Sporti
Skënderbeu egnatia 75 minuta lojë në korçë shikoni çfarë ka ndodhur
Skënderbeu – Egnatia 0-1Shënues:Isgandarli 3’Skënderbeu:Alia, Rabiu, Rashica, Nikaj (Franklin 67), Gerco, Frashëri, Randi, Vangjeli (Lika 67’), Merlim, Shaqe, Sebastine (Ramos 46’).Trajner:Ivan GvozenoviçEgnatia:Dobjani, Aleksi, Paulauskas, Medeiros, Malota, Ndreca, Zejnullai, Xhemajli, Isgandarli, Fangaj, Spahiu.Trajner:Edlir TetovaGjyqtarë:Klodian Shahini, Nertil Bregasi, Emigers GançiKartonë të verdhë:Medeiros, IsgandarliPlot 75 minuta kanë kaluar në stadiumin “Skënderbeu” dhe rezultati është ai i pjesës së parë, e cila u mbyll me fitoren e miqve 0-1. Vetëm një zbritje mund të themi për miqtë që kanë shfrytëzuar një hutim të mbrojtjes vendase, ka mjaftuar që Egnatia të futet në dhomat e zhveshjes me avantazhin e admiruar.Themi e admiruar sepse vazhdimisht gjatë gjithë 45 minutave, miqtë kanë qarkulluar topin, ndërkohë që Skënderbeu ka pasur 2-3 raste të pastra shënimi, sidomos me Randin dhe Rashicën, por nuk kanë arritur të shënojnë.Pjesa e dytë nis mirë për Skënderbeun, por edhe me një vendosje tjetër taktike në fushë, pasi largohet një sulmues si Sebastine dhe në fushë është Ramos. Ka qenë Nikaj në momentet e para që mund të shënonte, por nuk mundi ta bënte një gjë të tillë.Kanë qenë 4 goditje këndi njëra pas tjetrës për Skënderbeun nga minuta e 52’-55’, duke vënë nën presion miqtë, por pa qenë rezultativë.Më pas në minutën e 67-të loja u ndërpre për shkak të problemeve me një tifoz që pati në shkallët e stadiumit. Pas transportimit në spital, më pas loja rifilloi sërish dhe sapo është mbyllur minuta e 75-të.Gjithsesi loja duhej të ndërpritej deri te ardhja e autoambulancës që trasportoi në spital tifozin me probleme.Sigurisht që minutat e ndërprera do të shtohen në fundin e takimit.Rastet dhe minutat e pjesës së parë2’ – Rasti i parë ka qenë për Skënderbeun ku Rashica në zonë nuk përfiton për të shënuar3’ – Atë që se bën Skënderbeu e bën Egnatia, teksa Isgandarli kujtohet në pozicion jashtë loje dhe shënon. Gjithçka e rregullt dhe 0-1.14’ – Skënderbeu rast të pastër shënimi. Randi gjuan në zonë dhe topi përplaset te portieri, ndërkohë që të gjithë shikonin rrjetën për gol. Shpëtojnë miqtë.15’-30’ – 15 minuta të qeta pa raste shënimi ndërkohë që Egnatia më shumë qakrullon topin dhe Skënderbeu luan disi i tërhequr.33’ – Rashica shmang dy mbrojtësa miq gjuan fuqishëm dhe fatkeqësisht për të është portieri Dobjani që nuk lejon që të prehet në rrjetë.Rastet dhe minutat e pjesës së dytë52’ – Rasti i parë i pjesës së dytë është për Skënderbeun. Rashica në krahun e majtë futet në zonë, jep një asis për Nikaj, por është topi më i shpejtë se Nikaj, i cili humbet një rast shumë të pastër shënimi.
Sporti
SUPERLIGA/ Luhet në Korçë dhe në Tiranë. Java e 8-të sot me dy përballje
Sporti
Shqipëri U-21 luan ndaj Armenisë/ Ja lista. 3 lojtarë të Skënderbeut vishen kuqezinj
Sporti
SKËNDERBE sot dita e së vërtetës/ Vetëm për 3 pikë ndaj Egnatias!
Sporti
SKËNDERBEU superior ndaj Egnatias në përballjet në Korçë!
Sporti
Dinamo mposht Laçin dhe merr kryesimin pas 13 vitesh/ Nesër Skënderbeu-Egnatia
Sporti
Shqipëria e Julian Ahmataj në provën e fundit përpara kualifikueseve të Europianit U-19. Zyrtarizohen dy miqësore ndaj Malit të Zi
Kategoria 1
Operohet korçari Jorgo Qeleshi/ Lojtari falënderon mjekët për ndërhyrjen
Sporti
Ja tre “shtyllat” e mbështetjes për fitore ndaj Egnatias të korçarëve…
Sporti
Konferenca për mediat / Trajneri Silvinjo shpjegon zgjedhjet e tij për sfidat e Nations League
Sporti
Gvozdenoviç: Tani na duhen pikët. Kam besim që do t’ia dalim ndaj Egnatias
-
Sporti5 ditë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti2 ditë ago
Ky është talenti i bardhekuqve para 4 vitesh dhe sot golashënuesi më i mirë i Skënderbeut!
-
Sporti4 ditë ago
Egnatia me mungesa të shtunën drejt Korçës!
-
Super Liga5 ditë ago
Gvozdenoviç e “shkarkon” humbjen tek…
-
Sporti3 ditë ago
Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë
-
Sporti23 orë ago
Korçarët “fërkojnë” duart për ndeshjen e fundit të fazës në Ballsh
-
Sporti3 ditë ago
EKSKLUZIVE/ Shikoni 10 vite më parë kur Alessandro Del Piero vishte fanelën e Skënderbeut!
-
Sporti3 ditë ago
Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë
-
Sporti3 ditë ago
SKËNDERBEU/ Pas Juri Merlim, alarm edhe për Randi Dumfor dhe Etien Tare!
-
Sporti3 ditë ago
Flet Dhimitraq Xhambazi: Ja kush spikat te Skënderbeu! Kjo superligë, më e fortë