Ekipet e superligës shqiptare dhe më konkretisht Skënderbeu nuk ka kohë të pushojë, pasi qysh në muajin janar ngarkesa do të jetë e lartë me ndeshjet zyrtare që do të startojnë shumë shpejt, madje e para për korçarët do të jetë qysh më 11 janar me transfertën e parë të vitit 2025-së ndaj Partizanit në kryeqytet.
Tashmë është bërë zyrtare dhe Skënderbeu do të startojë seancat stërvitore në datën 3 janar dhe sipas klubit bardhekuq seanca e parë do të zhvillohet në fushën sportive të resortit “Tropikal” në Durrës, atje ku do të grumbullohet ekipi në fillimin e vitit të ardhshëm. Futbollistët e huaj, ata shqiptarë dhe ata që pritet të kthehen nga jashtë vendit ku ndodhen pranë familjeve, janë lajmëruar që në atë datë të jënë të gjithë në stërvitjen e parë nën urdhrat e Ernest Gjokës.
Koha nuk është e mjaftueshme që Skënderbeu të zhvillojë fazë përgatitore, pasi plot një javë më vonë pas startit, do të startojnë edhe ndeshjet zyrtare. Sipas kalendarit të zbardhur qysh në startin e sezonit, në janar Skënderbeu do të luajë katër ndeshje zyrtare, ku tre i takojnë t’i luajë në shtëpi dhe vetëm një në transfertë.
Në këtë mënyrë pas 11 janarit ndaj të kuqve në kryeqytet, Skënderbeu gjithë pjesën tjetër të janarit do ta kalojë në shtëpi. Më 15 janar, pra pak ditë pas javës së 20-të, Skënderbeu do të luajë ndeshjen e Kupës së Shqipërisë ku në turin e 1/8 do të presë Vorën në stadiumin “Skënderbeu”, skuadër e kategorisë së parë.
Më pas në muajin janar janë edhe dy ndeshje të tjera për t’u luajtur në stadiumin juglindor, ku të dyja në bazë edhe të shortit Skënderbeu do të jetë skuadra pritëse. Në datën 19 janar së pari Skënderbeu do të përballet me Vllazninë dhe një javë më vonë më 25 janar do të presë po në shtëpi, këtë herë Teutën. Pra, në muajin e parë të vitit, tre ndeshje Skënderbeu do t’i luajë në shtëpinë e vet dhe vetëm një në transfertë.
Në bazë të shortit, Skënderbeu ka shansin që ta kalojë krizën, por kriza kalohet me rezultate dhe qysh në startin e 2025-ës skuadra e Gjokës do të kërkojë ndryshimin, pasi vendi i fundit në “Abissnet Superiore” që mban për momentin ekipi, ka bërë që moralisht skuadra të mos jetë atje ku duhet. Të presim dhe të shohim, pasi edhe ndeshja e parë e vitit të ardhshëm nuk është e largët dhe Skënderbeu nuk do të ketë shumë kohë për t’u përgatitur.
Ndeshjet në muajin janar 2025 për Skënderbeun
11.01.2025 Partizani-Skënderbeu Ora 17:00
15.01.2025 Skënderbeu-Vora (Kupa e Shqipërisë) Ora 17:00
19.11.2025 Skënderbeu-Vllaznia Ora 16:30
25.01.2025 Skënderbeu-Teuta Ora 16:30
The teams of the Albanian Superliga, and more specifically Skënderbeu, don’t have time to rest, as the workload will be heavy starting in January with official matches kicking off very soon. The first match for the Korça team will take place as early as January 11, 2025, with an away game against Partizani in the capital city.
It has now been officially announced that Skënderbeu will begin training sessions on January 3. According to the club, the first session will take place at the sports field of the “Tropikal” resort in Durrës, where the team will be gathered at the start of the new year. Foreign players, Albanian players, and those expected to return from abroad where they are currently spending time with their families have been notified to be present on that date for the first training session under the guidance of Ernest Gjoka.
“KORÇA BOOM”