Mbrëmë është rikthyer Skënderbeu, madje skuadrës që i mungonin pikët në dy javët e para i erdhi fitorja në momentin dhe në kohën e duhur.
Skënderbeu ka 4 pikë në 3 javë, por që sigurisht meritonte në 270 minuta të kishte edhe më shumë, teksa la pikë me Partizanin dhe Elbasanin në javën e parë.
Në Korçë presin që festa të tilla si kjo e fotos që sjellim në fushë, apo si edhe festa në dhomat e zhveshjes të jenë të shpeshta, kjo sepse Skënderbeu dje shënoi fitoren e parë, por që fitore të tilla djemtë e Gvozdenoviç kanë premtuar që do të jenë të shumta.
Skënderbeu ia doli ndaj Vllaznisë që edhe pse e mposhti me vetëm një gol diferencë, bindi në fushë edhe me lojë, duke luajtur thuajse 90 minuta në shumicën e kohës në zonën e Vllaznisë.
Skënderbeu dje i gëzoi të gjithë dhe festa sigurisht që shkon për tifozët, ata që e kanë mbështetur dhe do ta mbështesin në çdo moment.
Skënderbeu pas fitores ndaj Vllaznisë tani do dhe pret vazhdimësinë. Teuta është skuadra që do të zbarkojë në qytetin juglindor 10 ditë më vonë, por ka kohë deri në atë moment.
Tani do të jetë periudhë pushimesh dhe pak relaks për Skënderbeun për ti ndezur sërish “motorët” ndaj durrsakëve dhe për të shënuar një tjetër fitore.
Bravo Skënderbe!