Merkato është në qendër të vëmendjes së të gjithëve në Korçë, aty ku pritet me interes të madh të shihet se cilët do të jenë futbollistët. Nga sa është mësuar, puna është drejt finalizimit pothuajse të plotë me futbollistët, të cilët tashmë mund të thuhet se kanë rënë dakord të jenë pjesë e Skënderbeut.
Por që një futbollist të afrohet, duhet që edhe vetë stafi i korçarëve të jetë dakord mbi cilësitë e futbollistëve. Duke qenë se ka mbi një javë që po punohet në këtë drejtim dhe është mësuar se gjithçka është gati për finalizim.
Nga burime më se të sigurta pranë klubit bëhet me dije se ditën e martë do të mësohen edhe pesë emrat e parë të futbollistëve, për të cilët është arritur marrëveshja, dhe do të bëhet gati edhe prezantimi i tyre zyrtar.
Korçarët janë shumë të kujdesshëm në këtë drejtim dhe duan që gjithçka ta bëjnë zyrtare në momentin që nënshkruhet kontrata, edhe pse ajo paraprake është nënshkruar mes palëve.
Por pritet që futbollistët të vijnë edhe fizikisht pranë ekipit dhe dita e hënë është ajo kur këta futbollistë do të udhëtojnë drejt Durrësit, ku mbyllin gjithçka dhe ditën e martë do të dalin në stërvitje.
The Korça staff is very careful in this regard and wants everything to be made official when the contract is signed, even though a preliminary agreement has already been signed between the parties.
However, it is expected that the players will also arrive physically with the team, and Monday will be the day when these players travel to Durrës to finalize everything, and on Tuesday, they will join the training sessions.
“KORÇA BOOM”