Sporti
Skënderbeu bën ujkun në minutat e fundit, Skënderbeu-Egnatia përfundon në Korçë
Skënderbeu – Egnatia 1-1Shënues:Frenklin 90’ / Isgandarli 3’Skënderbeu:Alia, Rabiu, Rashica, Nikaj (Franklin 67), Gerco, Frashëri, Randi, Vangjeli (Lika 67’), Merlim (Pecani 84’), Shaqe, Sebastine (Ramos 46’).Trajner:Ivan GvozenoviçEgnatia:Dobjani, Aleksi, Paulauskas, Medeiros, Malota, Ndreca, Zejnullai, Xhemajli, Isgandarli, Fangaj, Spahiu.Trajner:Edlir TetovaGjyqtarë:Klodian Shahini, Nertil Bregasi, Emigers GançiKartonë të verdhë:Medeiros, IsgandarliSkënderbeu e mbyll në barazim ndeshjen me kryesuesit e superligës, teksa Franklin barazon në minutën e fundit të takimit.Pjesa e parë u mbyll me fitoren e miqve 0-1. Vetëm një zbritje mund të themi për miqtë që kanë shfrytëzuar një hutim të mbrojtjes vendase, ka mjaftuar që Egnatia të futet në dhomat e zhveshjes me avantazhin e admiruar.Themi e admiruar sepse vazhdimisht gjatë gjithë 45 minutave miqtë kanë qarkulluar topin, ndërkohë që Skënderbeu ka pasur 2-3 raste të pastra shënimi, sidomos me Randin dhe Rashicën, por nuk kanë arritur të shënojnë.Pjesa e dytë nis mirë për Skënderbeun, por edhe me një vendosje tjetër taktike në fushë, pasi largohet një sulmues si Sebastine dhe në fushë është Ramos. Ka qenë Nikaj në momentet e para që mund të shënonte, por nuk mundi ta bënte një gjë të tillë.Kanë qenë 4 goditje këndi njëra pas tjetrës për Skënderbeun nga minuta e 52’-55’, duke vënë nën presion miqtë, por pa qenë rezultativë.Më pas në minutën e 67-të loja u ndërpre për shkak të problemeve që një tifoz pati në shkallët e stadiumit. Pas transportimit në spital, më pas loja rifilloi sërish dhe sapo është mbyllur minuta e 75-të.Gjithsesi loja duhej të ndërpritej deri te ardhja e autoambulancës që transportoi në spital tifozin me probleme. Ishin plot 12 minuta ndërprerje në stadiumin “Skënderbeu”.Edhe pas rifillimit të lojës, skuadra mike më shumë ka qarkulluar topin, ndërkohë që Skënderbeu është i pafuqishëm për të barazuar rezultatin, pasi shkon shumë herë pranë zonës, por nuk shkon dot te vija e 5-metërshit.Kur të gjithë e quanin të mbyllur ndeshjen, është Skënderbeu që zgjohet dhe në zonë Franklin me kokë barazon rezultatin në 1-1.Rastet dhe minutat e pjesës së parë2’ – Rasti i parë ka qenë për Skënderbeun ku Rashica në zonë nuk përfiton për të shënuar3’ – Atë që s’e bën Skënderbeu, e bën Egnatia, teksa Isgandarli kujtohet në pozicion jashtë loje dhe shënon. Gjithçka e rregullt dhe 0-1.14’ – Skënderbeu ka rast të pastër shënimi. Randi gjuan në zonë dhe topi përplaset te portieri, ndërkohë që të gjithë shikonin rrjetën për gol. Shpëtojnë miqtë.15’-30’ – 15 minuta të qeta, pa raste shënimi ndërkohë që Egnatia më shumë qakrullon topin dhe Skënderbeu luan disi i tërhequr.33’ – Rashica shmang dy mbrojtësa miq, gjuan fuqishëm dhe fatkeqësisht për të është portieri Dobjani që nuk lejon që të prehet në rrjetë.Rastet dhe minutat e pjesës së dytë52’ – Rasti i parë i pjesës së dytë është për Skënderbeun. Rashica në krahun e majtë futet në zonë, jep një asis për Nikaj, por është topi më i shpejtë se Nikaj, që humbet një rast shumë të pastër shënimi.75’ – Edison Ndreca gjuan fuqishëm dhe topi përfundon ngjitur me shtyllën e portës vendase. Shpëton Skënderbeu.82’ – Është Lika që fut një top në zonë mbi kokën e Shaqes që kishte mundësi të artë, por nuk ka arritur ta shtyjë topin në kuadrat.90’ – Është Skënderbeu që nuk fal këtë herë. Franklin me kokë barazon shifrat në 1-1.
Sporti
SKËNDERBE sot dita e së vërtetës/ Vetëm për 3 pikë ndaj Egnatias!
Sporti
SKËNDERBEU superior ndaj Egnatias në përballjet në Korçë!
Sporti
Dinamo mposht Laçin dhe merr kryesimin pas 13 vitesh/ Nesër Skënderbeu-Egnatia
Sporti
Shqipëria e Julian Ahmataj në provën e fundit përpara kualifikueseve të Europianit U-19. Zyrtarizohen dy miqësore ndaj Malit të Zi
Kategoria 1
Operohet korçari Jorgo Qeleshi/ Lojtari falënderon mjekët për ndërhyrjen
Sporti
Ja tre “shtyllat” e mbështetjes për fitore ndaj Egnatias të korçarëve…
Sporti
Konferenca për mediat / Trajneri Silvinjo shpjegon zgjedhjet e tij për sfidat e Nations League
Sporti
Gvozdenoviç: Tani na duhen pikët. Kam besim që do t’ia dalim ndaj Egnatias
Sporti
“Ujqër”! Nesër të gjitha rrugët na çojnë në Strofull!
Sporti
VOLEJ FEMRA+MESHKUJ/ Skënderbeu luan në dy transferta, priten 2 fitore
-
Sporti5 ditë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti4 ditë ago
Egnatia me mungesa të shtunën drejt Korçës!
-
Sporti2 ditë ago
Ky është talenti i bardhekuqve para 4 vitesh dhe sot golashënuesi më i mirë i Skënderbeut!
-
Super Liga5 ditë ago
Gvozdenoviç e “shkarkon” humbjen tek…
-
Aktualitet5 ditë ago
Shuhet i madhi Vangjel Koja! Lamtumirë mjeshtër!
-
Sporti3 ditë ago
Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë
-
Sporti21 orë ago
Korçarët “fërkojnë” duart për ndeshjen e fundit të fazës në Ballsh
-
Sporti3 ditë ago
EKSKLUZIVE/ Shikoni 10 vite më parë kur Alessandro Del Piero vishte fanelën e Skënderbeut!
-
Sporti3 ditë ago
Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë
-
Sporti3 ditë ago
SKËNDERBEU/ Pas Juri Merlim, alarm edhe për Randi Dumfor dhe Etien Tare!