Sot janë luajtur tre ndeshjet e para të javës së 11-të të ligës superiore, ndërkohë që Skënderbeu pas dy rezultateve vërtet pozitive në transfertë u rikthye me humbje në shtëpi ndaj Partizanit.
Askush nuk e priste në qytetin juglindor këtë humbje, aq më tepër as presidenti Ardjan Takaj, apo stafi teknik me në krye Ivan Gvozdenoviç. Madje humbjen nuk e prisnin as “ujqërit” në tribuna që dolën kokëulur dhe pranuar festën e “Guerrilsave”.
Skënderbeu sot gaboi në të gjitha drejtimet dhe tregoi se me aq shumë mungesa nuk e përballoi dot skuadrën e kuqe.
Me tre ndeshjet e luajtura sot dhe me humbjen Skënderbeu e shikon veten sërish në të njëjtin vend, në të 8-in me 11 pikë aq sa ka edhe Tirana që humbi po sot. Diferenca me vendin e parë Partizanin nga sot shkon në 9-të, ndërkohë që tashmë vijnë dy “malore” të tjera për korçarët që do të duhet të luajënë dy transfertya. Së pari këtë të të dielë Skënderbeu do të udhëtojë drejt Shkodrës ku e pret Vllaznia dhe fundjavën e ardhshme udhëton për në Durrës ku e pret Teuta.
Java 11
SOT 30.10.2024
Laçi-Egnatia 2-0
Tirana-Vllaznia 3-4
Skënderbeu-Partizani 0-2
NESËR 31.10.2024
Ora 17:00 Dinamo-Bylis
Ora 17:00 Teuta-Elbasani
REDAKTUAR nga:
“KORÇA BOOM”