Sporti
Skënderbeu i sezonit 2023 2024 statistika fakte nga shkëlqim kelo
Shkurt ca statistika për sezonin 2023-2024 dhe KF Skënderbeun.Rreth 10 muaj më parë, më 26 gusht të vitit 2023 ( në orën 17.00) çeli siparin kampionati i futbollit shqiptar, për sezonin 2023-2024.Në datën 11 maj 2024 u arrit në finish me zhvillimin e 5 takimeve të fundit të sezonit, të cilat filluan në orën 16:00 për t’u perfunduar rreth orës 18:00.Ekipet e kësaj kategorie: Egnatia, Partizani, Vllaznia, Skënderbeu, Tirana, Teuta, Dinamo, Laçi, Erzeni dhe Kukësi zhvilluan midis tyre 180 takime, ku u arritën 64 fitore dhe po kaq humbje, si dhe 52 ndeshje të cikat përfunduan në barazim, duke u shënuar 411 gola dhe të pësuar po kaq gola, me mesataren 2.28 gola/ndeshje.Kampionati u zhvillua me sistem vajtje-ardhje me katër faza, ku në përfundim të evenimentit kemi një ekip në vendin e parë (Egnatia), por jo një kampione të këtij sezoni. Do të duhen edhe 4 ndeshje shtesë midis katër vendeve të para, që të shpallet ekipi kampion, atë që njeh FSHF dhe jo atë çfare prodhoi fusha e blertë, që do të rezultonte Egnatia e Rrogozhinës.Nuk kam qëllim të bëj analizën e skemës që u zbatua, e cila e zbehu shumë garën, pasi analiza të mirëfillta do të bëjnë gazetarët e mirënjohur sportivë Besnik Dizdari dhe njëkohësisht edhe miqtë e mi Adriatik R.Dosti e Fatmir Efica .E veçanta e këtij kampionati, pa hyrë në detaje ishte mospjesëmarrja në “Final 4” e ekipeve si Tirana, Dinamo, Teuta pse jo dhe Kukësi, i cili së bashku me Erzenin sezonin e ardhshëm do të militojnë në një kategori më poshtë, ndërkohë që Laçi do të luajë ndeshje shtesë për mbijetesë në superiore ose të zbresë një kategori më poshtë.Ecuria e ekipit të Skenderbeut.Në sezonin futbollistik 2023-2024, ekipi i Skënderbeut zhvilloi 36 takime. Kur kampionati çeli siparin në javën e parë dhe Skenderbeu fitoi në transfertën e Rrogozhinës ndaj Egnatias me rezultatin 0-1, ndaj një ekipi të fortë, shumëkush mendoi se Skënderbeu do të ishte kampioni i ardhshëm. Në javën e parë vetem për golavarazh u rendit në vendin e tretë dhe një javë me pas ishte në krye në vendin e parë.Më pas filluan luhatjet duke arritur deri në vendin e 7-të pas 5 javëve të para kampionat. Dhe kështu me ulje-ngritje duke u renditur në mesin e tabelës së klasifikimit. Vetëm në javët 35 dhe 36 u pozicionua në vendin e 4-t duke siguruar përfundimisht vendin e katërt dhe kjo vetëm në javën e fundit, pas një fitoreje me goleadë ndaj Vllaznisë me rezultatin 1-5. Për këtë ndeshje nuk do të bëj koment.Gjatë 36 javëve kampionat Skënderbeu u rendit 1 herë në vendin e parë, 1 herë në vendin e dytë, 3 herë në vendin e tretë, 11 herë në vendin e katërt, 6 herë në vendin e pestë, 13 herë në vendin e gjashtë dhe 1 herë në vendin e shtatë.Në total luajti 36 takime duke fituar 15 takime, barazuar 6 dhe humbur 15 takime dhe duke grumbulluar 51 pikë, me golavarazhin 37-39.Golat e shënuar nga Skënderbeu 37, kanë për autorë 10 futbollistë, prej të cilëve 9-të futbolliste të ekipit të Skënderbeut dhe Behiratçe i Dinamos, i cili shënoi një autogol në javën e dytë në ndeshjen Skënderbeu-Dinamo.Në javën e 9-të, në takimin Skënderbeu-Vllaznia 0-2, Randi i Skënderbeut shënoi një autogol në favor të ekipit mik.Po cilët janë autorët e golave?Listën, megjithëse nuk e mbylli të plotë fazën e dytë (u largua në shkurt 2024) e kryeson Franklin me 9 gola dhe asnjë nga pika e bardhë. Franklin ishte një futbollist që e njihte mjaft mirë portën.Më tej renditen Rashica me 7 gola (3 gola pika e 11m), Nikaj me 6 gola (2 gola nga pika e 11m), Lico 5 gola (3 nga pika e 11m) e me radhë, Merlim 3 gola, Janaqi e Shaqe nga 2 gola dhe Lika e Djantu nga 1 gol.Gjatë sezonit 2023-2024 Skënderbeu shënoi gola në 22 ndeshje. I vetmi barazim i bardhe 0-0 u regjistrua në javën e 30-të, Skënderbeu-Tirana.Gjatë këtij sezoni spikatën portieri Marko Alia,kapiteni Lico, Rabiu, Rashica, Nikaj dhe i riu i talentuar Dejvid Janaqi.Ivan Gvozdenoviç dhe ndihmësi Liço e drejtuan Skënderbeun në 36 javë kampionat.Objektivi që i kishin vënë vetes për të qenë në 5-6 ekipet më të mira të tabelës së klasifikimit u arrit.Tashmë kanë ngelur vetëm ndeshjet e katër ekipeve Egnatia, Partizani, Vllaznia dhe Skënderbeu për të caktuar kampionen e sezonit 2023-2024, i cili për nga mënyra e organizimit rezultoi dështim, pasi e zbehu mjaft luften për titull dhe konkurrencën midis ekipeve.Shorti e vuri Skënderbeun përballë Partizanit ne ndeshjet per titullin kampion. Meqënëse këtë sezon ka triumfuar ndaj te kuqve kështu le të veprojë edhe në takimin e datës 17 maj 2024. Me pas edhe në finale dhe pse jo edhe kampione.Skënderbeut, futbollistëve, stafit teknik dhe presidencës u uroj suksese për sezonin 2024-2025.Shkelqim Kelo. Tirane, me 14 maj 2024.
Kategoria 1
Operohet korçari Jorgo Qeleshi/ Lojtari falënderon mjekët për ndërhyrjen
Sporti
Ja tre “shtyllat” e mbështetjes për fitore ndaj Egnatias të korçarëve…
Sporti
Konferenca për mediat / Trajneri Silvinjo shpjegon zgjedhjet e tij për sfidat e Nations League
Sporti
Gvozdenoviç: Tani na duhen pikët. Kam besim që do t’ia dalim ndaj Egnatias
Sporti
“Ujqër”! Nesër të gjitha rrugët na çojnë në Strofull!
Sporti
VOLEJ FEMRA+MESHKUJ/ Skënderbeu luan në dy transferta, priten 2 fitore
Sporti
Korçarët “fërkojnë” duart për ndeshjen e fundit të fazës në Ballsh
Sporti
Nations League/ Publikohet lista për dy ndeshjet ndaj Çekisë dhe Gjeorgjisë
Sporti
VOLEJ FEMRA/ Pogradeci-Teuta sot 17:00, hyrja falas për tifozët!
Sporti
STARTON sot java e 8-të me Dinamo-Laçi/ Nesër Skënderbeu-Egnatia
-
Sporti5 ditë ago
U mposht nga Tirana, Ivan Gvozdenoviç: Përgjegjësitë i marr unë, urime kundërshtarit
-
Sporti4 ditë ago
NDESHJA e mbrëmshme Tirana-Skënderbeu/ Korçarëve u mungon 1 penallti
-
Sporti3 ditë ago
Egnatia me mungesa të shtunën drejt Korçës!
-
Sporti1 ditë ago
Ky është talenti i bardhekuqve para 4 vitesh dhe sot golashënuesi më i mirë i Skënderbeut!
-
Super Liga4 ditë ago
Gvozdenoviç e “shkarkon” humbjen tek…
-
Aktualitet4 ditë ago
Shuhet i madhi Vangjel Koja! Lamtumirë mjeshtër!
-
Sporti3 ditë ago
Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë
-
Sporti2 ditë ago
Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë
-
Sporti2 ditë ago
EKSKLUZIVE/ Shikoni 10 vite më parë kur Alessandro Del Piero vishte fanelën e Skënderbeut!
-
Sporti2 ditë ago
SKËNDERBEU/ Pas Juri Merlim, alarm edhe për Randi Dumfor dhe Etien Tare!