SKËNDERBEU me rritje në treg, vlen 4.3 milion euro

Date:

Skënderbeu tashmë ka mbyllur vitin 2024 dhe më konkretisht ka mbyllur edhe 19 javët e para të sezonit 2024-2025. Një Skënderbe tjetër këtë sezon me ndryshime të shumta dhe me lojtarë që sigurisht kanë vlerë të lartë dhe kanë pasur rritje të madhe, gjë që e tregon qartë edhe vlera totale e gjithë skuadrës në këto momente.

Pak ditë më parë ka qenë portali ynë që ka sjellë edhe lojtarin më të shtrenjtë të Skënderbeut, Ermir Rashica që ka pasur një rritje vërtet të madhe nga dita e parë që erdhi te bardhekuqtë. Plot 500 mijë euro vlen Ermiri, sulmuesi i Skënderbeut, lojtar që është vetëm 20 vjeç, ndërkohë që është talenti i futbollit shqiptar, teksa ka shumë kërkesa edhe nga klube të mëdha europiane.

Rashica qëndron në krye të listës së lojtarëve të Skënderbeut, ndërkohë që pas tij vijnë të tjerët me radhë. Sot po sjellim të gjithë skuadrën me emrat e futbollistëve, teksa i dyti është Mario Rabiu me 300 mijë euro, ndërkohë që me 250 mijë euro janë disa lojtarë, si Alia, Janaqi, Merlim.

Dhe kështu me radhë të gjithë futbollistët së bashku e bëjnë Skënderbeun që sot të kushtojë 4.3 milion euro, një vlerë shumë më e lartë se një vit më parë. Pak më shumë se 2 milion euro kushtonte Skënderbeu sezonin e kaluar dhe vlera e gjithësecilit thuajse është rritur, me përjashtim të ndonjë futbollisti. Kjo tregon qartë se skuadra bardhekuqe ka talente të shumtë, talente që vërtet kërkohen shumë nga klube të ndryshme dhe që Skënderbeu është kthyer një klub që rrit talente, por ka treguar që di edhe t’i shesë.

Të presim tashmë 2025-ën për të parë se çfarë vlera në treg do të kenë lojtarët e Skënderbeut!

Lista e lojtarëve të Skënderbeut me vlerat sipas transfermarkt:

Ermir Rashica          500 mijë euro

Mario Rabiu             300 mijë euro

Marko Alia               250 mijë euro

Dejvid Janaqi           250 mijë euro

Juri Merlim               250 mijë euro

Albi Doka                  200 mijë euro

Ardit Nikaj                200 mijë euro

Luko Vaskez             200 mijë euro

Randi Dumfor         200 mijë euro

Elvis Prençi               150 mijë euro

Liridon Balaj             150 mijë euro

Kosta Vangjeli         150 mijë euro

Marko Ramos          150 mijë euro

Bismark Çarls           150 mijë euro

Ergi Zenullari           150 mijë euro

Franklin Kamleu     125 mijë euro

Erolind Krasniqi      100 mijë euro

Klevis Shaqe             100 mijë euro

Kristian Rroku         100 mijë euro

Rei Pecani                100 mijë euro

Henrik Nerguti        100 mijë euro

Foti Çuçka                100 mijë euro

Etienne Tare              25 mijë euro

Skerdi Xhixho            25 mijë euro

Tayo Abiodun            25 mijë euro

Gift Akpama              25 mijë euro

Oniks Grezda             25 mijë euro

Skënderbeu has already concluded the year 2024 and specifically completed the first 19 weeks of the 2024-2025 season. This season has seen a transformed Skënderbeu, with numerous changes and players of high value who have shown significant growth, clearly reflected in the current total value of the squad.

Just a few days ago, our portal highlighted Skënderbeu’s most valuable player, Ermir Rashica, whose market value has significantly increased since his first day with the team. The 20-year-old forward is now worth a remarkable €500,000. Rashica is considered one of the top talents in Albanian football and has attracted interest from major European clubs.

“KORÇA BOOM”

Share post:

Subscribe

spot_imgspot_img

Popular

More like this
Related

Puna, dashuria dhe paratë/ Horoskopi i vitit 2025, çfarë kanë parashikuar yjet për secilën shenjë

Horoskopi i dashurisë për vitin 2025 premton një vit ndryshimesh dhe...

SKËNDERBEU/ 11-25 janar, 4 ndeshje zyrtare në 14 ditë

Ekipet e superligës shqiptare dhe më konkretisht Skënderbeu nuk...

SKËNDERBEU/ Nga sot 1 janar 2025 me 7 lojtarë në huaj në fushë!

Një ndryshim epokal në futbollin shqiptar. Sipas vendimit të...