët me më pak kartonë.
Sigurisht që kartonët kanë penalizuar shumë lojtarë deri tani, që më tepër kur Skënderbeu në 19 javë numëron edhe 4 kartonë të kuq, një numër jo i vogël. Të shohim e të presim gjysmën e dytë të sezonit, pra ndeshjet e vitit 2025, por që Skënderbeu me 54 kartonë të verdhë dhe të kuq në total, sigurisht që është penalizuar shumë.
Kartonët e verdhë pas 19 ndeshjeve të para:
Bismark Charles 7 kartonë
Dejvid Janaqi 5 kartonë
Marko Ramos 4 kartonë
Mario Rabiu 4 kartonë
Erolind Krasniqi 3 kartonë
Ermir Rashica 3 kartonë
Luko Vaskez 3 kartonë
Frenklin Kamleu 3 kartonë
Marko Alia 2 kartonë
Foti Çuçka 2 kartonë
Kosta Vangjeli 2 kartonë
Ergi Zenullari 2 kartonë
Randi Dumfor 2 kartonë
Klevis Shaqe 2 kartonë
Tayo Abiodun 2 kartonë
Andrea Gerco 1 karton
Elvis Prençi 1 karton
Juri Merlim 1 karton
Albi Doka 1 karton
Kartonët e kuq pas 19 javëve të para
Mario Rabiu 1 karton
Luko Vaskez 1 karton
Elvis Prençi 1 karton
Albi Doka 1 karton
The performance in more than half of the 2024-2025 season has not met expectations for Skënderbeu. After 19 matches played, the team is in last place, a situation that has understandably not been well-received in the southeastern city.
Skënderbeu shows negative records across all statistics, and today we highlight the number of yellow and red cards, along with the names of all the players who have been penalized with cards.
“KORÇA BOOM”