Sot është një ditë më shumë se e veçantë për njërin prej futbollistëve të Skënderbeut. Qendërmbrojtësi Luko Vaskez pikërisht sot mbush plot 22 vjeç dhe kjo ditëlindje përkon për herë të parë me fanelën bardhekuqe të Skënderbeut.
Kujtojmë që në verën e vitit të kaluar Luko do të mbërrinte për herë të parë në Shqipëri nga Austria dhe veshi fanelën e Skënderbeut, teksa vinte nga Salzburgu i Austrisë. Shtatlarti 1.92 i gjatë u përshtat shpejt dhe në 19 javë të luajtura deri tani, Vaskez ka luajtur 15 ndeshje, ose 1115 minuta dhe një gol të shënuar, ndërkohë që është ndëshkuar me 3 kartonë të verdhë dhe 1 të kuq.
Tashmë është titullar te bardhekuqtë, ndërkohë që ditën e sotme në adresë të tij urimet kanë qenë të shumta. Në fakt në faqen e vet zyrtare Luko Vaskez ka postuar pak orë më parë një video nga Spanja, edhe pse është në Shqipëri, me urimin ”Gëzuar ditëlindjen” me rastin e kësaj dite të veçantë për të.
Kanë qenë shokët e skuadrës së Skënderbeut që e kanë uruar mbrojtësin kolumbian në këtë ditëlindje dhe sigurisht që edhe familja e madhe bardhekuqe e uron për këtë 22-vjetor.
Edhe stafi i portalit “Korça Boom” gjen rastin ta urojë: Edhe 100 vite të tjera Luko dhe sa më shumë suksese me fanelën e Skënderbeut!
Today is an even more special day for one of the players of Skënderbeu. Center-back Luko Vaskez turns 22 today, and this birthday coincides for the first time with wearing the Skënderbeu jersey.
It is worth mentioning that last summer, Luko arrived in Albania from Austria for the first time and donned the Skënderbeu jersey, coming from Salzburg, Austria. The 1.92-meter tall player quickly adapted and, in the 19 rounds played so far, Vaskez has played 15 matches, accumulating 1,115 minutes and scoring one goal, while also receiving 3 yellow cards and 1 red card.
“KORÇA BOOM”