SKËNDERBEU/ 6-të lojtarë rrezikojnë ndeshjen e fundit të vitit

Date:

Skënderbeu ditën e diel në orën 16:30 luan ndeshjen e fundit të fazës së dytë përballë Bylisit dhe atmosfera duhet thënë se në kampin bardhekuq është optimiste. Skënderbeut ndaj ballshiotëve u bën punë vetëm fitorja dhe këtë e dinë mirë qoftë trajneri Ernest Gjoka, por edhe futbollistët. Ka dy ndeshje që e drejton skuadrën nga stoli dhe për Gjokën ka ardhur momenti i fitores numër një me fanelën bardhekuqe.

Skënderbeu dy ndeshjet e fundit për këtë vit i luan në shtëpi, përballë Bylisit këtë të diel dhe të shtunën e ardhshme ndaj Elbasanit po në stadiumin “Skënderbeu”. Ndërkohë që skuadra është duke menduar vetëm për Bylisin, trajneri Ernest Gjoka ka një merak të madh përsa i përket kartonëve, pasi këtë javë mungon Albi Doka, teksa me Egnatian u ndëshkua me të kuqe, por më shqetësuese është se janë plot 6 emra të tjera dhe shumica prej tyre titullarë që rrezikojnë shumë, pasi nëse ndëshkohen me të verdhë ndaj Bylisit, do të skualifikohen për ndeshjen pasardhëse ndaj elbasanasve.

Dy prej tyre janë në sulm, ku Bismark numëron 7 të verdha dhe një tjetër do të thotë jashtë. Po ashtu edhe Ermir Rashica që është sulmuesi tjetër kryesor, dy lojtarë titullarë që i duhen skuadrës në dy ndeshjet e fundit të këtij viti. Nga 3 kartonë të verdhë kanë edhe Luko, Rabiu, Frenklin apo edhe Krasniqi. Në këtë mënyrë “hallet” për Skënderbeun shtohen nga dita në ditë dhe sigurisht që të dielën ndaj Bylisit porosia më e madhe e Gjokës do të jetë për fitoren së pari dhe së dyti që të tijtë të kenë shumë kujdes me kartonët e verdhë.

Ja lista e futbollistëve që me një të verdhë rrezikojnë ndeshjen pasardhëse…

Bismark Charles      7 kartonë

Erolind Krasniqi      3 kartonë

Ermir Rashica         3 kartonë

Luko Vaskez           3 kartonë

Mario Rabiu            3 kartonë

Frenklin Kamleu     3 kartonë     

Skënderbeu will play its final match of the second phase against Bylis on Sunday at 16:30, and it must be said that the atmosphere in the white-red camp is optimistic. Skënderbeu only needs a victory against the Ballshiots, and this is well understood by both coach Ernest Gjoka and the players. Gjoka has been leading the team from the bench for two matches now, and for him, this is the moment to secure his first win in the white-red jersey.

“KORÇA BOOM”

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

VOLEJ FEMRA/ Super Skënderbeu mposht Tiranën dhe e mbyll në krye!

Tirana-Skënderbeu 1-3 (23-25, 22-25, 25-22, 22-25) Skënderbeu në volejboll për femra...

Figura të Shquara të Qarkut Korçë

Titulli "Nder i Qarkut", me motivacionin "Personalitet në fushën...

Sherr me thika në një shkollë në Fier, plagoset i mituri

Një tjetër ngjarje e rëndë është regjistruar në një...