Sporti
Skënderbeu mbyllet testi miqësor ja rezultati dhe çfarë ka ndodhur shënon edhe blerja bismark
Skënderbeu A – Skënderbeu B 1-2Shënues:Brajan 33’/ Meto 60’, Bismark 69’Skënderbeu ka zbritur në testin e vet miqësor brenda grupit sot pasdite rreth orës 18:40 ku trajneri Ivan Gvozdenoviç dhe stafi i tij kanë provuar mbi 33 futbollistë, për të parë formën e tyre. Për tu veçuar është fakti se sot nuk kanë luajtur që në fillim dy blerjet e fundit Bismark dhe Vaskuez, lojtarë që kanë kryer gjatë gjithë pjesës së parë vrapime rreth fushës, kjo për shkak se akoma nuk janë ambjentuar me ekipin e tyre të ri.Në fushë kanë qenë qysh në fillim Krasniqi dhe Grezda, apo edhe lojtari Rusta që është në provë, apo edhe lojtarë të tjerë të shumtë që kanë qenë te të rinjtë. Nuk kishte ndryshime mes Skënderbeut A dhe Skënderbeut B, pasi Gvozdenoviç i kishte përzjerë futbollistët titullarë në mënyrë të barabartë dhe në njërën portë ishte Marko Alia dhe në tjetrën Amarildo Dervishaj.Pak raste në pjesën e parë, por goli i vetëm u shënua në minutën e 33-të me anë të Brajan, futbollist që ka qenë qysh në janarin e kaluar, por nuk arriti të federohej. Raste kanë pasur edhe Dean Liço dhe Andrea Gerco, por 35 minutat e pjesës së parë u mbyllën 0-1.Në pjesën e dytë që zgjati edhe kjo 35 minuta, janë aktivizuar të gjithë futbollistët e tjerë, ndërkohë që në fushë përveç portierëve Alia dhe Dervishaj, ka mbetur edhe Ramos, Ajine, Janaqi, Pecani, Janaqi, Zenullari, Rusta, Krasniqi dhe Brajan autori i golit.Kanë luajtur vetëm 35 minutat e para, emrat e tillë, si, Liço, Rashica, Gerco, Nikaj, Vangjeli, Prençi, Merlim, Grezda.Në mesin e pjesës së dytë janë aktivizuar edhe Bismark dhe Vasques. Po në këtë pjesë shifrat u barazuan në 1-1, me një gol nga një prej futbollistët e ardhur së fundi nga Greqia Meto, që ka shënuar në minutën e 60-të.4 minuta nga fundi Bismark fiton një 11-metërsh pasi është penguar brenda zonës dhe 11-metërsh. Gjuan po Bismark dhe gol, duke shënuar golin e parë me fanelën e Skënderbeut.Ka pasur rritëm në pjesën e dytë në qarkullim topi, por pa shumë raste, ndërkohë që stafi teknik e ka ndjekur me vëmendje këtë test dhe në ditët në vazhdim do të zbardhen edhe emrat që do të qëndrojnë përfundimisht te Skënderbeu.Ky ishte vetëm testi i parë, ndërkohë që ju kujtojmë se në datën 16 korrik Skënderbeu do të luajë miqësoren e parë zyrtare, atë ndaj Kalithea skuadrës greke të superligës, takim që do të luhet në Ptolemaidë.
Sporti
SUPERLIGA/ Mbyllet java e 8-të. Shikoni renditjen dhe ku ndodhet Skënderbeu!
Sporti
Gvozdenoviç e pranon se është një moment krize
Sporti
U-19/ Super Skënderbeu për të rinj. Merr kryesimin në superligë
Histori
E veçantë/ Skuadra e Skënderbeut është ekipi rekordmen në …
Sporti
Liga e Kombeve/ Ndeshjet kundër Çekisë e Gjeorgjisë, ky është programi mediatiko-stërvitor i Kombëtares
Sporti
Kualifikueset e Europianit “Shqipëri 2025” për U-17/ Ka korçarë në listë!
Kategoria 2
DEVOLLI 3 pikë të arta në Delvinë/ Pas 2 barazimeve vjen fitorja në Delvinë
Kategoria 2
SUPER Maliqi/ Fiton edhe në transfertën e Memaliajt. 2 ndeshje 2 fitore
Sporti
Tifozët korçarë kapen edhe me gjykimin. A kanë të drejtë?!
Sporti
SKËNDERBEU/ Sa vështirë të analizosh humbje të tilla…
-
Sporti3 ditë ago
Ky është talenti i bardhekuqve para 4 vitesh dhe sot golashënuesi më i mirë i Skënderbeut!
-
Sporti5 ditë ago
Skënderbeu/ Sot analiza e humbjes, ja ç’pritet të ndodhë
-
Sporti3 ditë ago
Korçarët “fërkojnë” duart për ndeshjen e fundit të fazës në Ballsh
-
Sporti5 ditë ago
EKSKLUZIVE/ Shikoni 10 vite më parë kur Alessandro Del Piero vishte fanelën e Skënderbeut!
-
Sporti4 ditë ago
Skënderbeu të shtunën me ndryshime në formacion/ Mësoni cilat janë
-
Sporti4 ditë ago
SKËNDERBEU/ Pas Juri Merlim, alarm edhe për Randi Dumfor dhe Etien Tare!
-
Sporti4 ditë ago
Flet Dhimitraq Xhambazi: Ja kush spikat te Skënderbeu! Kjo superligë, më e fortë
-
Super Liga1 ditë ago
Skënderbeu ngelet në vend, Egnatia kalon momentin krizë
-
Sporti2 ditë ago
Ja tre “shtyllat” e mbështetjes për fitore ndaj Egnatias të korçarëve…
-
Sporti11 orë ago
Tifozët korçarë kapen edhe me gjykimin. A kanë të drejtë?!