Padyshim që Skënderbeu mbylli jo vetëm fazën e parë të kampionatit në krye, por mbi të gjitha edhe në eventet e tjera ka arritur rezultate të shkëlqyera të paktën në gjysmën e dytë të vitit që po lëmë pas. Sigurisht që për këtë meritë ka gjithë skuadra dhe lojtaret, ku përveç atyre me përvojë, ka edhe shumë lojtare të tjera me prespektivë.
Ka qenë trajneri Orlando Koja që sot ka zbuluar edhe dy të parat si më të mirat, përsa i përket realizimit të pikëve. Bëhet fjalë për kapitenen Elena Bego dhe për volejbollisten e huaj Carolina Moreira, dy lojtare që sipas trajnerit janë shpallur si realizueset më të mira të fazës së parë dhe jo vetëm.
Vetë Koja shkruan këto rreshta: “Elena Bego dhe Carolina Moreira padyshim ishin dy realizueset më të mira të fazës së parë të sezonit duke dhënë një kontribut të rëndësishëm në të gjitha fitoret e skuadrës.”
Me këto fjalë trajneri i Skënderbeut, ka zbuluar vetëm dy lojtaret si realizueset më të mira, pasi në vazhdim do zbulojë edhe të tjerat në pozicione të ndryshme. Skënderbeu është skuadra më e mirë e këtij viti dhe ka një grup lojtaresh fantastike që do t’i dëshironte çdo skuadër tjetër.
Skënderbeu mbi të gjitha është Skënderbe dhe ne u urojmë suksese së pari dy lojtareve që po sjellim sot si më të mriat për realizim.
Suksese vajza! Suksese gjithë skuadrës bardhekuqe!
Undoubtedly, Skënderbeu not only finished the first phase of the championship at the top, but above all, achieved excellent results in other events, at least in the second half of the year we are leaving behind. Of course, the credit for this goes to the entire team and the players, where in addition to the experienced ones, there are also many other players with potential.
“KORÇA BOOM”