Sporti
Skënderbeu barazon në frymën e fundit korçarët merritonin më shumë
Skënderbeu – Dinamo 1-1Shënues:Prençi 91’ / Denisson 15’Skënderbeu:Alia, Frashëri, Ramos, Prençi, Zenuallari, Janaqi, Liço, Pecani, Moses, Lika, Nikaj.Trajner:Ivan Gvozdenoviç (U aktivizuan: Rashica, Muharem, Shaqe, Gërxho, Dervishaj, Beçka, Ali, Vangjeli)Dinamo:Sali, Prodani, Behitrace, Hoxha, Marku, Jaku, Quintanihla, Ivan, Kacorri, Denisson, Kapllani.Trajner:Dritan Mehmeti (U aktivizuan: Gjoni, Rrapi, Samake, Vokri, Allmuça, Kasmollari, Guci)Gjyqtarë:E. Kotomelo, B. Hamzaj, Sh. Shaholli (Korçë)Kartonë të verdhë:ProdaniSkënderbeu merritonte më shumë mbrëmjen e sotme në Korçë, teksa vetëm pak momente më parë ka përfunduar miqësorja ndaj Dinamos. Miqtë nga kryeqyteti kryesonin deri në minutën e parë shtesë, por vendasit barazojnë në limitin e fundit.Një gol që në fraksionin e parë të ndeshjes, me një Dinamo që shkoi vetëm një herë në portën vendase, ndërkohë që Skënderbeu, luajti vërtet mirë në këtë test dhe përveç golit të barazimit, merritonte më shumë se 1-1.Kronika e plotë e ndeshjes15’ – Gabim i mbrojtjes korçare dhe atje përfiton Denisson për miqtë që shënon në portën e Skënderbeut. 1-0 për Dinamon.20’ – Është Dean Liço në zonë që jep një asis për Likën në zonë. Shkodrani përpiqet ta kthejë sërish te Liço, por një nga mbrojtësit e Dinamos e prek topin me dorë. Sipas gjyqtarit nuk ishte penallti edhe pse u duk qartë që ishte e tillë.35’ – Një rast tjetër i dyshimtë për 11-metërsh. Pas një goditje dënimi për vendasit topi përfundon në zonën dinamovite. Atje është Sali që grushton në mënyrë të gabuar dhe është Ramos për vendasit që pengohet po nga portiere, por sërish nuk ka penallti.37’ – Gjuan Liço nga jashtë zone, por pret në pozicion portieri dinamovit, Sali.40’ – Goditje dënimi për Skënderbeun. Liço fut një top të bukur në zonë dhe është Prençi që gjuan, por mbi tranversë.45’ – Dy raste të pastra shënimi për Skënderbeun. Moses së pari gjuan në zonë topi përplaset në kurizin e një prej mbrojtësave. Topi kthehet te Liço që sërish gjuan dhe përsëri shpëtojnë mbrojtësit miq golin e barazimit.66’ – Goditje nga këndi për Skënderbeun. Liço con topin në zonë. Është Lika që e kthen te Shaqe, që humb rastin më ideal vetë për vetë me portën, duke e gjuajtur mbi tranversë.76’ – Goditje dënimi për Skënderbeun. Ardit Nikaj bën gjithçka vetë gjuan nga 25 metra larg, por në mënyrë të gabuar topi përfundon mbi kuadrat.85 – Liço me kokë nga e djathta, topi në zonë te Muharem, që gjuan me kokë, por topi sërish përfundon mbi tranversë.91’ – Skënderbeu në frymën e fundit shënon golin e barazimit. Pas një krosi nga largësia Prençi me kokë shënon golin e barazimit. Përfundimisht 1-1
Sporti
SUPERLIGA/ Mbyllet java e 8-të. Shikoni renditjen dhe ku ndodhet Skënderbeu!
Sporti
Gvozdenoviç e pranon se është një moment krize
Sporti
U-19/ Super Skënderbeu për të rinj. Merr kryesimin në superligë
Histori
E veçantë/ Skuadra e Skënderbeut është ekipi rekordmen në …
Sporti
Liga e Kombeve/ Ndeshjet kundër Çekisë e Gjeorgjisë, ky është programi mediatiko-stërvitor i Kombëtares
Sporti
Kualifikueset e Europianit “Shqipëri 2025” për U-17/ Ka korçarë në listë!
Kategoria 2
DEVOLLI 3 pikë të arta në Delvinë/ Pas 2 barazimeve vjen fitorja në Delvinë
Kategoria 2
SUPER Maliqi/ Fiton edhe në transfertën e Memaliajt. 2 ndeshje 2 fitore
Sporti
Tifozët korçarë kapen edhe me gjykimin. A kanë të drejtë?!
Sporti
SKËNDERBEU/ Sa vështirë të analizosh humbje të tilla…
-
Sporti3 ditë ago
Ky është talenti i bardhekuqve para 4 vitesh dhe sot golashënuesi më i mirë i Skënderbeut!
-
Sporti5 ditë ago
Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë
-
Sporti3 ditë ago
Korçarët “fërkojnë” duart për ndeshjen e fundit të fazës në Ballsh
-
Sporti5 ditë ago
EKSKLUZIVE/ Shikoni 10 vite më parë kur Alessandro Del Piero vishte fanelën e Skënderbeut!
-
Sporti4 ditë ago
Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë
-
Sporti4 ditë ago
SKËNDERBEU/ Pas Juri Merlim, alarm edhe për Randi Dumfor dhe Etien Tare!
-
Sporti4 ditë ago
Flet Dhimitraq Xhambazi: Ja kush spikat te Skënderbeu! Kjo superligë, më e fortë
-
Super Liga1 ditë ago
Skënderbeu ngelet në vend, Egnatia kalon momentin krizë
-
Sporti2 ditë ago
Ja tre “shtyllat” e mbështetjes për fitore ndaj Egnatias të korçarëve…
-
Sporti10 orë ago
Tifozët korçarë kapen edhe me gjykimin. A kanë të drejtë?!