Sporti
Skënderbeu këta ujqër meritojnë respekt jo më kot janë mes 4 më të mirëve në superligë
16-të javë të luajtura deri tani, ose e thënë ndryshe 1440 minuta dhe ky Skënderbe tashmë mund të themi me plot gojë që na ka bindur të gjithëve.Pakkush besonte përpara fillimit të kampionatit se ky grup lojtarësh do t’ia dilte. Deri tani me plot gojë mund të themi se ky po, është Skënderbeu që prisnim të gjithë.Janë një grup krejtësisht i ri, madje një formacion i tërë që në 16-të javë luan për herë të parë bashkë, madje edhe stafi teknik së bashku me këtë grup, por që tashmë na kanë bërë të besojmë më shumë se kurrë më parë.Deri tani Skënderbeu është në vendin e katërt dhe askush nuk besonte që kjo skuadër do të kishte kaq shumë cilësi, grintë dhe dëshirë për të nderuar këtë fanelë që në fakt është vërtet e madhe.Që nga porta dhe deri te lojtari i fundit rezervë, janë emra që pakkush i kishte dëgjuar më parë, por që sot Skënderbeu është i “frikshëm”, sepse ky grup është konsoliduar vërtet shumë.Nuk duhej barazimi i djeshëm ndaj Partizanit që të thoshim këto fjalë, por ka ndeshje që tëra që Skënderbeu vërtet po bind.Presidenti Ardjan Takaj dhe Drejtori Sportiv Ardi Gjançi kanë punuar me shumë kujdes për këtë grup lojtarësh, që kur mbërritën një e nga një në merkaton e verës, gjithë Shqipëria u çudit se ku i gjeti Skënderbeu këta futbollistë.Sot, ky Skënderbe është konsoliduar falë edhe stafit teknik me në krye trajnerin Ivan Gvozdenoviç, ndihmësin e tij Gentjan Liço dhe gjithë të tjerët.Jo më kot sjellim më poshtë këtë foto me mbishkrimin: Të gjithë bashkë!Sepse ky Skënderbe luan me shpirt dhe këta djem tashmë duhen respektuar maksimalisht, sepse në fund të fundit e meritojnë.Këta po janë “ujqër”! Duam apo nuk duam. Po, po, janë vërtet “ujqër”.Vazhdoni kështu djema!
Super Liga
Skënderbeu ngelet në vend, Egnatia kalon momentin krizë
Sporti
VOLEJ MESHKUJ/ Skënderbeu shpartallon Elbasanin në javën e katërt
Sporti
Ja çfarë po ndodh në stadium përpara ndeshjes Skënderbeu-Egnatia
Sporti
Skënderbeu-Egnatia në orën 19:00/ Ja formacionet e të dy ekipeve
Kategoria 1
POGRADECI mposht Kukësin/ Ja 5 çiftet e luajtura sot!
Sporti
Java e dytë e kampionatit të vajzave luhet e ndarë në dy ditë
Sporti
UEFA Development U-15 për vajza/ Përfundon me sukses turneu i organizuar nga FSHF, Shqipëria e mbyll me fitore
Sporti
Tifozët i kujtojnë ekipit se janë “Skënderbeu”
Sporti
Skënderbeu-Egnatia, ndeshja e zgjidhjes së krizës
Sporti
VOLEJ FEMRA/ Sot ora 17:00 Skënderbeu vetëm për fitore ndaj Barleti Volley
-
Sporti2 ditë ago
Ky është talenti i bardhekuqve para 4 vitesh dhe sot golashënuesi më i mirë i Skënderbeut!
-
Sporti4 ditë ago
Egnatia me mungesa të shtunën drejt Korçës!
-
Sporti4 ditë ago
Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë
-
Sporti1 ditë ago
Korçarët “fërkojnë” duart për ndeshjen e fundit të fazës në Ballsh
-
Sporti3 ditë ago
EKSKLUZIVE/ Shikoni 10 vite më parë kur Alessandro Del Piero vishte fanelën e Skënderbeut!
-
Sporti3 ditë ago
Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë
-
Sporti3 ditë ago
SKËNDERBEU/ Pas Juri Merlim, alarm edhe për Randi Dumfor dhe Etien Tare!
-
Sporti3 ditë ago
Flet Dhimitraq Xhambazi: Ja kush spikat te Skënderbeu! Kjo superligë, më e fortë
-
Sporti4 ditë ago
JAVA E 8-të e superligës në 3 ditë/ Skënderbeu-Egnatia luhet…
-
Sporti1 ditë ago
Ja tre “shtyllat” e mbështetjes për fitore ndaj Egnatias të korçarëve…